Analiza

Një leksion nga Jemeni

Nga David Ignatius

Screen Shot 2015-02-04 at 20.27.53

Çfarë shkoi keq për qeverinë e mbështetur nga SHBA-ja në Jemen, dhe cilat janë pasojat mbi operacionet kundër terrorizmit atje, ku Al-Kaeda ka degën e saj më të rrezikshme? Të dyja pyetjet kanë përgjigje shqetësuese. Vetëm në shtator të vitit të kaluar, presidenti Obama e shpalli Jemenin si një vend ku SHBA-ja “në mënyrë të sukseshme” kishte arritur “të largonte terroristët që kërcënonin sigurinë  e Amerikës, ndërsa mbështesim partnerët tanë në vijën e parë të frontit”.
Disa zyrtarë të administratës u druajtën se mos mburrjet e Obamës do ta përndiqnin atë, dhe pa dyshim, pak më shumë se një javë më vonë, rebelët shiitë nga lëvizja “Houthi” pushtuan kryeqytetin jemenas, Saana. Javën e shkuar, pas 4 muajsh presioni të pamëshirshëm nga “Houthis” dhe kolapsit të ushtrisë së tij, presidenti vendas Abed Rabbo Mansour Hadi dha dorëheqjen. Jemeni u bë një tjetër copë e thyer, e një Lindje të Mesme tanimë të ciflosur. Dy grupimet më të fuqishme, “Houthis” i mbështetur nga Irani, dhe Al-Kaeda në Gadishullin Arabik, janë shumë anti-amerikane.
Ajo çfarë ndodhi në Jemen, nuk është shumë e ndryshme nga historitë e kombeve të tjera arabe, që u tronditën nga revolucionet e “Pranverës arabe”. Ushtritë, që dukeshin të forta nën sundimtarët autoritarë, u shkërmoqën sakaq përballë kryengritësve. Ndërhyrja ushtarake amerikane, nuk e parandaloi sot shpërbërjen dhe as tërheqja amerikane nuk përmirësoi gjë. Përfundimi është aq i qartë sa nganjëherë ne i kalojmë përsipër:Kjo histori po shkruhet nga arabët dhe jo nga të huajt. Ndihma e huaj mund të ndihmojë shumë qeveritë me një mbështetje të madhe popullore, por s’mund të bëjë asgjë për qeveritë e brishta, dhe as ato që janë simbol i polarizimit të shoqërisë. Jemeni duket si vendi, ku SHBA-ja kishte mësuar tashmë nga leksionet katastrofike, gjatë pushtimit të Irakut në vitin 2003. Shtetet e Bashkuara, kërkuan të zëvendësojnë një diktator të korruptuar, Ali Abdullah Saleh, por marrëveshja për të instaluar Hadin në shkurt të vitit 2012, u arrit nga fuqitë rajonale të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit. SHBA ofroi ndihmë ushtarake, por me kontributet modeste të forcave speciale, në vend të një pushtimi në stil të gjerë, sikurse veproi në Irak. Uashingtoni kërkoi kompromis, përmes një “dialogu kombëtar” dhe një proces kushtetues të sponsorizuar nga OKB.
Të gjitha ide të mira, por rezultati ishte e njëjta përpashtatshmëri, si në shtetet e tjera të dobëta. Shpresat për dialog, u zbehën përballë realitetit të një qeverisjeje së dobët, favorizimit të miqve si dhe grindjet e vjetra dhjetëravjeçare me bazë sektare dhe fisnore. Shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Denis McDonough, e tradhtoi zhgënjimi i thellë e administratës kur ai pranoi të dielën e kaluar:”Nuk mund të jemi një forcë pushtuese, në një vend si Jemeni apo Siria, me shpresën se do të jemi përgjegjës për shkaktimin në fund të një ‘kaosi’.  Po çfarë ndodhi me përpjekjet amerikane kundër terrorizmit, tani që partneri ynë jemenas u mund?Përgjigja është se SHBA-ja, duhet të mbështetet në “veprimin e drejtpërdrejtë”, që do të thotë sulme me avionë të telekomanduar, edhe pse kjo metodë nuk ka pëlqimin e qeverisë vendase.
Forcat speciale amerikane, ndodhen ende të ngulitura jashtë kryeqytetit jemenas, së bashku me disa njësi elite vendase. Por me reduktimin e informacionit nga shërbimet inteligjente,  për të orientuar sulmet e dronëve, shenjestra pashmangshmërisht do të jenë më pak të sakta dhe për pasojë rreziku për vrasjen e civilëve të pafajshëm do jetë më i lartë. Dhe ky është vërtetë një rreth vicioz në formim e sipër.
Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, strategjia e administratës është thuajse e njëjta. Zyrtarët amerikanë besojnë saktësisht, se përparimi i vërtetë nuk do të jetë i mundur në Jemen, pa një qeveri të re që pajton pakicën “Houthi” me popullsinë mbizotëruese sunite. Pra, ata kërkojnë dialog, përfshirje, një kushtetutë të re, të njëjtën përzierje reformash që kërkoheshin dikur, por SHBA ka favorizuar së largmi që prej vitit 2011. Në terma afatshkurtër, politika drejtohet nga një silogjizëm imoral i Lindjes së Mesme:Si SHBA ashtu edhe “Houthis” e urrejnë Al –Kaedën, kështu që ndoshta mund të punojnë së bashku. Cili do të ishte mësimi i këtij rasti studimor i shpresave të frustruara të SHBA për stabilitet? Unë mund të ofroj një përgjigje të hulumtuar mirë nga analistët në “Rand Corp”. Konkluzioni i tyre është se strategjia amerikane e ndihmës për sigurinë, nuk duket se funksionon në shtetet arabe të brishta që kanë më shumë nevojë për të.
Këto konstatime shqetësuese shfaqen në një raport të fundit për ushtrisë, të titulluar “Vlerësimi i bashkëpunimit të sigurisë, si një mjet parandalues”. Duke analizuar të dhënat nga 107 vende të botës mes viteve 1991-2008, Rand arriti në përfundimi se ndihma për sigurinë, alla Jemen, “nuk ka lidhje me zvogëlimin e brishtësisë në shtetet që tashmë janë duke përjetuar brishtësinë në nivele jashtëzakonisht të larta”. Një ndihmë e tillë “nuk është e mjaftueshme për të zhdukur paqëndrueshmërinë”, pasi sipas ‘Rand’ shtetet e dobëta nuk mund të absorbojnë ndihmën. Problemi ishte më i theksuar sidomos në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.Ekspertët e institutit thonë se rezultatet më të mira, kanë erdhur nga “ndihma jo-materiale në fusha të tilla si në arsim, zbatimin e
ligjit dhe luftën kundër narkotikëve”. ‘Rand’ shpjegoi se ky zbulim “mbështet idenë e përgjithshme, se investimi në kapitalin njerëzor ka një shpërblesë më të madhe”. Pra ky është mësimi i dhimbshëm nga ngjarja me e fundit në Lindjen e Mesme. Armatosja
e shteteve të dobëta si Jemeni, nuk i bën ata më të fortë. Kjo është një luftë e gjatë, ku armët më të mira mund të jenë librat dhe gjyqtarët./“Washington Post”/
a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button