Horizonti.al

Një lëkurë e dytë kundër diellit

Ndoshta në të ardhmen nuk do të jetë e nevojshme të marrim me vete kremrat kundra diellit. Një ekip kërkuesish nga Universiteti i Binghamton-it në Nju Jork ka dizenjuar një qese ADN-je plotësisht transparente që ngjitet në lëkurë dhe përmirëson mbrojtjen kundër rrezeve ultraviolet, si dhe e mban lëkurën të hidratuar. “Funksionon si një bllokues që reflekton dritën  dhe si mbrojtës kundër diellit,” –  sqaron Guy K German, professor i departamentit të inxhinnierisë biomjeksore dhe udhëheqës kryesor i këtij kërkimi të publikuar në “Scientific Reports”.  Shkencëtarët zbuluan se sa më shumë ta ekspozonin  në dritë ultraviolet shtresën e acidit dezoksiribonukleik, aq më e madhe ishte aftësia e tij për të përthithur.  Tani shkencëtarët po studiojnë cilësitë adezive të këtij materiali dhe që të mund të përdoret në ujë. “Këto qese ngjiten në xham dhe në inde lekure me shumë lehtësi”, – shprehet German. – “Mund të shërbejnë edhe si mjekim për të mbuluar plagë sipërfaqësore”. / horizonti.al

https://horizonti.al/2018/04/09/nje-lekure-e-dyte-kunder-diellit/

 

 

Leave a Reply

Back to top button