Analiza

Një marrëveshje bërthamore nuk do të ndihmojë reformatorët në Iran

Screen Shot 2015-03-27 at 2.24.28 PM

Përkundër asaj që mendojnë shumë iranianë liberalë, kjo marrëveshje mund të nxisë regjimin e Teheranit për të rivendosur në pushtet përfaqësuesit e vijës së ashpër

Nga Bobby Ghosh

“Defence One”

Pse liberalët iraniano-amerikanë që zakonisht janë aq kritikë ndaj regjimit në Teheran, tashmë me shumë pasion argumentojnë se fuqitë botërore duhet, në fakt të lejojnë, që i njëjti regjim të bëjë si të dojë, për aq kohë sa premton se nuk do të ndërtojë një arsenal bërthamor ?

Trita Parsi, themelues i Këshillit Kombëtar Iranian-Amerikan, nuk njihet si një avokat i banditëve teologjikë, e megjithatë këto kohë, ai është një nga përkrahësit më të zjarrtë të një marrëveshje bërthamore. Kur kursehet të sulmojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, Parsi është duke bërë një analogji me rastin e Iranit, duke theksuar se sikurse Kuba, duhet të lirohet nga sanksionet ekonomike (dy raste këto krejtësisht të ndryshme).

Po kështu, autori dhe komentatori Human Majd nuk ka pafta mbi sytë e tij, kur është fjala për regjimin iranian:autobiografia e tij e shkëlqyer “Ministria e Udhëzimit ju fton të mos qëndroni”, që duhet të lexohet nga të gjitha ata që janë të interesuar mbi Iranin, përbën një raportim tgë thellë dhe me përvojë të jetës në Republikën Islamike. E megjithatë, Majd argumenton se Perëndimi duhet t’i japë regjimit iranian një marrëveshje, që e lejon këtë të fundit të ruajë dinjitetin e vet.

Përse? Për shkak se ata e kanë bindur veten, se një marrëveshje me regjimin, automatikisht do të jetë e mirë për popullin iranian. Me sanksionet ekonomike të hequra, në këmbim të premtimit të Teheranit, për të mos ndërtuar armën bërthamore, paratë do të rrjedhin mbi një ekonomi të asfiksuar, duke krijuar vende pune, mundësi dhe pasuri për një popull që në të vërtetë, dëshpërimisht e meriton një frymëmarrje të tillë.

Një tjetër supozim-një nga ata që duket se e ndan edhe administrata Obama- është se një marrëveshje bërthamore, do të jetë një triumf i madh për politikanët reformistë, mes tyre presidentin Hasan Ruhani, për t’u dhënë atyre kapital politik dhe kapërcyer rezistencën e ekstremistëve. Zhvillimi i papritur ekonomik nga heqja e sanksioneve, do të përkthehet në më shumë vota për reformatorët në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, duke hedhur poshtë shumicën aktuale, ku mbizotërojnë konservatorët.

Kjo do të përgatisë ndërkaq terrenin për reforma politike dhe sociale, të cilat do ta çlirojnë më në fund Iranin nga prangat e tij teologjike. Kjo, gjithashtu, do të ishte një rezultat i madh për iranianët e zakonshëm. Disa argumentojnë se në qoftë se marrëveshja nuk arrihet, reformatorët do të humbasin tërësisht besueshmërinë e tyre, dhe ekstremistët do të zgjasin mbretërimin e tyre në Teheran, duke e mbajtur popullsinë nën represion.

Afati i fundit për një projekt-marrëveshje mes Iranit dhe grupit “P5 + 1”, është 31 marsi. Nëse rezultatet e imagjinuara, nga ata favorizojnë një marrëveshje bërthamore, kanë të ngjarë të ndodhin, ndonëse nuk është e sigurtë që argumentet e tyre të ishin të forta.

Tek e fundit, kush nuk do të donte që iranianët e izoluar të kishin një të ardhme më të mirë, ekonomike dhe politike? Megjithatë ka probleme serioze tek këto supozime. E para ka të bëjë me ndikimin e relievit të sanksioneve. Mund të mendohet se regjimi iranian ka ndërmend të shfrytëzojë zhvillimin ekonomik, duke tentuar ta bëjë më të mirë jetën e qytetarëve të thjeshtë.

Por le t’ia kujtojmë vetes sonë, se kemi të bëjmë me një qeveri që e ka privuar gjatë popullin e tij nga mirëqënia, ndërsa ka majmur vetëm ata që janë pranë regjimit, sikurse është Garda Revolucionare. Eshtë një bast i sigurt, se zyrtarët dhe gjeneralët e korruptuar, do të merrnin pjesën më të madhe nga çdo zhvillim i vrullshëm ekonomik. Një marrëveshje e madhe e parave të freskëta, do të shkonin për zgjerimin e ambicjeve të Iranit në lagjen e tij. Grupet e mbështetura prej saj, si lëvizja Hezbollah në Liban, Hamasit në Gaza dhe Huthis në Jemen, do të marrin sasi të mëdha parash dhe armësh, me të cilat do të destabilizojnë më tej vendet e tyre.

