Nicholas Barber
Johny Depp rrallë i ngjan një qenieje njerëzore këto kohë. Nëse ai është duke luajtur piratin, një tregtar arti, ose një indian amerikan, ai është rikthyer befas me një kapelë vjollcë, një rrip brezi me xhingla dhe pantallona me rripa, me tiparet e tij të varrosura nën shtresat e makiazhit dhe qimet e fytyrës, theksi i tij i huajtur nga shfaqja komike e 1940-ës. “Black Mass” mund të mendonit, do të ishte një ndryshim dhe një sfidë për të, duke qenë se e lejon të luajë një person real, që ende jeton. Por historia e James ‘Bardhosh’ Bulger-it është kaq e mahnitshme, saqë është e vështirë për t’u besuar se ai ekziston realisht.
Sipas melodramës mbi krimin e vërtetë nga Scott Cooper, Bulgeri ishte një mashtrues në Bostonin jugor në 1970-ën. Vëllai i tij Billy (Benedict Cumberbatch) ishte një senator shteti, megjithë lidhjet e tij të dyshimta familjare. Edhe më shumë e habitshme, një nga miqtë e fëmijërisë së Bulgerit, John Connolly (Joel Edgerton) u bë një agjent FBI-je, i cili i afroi atij një ujdi. Në shkëmbim për sigurimin e informacionit rreth mafiozëve italianë të zonës, Connolly do ta injoronte veprimtarinë e paligjshme fitimprurëse dhe brutale të Bulgerit. I shfaqur premierë nga Spotlight, Black Mass është filmi i dytë në Festivalin e Filmit në Venecia që e paraqet Bostonin si një qytet të fëlliqur, me një nepotizëm toksik – dhe e dyta, që paraqet gazetën Globe të Bostonit si të vetmin institucion që ka dëshirë ta pastrojë atë.
Filmi i Cooper-it fillon mirë, duke anashkaluar jetën e hershme të Bulgerit, duke e paraqitur atë si një mesoburr, hero i zonës. Ai ka shërbyer nëntë vite në Alcatraz, por zonjat e moshuara marrosen pas tij, pijanecët e respektojnë, dhe ai është i dashuruar nga gruaja e tij (Dakota Johnson) dhe djali, edhe pse aftësitë e tij prindërore mund të përmirësoheshin. S’ka problem të grushtosh shokët e klasës, i thotë djalit, sa kohë që asnjë nuk të shikon.
Në vazhdim, Black Mass nuk është keq, por, duke pasur parasysh historinë e vërtetë, është zhgënjyese që nuk është madhështor. Ky është një film gangsterësh, me aktrim plot me shije dhe një ndjesi të fortë të vendit, por ai kurrë nuk starton me shpejtësinë e filmit. Më së shumti i ngjan “American Hustle”.
Cooper nuk duket i sigurt se cilin skenar dëshiron të ndjekë. Në hapje të Black Mass – një titull jo i duhur – ai i kushton një sekuencë të gjatë njërit prej “ushtarëve” më të fortë të Bulger-it (Jesse Plemons), por pas kësaj ne zor se e shohim atë. Linja e vogël e filmit është që vëllai i Bulgerit është një politikan i shquar, ndërkohë, është aq tangent, sa ajo mund të ishte hequr krejt – siç ishte roli i Sienna Millerit si e dashura e Bulgerit. Me sa duket Cooperi dhe skenaristët e tij, Jez Butterworth dhe Mark Mallouk, duhej të ishin të kujdesshëm për të mos shpifur ndaj Billy Bulgerit, i cili kishte një karrierë të shquar në shërbimin publik, por nëse të dy vëllezërit e kanë ndihmuar ndonjëherë njëri-tjetrin në punën e tyre, nuk ka asnjë aluzion për këtë këtu.
Marrëdhënia në mes Bulgerit dhe Connollyt është çuditërisht e pazhvilluar, gjithashtu. Nga fillimi, Connolly adhuron idhullin e tij që nga fëmijëria, por nuk merr asgjë, pëveç përbuzjes si këmbim, por kjo nuk shpjegon se pse një agjent i FBI nuk do të ketë dyshime çfarëdo, në lidhje me mbulimin e vrasjeve.
Sa për Bulgerin, mbrojtja e FBI-së me sa duket i lejon atij të lulëzojë nga huligan me kohë të pjesshme në kryemafioz, por ka prova të pakta për këtë progresion. Megjithatë ai bëhet i suksesshëm. Depp sigurisht përcjell kërcënimin trishtues të Bulger-it. Ai është aq zvarranik saqë ju prisni që gjuha e tij të lëvizë lehtë jashtë dhe të kapë ndonjë mizë.
Pastaj vijnë flokët e Depp-it dhe makiazhi. I paaftë për t’i rezistuar joshjes së kutisë së zhveshjes, ai ka një parukë tullaci, dhëmbët e tij kafe, lentet me kontakt, dhe lëkurë më kufomë sesa e ka patur kur luajti një vampir tek Dark Shadows. Ishte Bulgeri i vërtetë ndonjëherë aq i çuditshëm sa Depp është në Black Mass? Ndoshta ishte…