Komplote

Një kartel bankar kontrollon botën?

Një ish juriste e Bankës Botërore në Washington denoncon: Eshtë i njëjti grup që lëviz fijet. Kontrollojnë tregjet e parasë dhe mediat. Në komandë është një organizatë me qendër në Bazel të Zvicrës

Ideja e një grupi hije bankierësh të gjithëpushtetshëm që manipulojnë botën politike dhe ngjarjet financiare, ka ekzistuar gjithmonë në fushën e teorive të komplotit. Eshtë dëgjuar shpesh të flitet për Illuminatin apo Rendin e Ri Botëror.

Ndërkohë që Karen Hudes nuk i përdor ato fraza, ajo gjithësesi pretendon në mënyrë sensacionale, se një kartel i fshehtë financiarësh në të vërtetë tërheq fijet botërore. Hudes ka punuar në departamentin ligjor të Bankës Botërore nga 1986 deri në 2007. Në atë kohë, “bilbilfryrësja” këmbëngul se u bë dëshmitare e korrupsionit në një nivel që shkon shumë përtej imagjinatës së shumë njerëzve. Librat e llogarive manipuloheshin. Urdhëroheshin fshehje dokumentash. Elita bankare e konsideronte veten “mbi ligjin” – dhe ishin pjesa e asaj që Hudes e quan një komplot i madh.

“Eshtë një grup të korruptuarish që përpiqen t’i mbajnë njerëzit të paditur”, thotë Hudes. “Janë tre matematicienë në Institutin Federal të Teknologjisë që morën të dhëna se kush zotëron 43 mijë kompani në tregjet kapitale, dhe ata zbuluan se është një grup që merr të njëjtët drejtorë dhe i vendos në borde. Bankat që janë Shumë të Mëdha për të Dështuar, në të vërtetë janë një kartel i madh bankar, dhe ky grup blen politikanë”.

E zemëruar se vihej me shpatulla pas murit sa herë që demaskonte korrupsionin tek shefat e saj, Hudes u largua nga Banka Botërore në 2007, duke e vazhduar luftën në Departamentin e Thesarit, Kongresin e SHBA e madje edhe në parlamentin anglez. Të gjithë e injoruan, duke e detyruar që të flasë publikisht. Por ajo paralajmëron se po ata që kontrollojnë tregjet e parasë, kontrollojnë edhe mediat. “Ata lejohen që ta bëjnë këtë”, thotë ajo.

Në epiqendër të konspiracionit, thotë Hudes, është një organizatë që quhet Banka e Zgjidhjeve Ndërkombëtare me qendër në Bazel, Zvicër, e cila shërben edhe si banka qendrore e bankave qendrore. “Ata dikur pastronin para për nazistët, por këto kohë qëllimi kryesor i saj është të drejtojë një sistem financiar global me planifikim qendror”.

Bindëse? Ndoshta. Por deri tani Karen Hudes nuk ka ofruar prova të forta. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button