Psikologji

Një këshillë për çdo shenjë horoskopi…

Dashi: Mos prit një krizë për të zbuluar çfarë është vërtet e rëndësishme në jetën tënde. Mendo mirë për jetën tënde.

Demi: Beso tek vetja jote, mundohu të mos e humbësh guximin, mbaji përgjegjësitë e tua dhe ki optimizëm për botën, në të cilën jeton.

Binjakët: Ka vetëm dy ditë që nuk i ndryshojmë dot: të djeshmën dhe të nesërmen, ndaj sot është dita e duhur për të dashuruar, për të besuar dhe mbi të gjitha, për të jetuar.

Gaforrja: Në thellësi të shpirtit tënd, ekzistojnë thesare të fshehura që vetëm dashuria e ërtetë mund të të bëjë t’i zbulosh.

Luani: Kohët e bukura kalojnë shumë shpejt, ndaj bëj gjithçka që mundesh për t’i bërë ato momente të paharrueshme. Mos harro edhe të mbash një buzëqeshje në fytyrë.

Virgjëresha: Nuk mund të mbash shpresa për një të ardhme më të mirë, kur vazhdon akoma me zakonet e së shkuarës. Ndrysho, reflekto dhe ji i lumtur.

Peshorja: Koha nuk ndalet për askënd, ndaj sigurohu t’i ofrosh më të mirën atyre që janë prezentë në jetën tënde, si dhe atyre që përpiqen për më të mirën tënde.

Akrepi: Duhet të kuptosh se ndonjëherë lumturia qëndron e fshehur edhe në fund të asaj dite ku gjithçka shkon komplet keq. Mos ndalo së besuari tek ëndrrat e tua. Ato mund të bëhen realitet.

Shigjetari: Nise ditën duke bërë atë që është e rëndësishme për t’u bërë, pastaj atë që të pëlqen të bësh. Beso tek vetja jote.

Bricjapi: Kujto përherë se në momentet tona më të këqija kemi mundësi të tregojmë forcën e parimeve dhe superioritetin e bindjeve tona. Ki besim tek vetja, Bricjap.

Ujori: Beso tek vetja jote, beso tek aftësitë e tua, mos harro se je personi i vetëm në gjendje të ndryshojë fatin tënd. Mos e dorëzo atë në duart e askujt.

Peshqit: Nëse je duke kaluar nëpër ndonjë periudhë të trishtë, dije se e ke edhe vetë fajin. Lumturia ndodhet në duart e tua. Askush nuk është përgjegjës për jetën tënde, përveç teje.

 

Leave a Reply

Back to top button