Horizonti.al

Një kub akulli në Polin e Jugut, po punon për të zgjidhur një nga pyetjet më të vështira të fizikës

Fizikantët kanë ndërtuar në Polin e Jugut një mjet mahnitës, që na jep një çelës për të zgjidhur një nga misteret më të mëdha në fizikë. Shkencëtarët zbuluan në vitin 1912 se grimcat sub-atomike – blloqet ndërtuese të materies, si protonet, elektronet, muonet , neutrinot dhe kuarket, godasin Tokën çdo ditë.

Më vonë, ata mësuan se disa prej këtyre grimcave kanë kaq shumë energji, saqë shkencëtarët pyetën se cilat objekte në hapësirë, ​​janë mjaftueshëm të fuqishme për t’i krijuar ato. Problemi, është se ato nuk udhëtojnë gjithnjë në vijë të drejtë. Dhe kjo do të thotë që shkencëtarët nuk mund t’i kthejnë ato në burimet e tyre.

Këtu hyn në punë Observatori i Polit të Jugut. Observatori “Ice Cube Neutrino”, i ndërtuar direkt në akull nën sipërfaqen e Polit të Jugut, është një bllok i akullt i rrethuar nga sensorë, një kilometër kub (rreth 1.3 miliardë metra kub).

Këta sensorë, synojnë të zbulojnë grimcat sub-atomike të fshehura, të quajtura neutrino – të cilat udhëtojnë në një vijë të drejtë, por që mezi bashkëveprojnë me materie të tjera – ndërsa përplasen në Tokë. Shkencëtarët kapën një nga neutrinot në kubin e akullit, dhe ishin në gjendje ta gjurmonin atë në një lloj të veçantë galaktikash të quajtura blazar. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button