Psikologji

Një këshillë për çdo shenjë të horoskopit, për një marrëdhënie të shëndetshme…

Një gjë është e sigurtë, askush shenjë horoskopi nuk është perfekte dhe se të gjitha kanë nevojë për një këshillë të vogël, përsa u përket marrëdhënieve.

Dashi: Kompromisi është çelësi për çdo problem. Nuk keni për të pasur një marrëdhënie afatgjatë, nëse nuk përpiqeni të bini dakord me njëri-tjetrin.

Luani: Nuk mund të jesh gjithmonë ti që do t’i vendosë rregullat në një marrëdhënie. Ndonjëherë do të ndodhë që t’u bindesh rregullave të të tjerëve.

Shigjetari: Herët apo vonë duhet të përkushtohesh në marrëdhënie, ose ke për ta humbur personin që në krahë.

Demi: Mos ki frikë t’i tregosh edhe dobësitë e tua personit që do. Kjo gjë do ta bëjë më të fortë lidhjen tuaj.

Virgjëresha: Asnjë mashkull nuk është perfekt, ndaj përpiqu ta duash personin që ke në krahë edhe për veset e tij/saj.

Bricjapi: Dedikoji më shumë kohë personit që do. Të qëndruarit larg tij/saj vetëm sa do ta ftojë marrëdhënien tuaj.

Binjakët: Asgjë nuk mund ta justifikojë mungesën e besnikërisë. Marrëdhënia kërkon besnikëri, ndaj përpiqu të jesh ti personi më besnik në marrëdhënie.

Peshorja: Shiko përtej paraqitjes së jashtme. Aparenca nuk është më shumë se thjesht një aksesor. Një person përkufizohet nga bukuria e brendshme.

Ujori: Uli pak standardet, sepse po e ekzagjeron. E dimë se je person që kërkon njerëz perfektë pranë, por askush nuk është perfekt.

Gaforrja: Mos u ndje keq për të tjerët që të kanë bërë keq. Çdokush merr atë çfarë meriton në jetë. Ti përpiqu të sillesh siç duhet me personin që do dhe të do.

Akrepi: Mëso t’i kaloni betejat si një i vetëm. Në një çift nuk jeni dy persona, por një person me të njëjtën zemër e mendje, vetëm se këto janë të ndara në dy trupa. Ndaj, silluni si të tillë.

Peshqtit: Marrëdhëniet reale nuk janë si nëpër filma. Mos pretendo një marrëdhënie si nëpër filma, pasi nuk ke për ta pasur një të tillë, sepse marrëdhëniet në realitet nuk janë aq perfekte sa në filma. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button