Bashar Asadi i Sirisë, diktatori shiit, i preferuar i Iranit, gjithashtu do të ketë nevojë për më shumë mbështetje, ndërsa aktualisht gjendet nën morsën mes ISIS-it dhe Frontit të rilindur të Al-Nusras. Presin më shumë para nga Irani edhe në Afganistan dhe Pakistani, ku pakicat shiite përballen me persekutimin sunit. Nëse do të mbeten para tepër, një pjesë e saj do të shkojë për të blerë një arsenal të ri armësh konvencionale për Gardën Revolucionare, e cila prej vitesh është lënë pas pas dore, për shkak të sanksioneve të perëndimit.

Kjo mund të funksionojë shumë bukur për prodhuesit evropianë, rusë dhe kinezë të armëve, por jo për iranianët e zakonshëm.

Pastaj ja ku vjen edhe rezultati politik i një marrëveshje bërthamore. A do të forcojë ajo pozitat e reformatorëve ? Kjo varet nga  ajo, nëse ju e besoni se Ruhani, është një reformist i klasit të parë. Ndërsa ishte me siguri më pak konservatori ndër kandidatët presidencialë, që u lejuan të kandidojnë në zgjedhjet e vitit 2013, kredencialet e tij nuk janë si ato të Mir Hysein Musavit dhe Mehdi Kerubit, të cilët ishin shumë pranë mundjes së rrymës konservatore, gjatë Lëvizjes së Gjelbër të vitit 2009. (Thuhet se Kerubi dhe Mousavi, si edhe gruaja e tij Zahra Rahnavard, mbetën në arrest shtëpie edhe nën presidencën e Ruhanit).

Ruhani ishte zgjedhur dhe verifikuar, nga një proces i mbikëqyrur nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili mban në fakt pushtetin e vërtetë. Pavarësisht fitores me një lumë votash, me një mandat popullor për reforma, Ruhani nuk ka ndërmarrë asnjë ndryshim real. “Gllaznosti” i shumëpritur Iranian, “hapja” nën Mikail Gorbaçovin, që sinjalizoi ndryshimin e  vërtetë në Bashkimin Sovjetik, nuk është materializuar. Ruhani ka lëshuar disa thirrje të paqarta për referendume, pa treguar se për çfarë do të votohet saktësisht. Ai e ka bërë kritika të tërthorta ndaj Gardës Revolucionare, por i mbrojti ata nga fushata anti-korrupsion. Ndërsa ai (së bashku me Khamenein) përdorin mediat sociale si Tuiteri, për të komunikuar me audiencat jashtë Iranit, ai nuk ia ka dhënë këtë të drejtë edhe bashkatdhetarëve të tij të zakonshëm.

Apologjetët e Ruhanit, thonë se përpjekjet e tij për reforma, janë penguar nga ekstremistët, dhe se një marrëveshje bërthamore, do t’i japë atij karikimin e duhur, për t’i bërë realitet ato reforma. Por nuk mund të besohet lehtë se një marrëveshje me Perëndimin, do ta lejojë presidentin të bëjë atë, çfarë një fitore zgjedhore nuk e arriti. Ekstremistët kanë mendimet e tyre, mbi një marrëveshje të mundshme mbi programin bërthamor.

Nëse ata kanë zbutur disa nga kritikat e tyre të mëparshme të negociatave, kjo ka ndodhur për shkak se sikurse thekson New York Times ata kanë “një kënaqësi të përgjithshme … me drejtimin e bisedimeve, dhe sukseset që Irani po shijon, duke shtrirë ndikimin e saj në Irak, Liban, Siri dhe Jemen”. Vetë udhëheqësi suprem ka qenë i kënaqur në mënyrën e tij, duke e përjetuar në dy mënyra: lejuar që negociatat të vazhdojnë, ndërsa nga ana tjetër duke bërë thirrje për “Vdekjen e Amerikës”.

Në vend se të fuqizojë Ruhanin dhe reformatorët, një marrëveshje bërthamore do të thotë se konservatorët janë të padobishëm në të ardhmen, dhe se janë pjekur kushtet për përmbysjen- ose të paktën ata duhet të qëndrojnë mënjanë. Ka tregues, se konservatorët janë duke mbajtur kontrollin e tyre në vend, më së shumti duke zgjedhur një nga mesi i tyre, që këshilli do të emërojë, kur të vdesë udhëheqësi suprem Khamenei.

Ishte Ali Akbar Hashemi Rafsanjani, një ish-president, dhe formalisht një reformist, që e mohoi këtë post, pasi djali i tij u dënua me 15 vjet burg për korrupsion dhe përvetësim. Ajo ishte një kujtesë drithëruese, e cila është realisht diçka e zakonshme në Teheran. Asnjë nga këto nuk është lajm i mirë për iranianët e zakonshëm. Ose për askënd, që ende shpreson për më mirë, në kuadër të skenarit të nënshkrimit të një marrëveshje bërthamore.

/a,g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button