Histori

Një marrëdhënie dashurie politike

Thatcher & Reagan: Shumë pak udhëheqës kanë mishëruar marrëdhënien speciale mes SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar, sa dyshja e Luftës së Ftohtë. Ja se si harmonia e tyre politike, ndihmoi për t’i dhënë fund dekadave të tëra tension ndërkombëtar

screen-shot-2016-10-14-at-13-57-05

Clive Bloom

Faza e fundit e Luftës së Ftohtë filloi me pushtimin e Afganistanit nga sovjetikët në vitin 1979, dhe përfundoi me shpërbërjen e Paktit të Varshavës në vitin 1991. Vitet 1980 shënuan fundin e “detente”-s dhe tashmë, një shkrirje kishte filluar. Si e tillë, ajo ishte gjithashtu një prej epokave më të rrezikshme në marrëdhëniet Lindje-Perëndim, kur paqëndrueshmëria e Rusisë dhe papajtueshmëria e Amerikës pothuajse e çuan botën në luftë. Në zemër të kësaj faze përfundimtare ishte Ronald Reagani dhe Margaret Thatcheri.

Thatcheri e takoi Reaganin në vitin 1975, kur ai ishte Guvernator i Kalifornisë. Ai i kishte bërë thirrje asaj në Parlamentin anglez, për shkak se Jim Callaghan, kryeministri, ishte “i padisponueshëm”. Padyshim që e kishin këshilluar se mysafiri i tij i mundshëm vinte nga e djathta e Partisë Republikane. Për më tepër, Callaghan nuk kishte interes që të mërziste presidentin Jimmy Carter, me të cilin Partia Laburiste kishte marrëdhënie të mira.

Thatcheri ishte bërë vetëm së fundmi udhëheqëse e Partisë Konservatore, dhe ajo takonte këdo që ndihmonte për të rritur shanset e saj të ardhshme. Ajo i kish lënë mbresa tashmë establishmentit amerikan, dhe fjalimi i saj i transmetuar në CBS, gjatë Klubit Kombëtar të Shtypit në Nju Jork bëri që të konsiderohej “një goxha damë”, si dhe shakanë që, nëse do të kandidonte, ajo do të bëhej presidentja e ardhshme republikane. Fjalimi i saj i mëpasshëm gjatë një mitingu të partisë në Kensington e bëri të fitojë nofkën “Zonja e Hekurt” nga gazeta sovjetike “Ylli i Kuq”, gjë që u shkonte për shtat republikanëve…

[real3dflipbook id=”1327″]


screen-shot-2016-10-14-at-14-00-48 screen-shot-2016-10-14-at-14-00-54 screen-shot-2016-10-14-at-14-01-01

screen-shot-2016-10-14-at-11-48-06

Leave a Reply

Back to top button