Magazine

Një mësuese e klasës së gjashtë shkroi: “Më fto në diplomimin tënd në Harvard!” 21 vite më vonë…

Judith Toensing nuk është thjest mësuese, ajo frymëzon.

Një mësuese e klasës së gjashtë nga Yuma, Arizona ka lënë një ndikim të madh tek një nxënës 21 vite më parë. Në fund të vitit shkollor në 1997 ajo shkroi në një raport për studentët këto fjalë: “Ka qenë kënaqësi të të kem në klasë. Vazhdo kështu! Më fto në diplomimin tënd në Harvard”. Këtë javë nxënësja Christin Gilmer e diplomuar në Harvard si mjeke e shëndetit publik, tashmë 33 vjeçe, ishte vetëm 12 kur e ruajti këtë mesazh për gjithë këtë kohë. “Ishte me shumë rëndësi fakti se përveç mamit dikush tjetër që më njihte intimisht besonte tek ëndrrat e mia dhe tek aftësitë e mia për t’ia dalë,” – u shpreh Gilmer për CNN.

Mësuesja e saj ishte njeriu i parë që e inkurajoi në rrugën e studimeve për shëndet publik. “Ms. Judy Toensing, më mësoi për ngjarjet, shëndetin publik dhe të drejtat e njeriut. Ajo ishte njeriu i parë që më trasmetoi me pasion situatën e njerëzve të prekur nga HIV/AIDS”, – shkruan ajo në letër. Kjo letër tërhoqi vëmendjen e administratorëve të shkollës që vendosën ta nderojnë Toensing duke e ftuar në diplomimin e klasës 2018 në Harvard pa asnjë shpenzim për të dhe për të gjithë mësuesit e shkollës publike për punën e pamatë që ata bëjnë. “Ju jo vetëm që i mësoni të rinjtë, por ju edhe i frymëzoni ata. Puna juaj është ajo që bën të mundur punën tonë,” – u shpreh dekani Williams. Toensing u befasua dhe u ndje e shokuar kur mori ftesën nga Harvardi, e cila iu dorëzua personalisht nga Gilmer.

“Unë kisha pritshmëri të mëdha, kështu kur dëgjova se Christin ia kishte dalë nuk më befasoi,” -u  shpreh Toensing për CNN. –“U ndjeva e nderuar që Harvardi zgjodhi të rrëfejë historinë e Christin-ës, udhëtimin e saj dhe që unë kam qenë një pjesë e vogël e këtij udhëtimi,” – shtoi ajo. Gilmer që ka marrë një master në shëndetin publik në Columbia University tha se Toensing gjithmonë i ka frymëzuar studentët sesi të mendojnë për t’i ndihmuar të tjerët. “Ajo ndezi një zjarr tek unë se ndihma dhënë të tjerëve është një mjet i fuqishëm dhe përmes edukimit ju mund t’u shërbeni më mirë njerëzve në nevojë. Nuk do ta harroj kurrë pasionin e saj për të tjerët” – tha Gilmer për CNN. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button