Psikologji

Një mashkull i divorcuar shkruan disa këshilla për martesën, që çdo mashkull duhet t’i lexojë…

Gerald Rogers, një psikolog i cili ka kaluar nëpër një divorc të vështirë, ka shkruar në Facebook një postim fantastik lidhur me jetën, dashurinë, marrëdhëniet dhe divorcin. Postimi niste me fjalinë: “Pasi humba femrën që doja dhe një martesë prej 16 vitesh, kjo është këshilla që dua të të jap…”. Këto janë këshillat e tij:

  1. Zgjidh dashurinë. Kjo është këshilla e vetme që të duhet. Nëse ky do të jetë parimi bazë që ti do të vësh në praktikë, atëherë asgjë s’do e ndalë martesën tënde për të pasur vetëm lumturi.
  2. Mos u shqetëso për paratë. Paratë janë një lojë, të cilën mund ta fitoni, nëse të dy punoni si çift. Kur të dy do të ziheni, paratë nuk do t’ju ndihmojnë që t’i zgjidhni mosmarrëveshjet tuaja.
  3. Përmirësohuni të dy bashkë. Atrofia është procesi natyral që ndodh, kur nuk punon më me një muskul, pikërisht siç ndodh kur nuk punon në marrëdhënien tënde. Gjeni objektiva të përbashkëta, ëndrra dhe vizione dhe punoni për t’i realizuar ato.
  4. Mjaft menduat se nuk duhet të tregoheni të ndjeshëm. Nuk duhet ta përballoni gjithçka vetë. Ndajini frikërat dhe ndjenjat tuaja me personin tjetër, por pranojini edhe gabimet që bëni duke kërkuar falje.
  5. Ji më i hapur dhe më i sinqertë. Nëse do të kesh besimin e partnerit, ndaj gjithçka me të, edhe ato që nuk do doje t’i ndaje. Duhet kurajo e madhe për ta hapur plotësisht zemrën, por vetëm kështu mund të fitosh besimin e personit që ke në krahë.
  6. Mos u trego budalla. Do të bësh gabime edhe ti, edhe ajo. E rëndësishme është të mësoni të dy nga gabimet tuaja dhe të mos i përsërisni më ato. Nuk duhet të jeni perfektë, ndaj pranojini gabimet, kërkoni falje dhe ecni përpara në jetë duke mos i përsëritur më ato gabime.
  7. Takimet me të tjerët nuk do të përfundojnë kurrë, por mos e lër pas dore një femër. Kur i premton në martesë se do të përkujdesesh për të, duhet ta bësh sa herë që ajo të ketë nevojë. Ajo të ka zgjedhur ty, ndaj gjeje kohën për t’i kushtuar vëmendjen e duhur. Vendose atë mbi të tjerët.
  8. Mbroje zemrën tënde. Dashuro me gjithë zemër, por mos harro dhe të mbrosh ndjenjat e tua përpara gjithë të tjerëve. Njerëzit i kanë zili ndjenjat e forta dhe të vërteta. Shpesh do të bëjnë të dyshosh tek ato që ndjen për personin që do, por mos i dëgjo fjalët e tyre. Dëgjo atë që të thotë zemra jote dhe mbroji ndjenjat që ke.
  9. Dashurohu çdo ditë. Ndryshimet do të rrjedhin natyrshëm, nëse bie në dashuri me dikë. Për disa vite nuk do të jesh më njësoj si tani. Por kjo nuk do të thotë se duhet të mos e duash po njësoj, atë që ke në krahë. Duhet ta fitosh zemrën e saj në po të njëjtën mënyrë si në fillimet tuaja. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button