HistoriHorizonti.al

Një letër mashtruese e “bëri” Jezu Krishtin të bardhë

Seria: Gënjeshtrat që ndryshuan botën

Përveç Lindjes së Mesme, gati çdo pikturë dhe përshkrim i përgjithshëm i Jezusit, tregon një burrë me lëkurë të bardhë. Arsyeja është një letër e shkruar disa shekuj, pasi Jezusi kishte vdekur. Përshkrimet moderne të Jezusit, janë modeluar sipas një letre të shkruar nga Publius Lentulus, guvernatori i Jeruzalemit, i cili shërbeu përpara Ponc Pilatit.

Ai ishte botuar në librin “Hyrje në veprat e Shën Anselmit” gjatë shekullit XV-të. Letra e përshkruan Jezusin si “një njeri shtatlartë. . .me flokë ngjyrë lajthie, me një gjatësi të flokëve pothuajse poshtë veshëve. . . me një fytyrë pa rrudha apo ndonjë shenjë, dhe me një ngjyrë të moderuar, qe e bën të duket bukur”.

Ky version i Jezusit, shërbeu si model për pikturat e artistëve të Rilindjes, që nga ana e tyre u bënë modeli për të gjithë artistët perëndimorë. Megjithatë, letra ka kaq shumë gabime, saqë është e habitshme pse shumëkush i ka besuar.

Së pari, ajo nuk shfaqet në asnjë nga shkrimet e Shën Anselmit. Së dyti, nuk ka ekzistuar një post i tillë zyrtar si guvernatori i Jerusalemit. Së treti, Publius Lentulus nuk ekzistonte. Së katërti, në letër përdoret një gjuhë që ende nuk ishte shpikur në kohën kur pretendohet se ajo është shkruar. Përkundër gabimeve të shfaqura, ky portretizim i Jezusit, është bërë modeli standard që njohim ne të gjithë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button