Analiza

Një moment i rrezikshëm në histori: A mund të rezistojë politika e qendrës?

Screen Shot 2016-06-18 at 10.01.32Nga Konrad Jakabuski

Teksa të gjithë po përpiqen të ruajnë perspektivën, kur e tërë bota duket se e ka humbur atë, unë i detyrohet shumë Joni Miçëllit. Arsyet janë të shumta për të bërë një listë këtu, por njëra prej tyre përfshin regjistrimin e saj në vitin 1991 të poezisë së Uilliam Batler Jitsit të vitit 1919 “Ardhja e Dytë”. Ajo më njohu me atë punën e bezdisshme, në të cilën politika e post-luftës së Parë Botërore shndërrohet në një alegori për Apokalipsin, ose anasjelltas.

Ka pasur shumë raste që nga viti 1919, kur komentatorët mpolitikë i janë rikthyer Jitsit për të shpjeguar fenomenet politike që sfidojnë prozën e zakonshme. Poezia është provuar veçanërisht e dobishme teksa gënjeshtra dhe mesazhet plot urrejtje të Donald Trampit në rrjetet sociale, i hapën rrugën në garën për t’u bërë president i SHBA-së. Çfarë mbetet me të vërtetë trishtuese, është se nga njëra vargjet më të cituara nga poemë, duket se kap thelbin jo vetëm të garës presidenciale amerikane, por edhe të gjendjes së politikës në shumicën e vendeve perëndimore. “Gjërat ndahen /qendra s’mund të rezistojë” dhe “Të mirëve u mungon besueshmëria/kurse të këqijtë janë plot me intensitet pasionant”, flet për populizmin zemërak dhe polarizimin politik që jo vetëm mund të dërgojë zotin Trump në Shtëpinë e Bardhë, por zhysë me shpejtësi Evropën drejt të shkuarës së saj etniko-nacionaliste.

Pothuajse kudo në Perëndim – me Kanadanë si një përjashtim i spikatur- demagogët e krahut të djathtë ushqejnë dyshimin e vendasve ndaj të huajve, dhe populistët e krahut të majtë përçmojnë të pasurit dhe premtojnë çlirimin nga të gjitha masat abitrare të ndërmarra nga një politikë e qendrës, që në mënyrë të vazhdueshme po lëshon terren. Apo se elitat politike, të cilat shkaktuan krizën ekonomike do të gjallërohen mjaftueshëm për të artikuluar një agjendë që shfrytëzon elementet më të mirë të globalizimit, duke i dhënë të gjithë qytetarëve një arsye për të zgjedhur midis integrimin ndërkufitar, apo rritjes së nacionalizmit ekonomik, nativizmit dhe identitetit politik që do të fusë Perëndimin në një tjetër periudhë të errët të historisë së tij. Çfarë do të ndodhë jetë?

Britanikët duket se kanë gjithnjë e më shumë gjasa të votojnë për të lënë Bashkimin Evropian në referendumin e 23 qershorit, teksa gogoli i anti-emigracionit në fushatën “Brexit” dëshmon se nuk ka asnjë perballje reale me argumentet e sensit të përbashkët të forcave që mbështesin qëndrimin në union. Taktika e fundit frikësuese, përfshin paralajmërimin se perspektiva (e largët, nëse mos e pamundur) e anëtarësimit të Turqisë në BE, do të shoqerohet me një vërshim të milionave turqve në Britani. “The Globe dhe Mail” – Në shqip nga bota.al

Brexit apo jo, zgjedhjet e ardhshme britanike mund të luftohen ndërmjet një Partie Konservatore të udhëhequr nga ish-kryebashkiaku i Londrës Boris Xhonson, i cili shpesh duket të jetë duke u përpjekur të tejkalojë në strategji zotin Tramp, dhe laburistëve të Xheremi Korbin, zgjedhja e të cilit, si kreu i partisë u la në hije nga ngritja e Bërni Sandersit, senatorit socialist nga Vermonti, i cili pushtoi zeitgeist-in populist të së majtës amerikane.

Britania mund të ketë prekur tashmë fundin me revoltën populiste kundër Brukselit, por armiqësia ndaj  BE-së është në fakt shumë më e lartë në Francë. Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë kërkon të nxjerrë vendin nga BE-ja dhe ndalojë emigracionin. Ish-presidenti Nikolas Sarkozi ka përforcuar retorikën e tij mbi politikën e identitetit, në një përpjekje për t’u rizgjedhur president në vitin 2017, duke denoncuar, në një fjalim të javës së kaluar, “tiraninë e minoriteteve” që sipas tij ka imponuar një “ideologji post-kombëtare” në Francë.

Socialistët udhëheqin Francën, ndërsa përballen me një përçarje nën presidentin e ligështuar Fransua Holond. Një reformë e kodit të punës që po has shumë tallaze, shihet nga aleatët tradicionalë të socialistë në sindikata dhe unionet studentore si një tradhti, duke nxitur një rritje të partive të ekstremit të majtë, çka mund të asgjësojë kandidatët e qendrës së majtë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Kjo po ndodh tashmë në Spanjë, ku opozita centriste socialiste rrezikon të përballet me statusin e partisë së tretë, pas zgjedhjeve të 26 qershorit. Spanja është kursyer nga përplasjet e ashpra anti-emigracion, që përfshinë shumicën e fqinjëve të saj, por tërbimi kundër masave shtrënguese financiare – Podemos, përgjigja e Spanjës ndaj Syriza-s në Greqi – do të zhysë vendin në vorbullën e pakënaqësive si në Greqi.

Kandidatët e partisë së qendrës morën vetëm 22 përqind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve të fundit presidenciale në Austri, me ish-liderin e Partisë së Gjelbër që përmes një rezultati tejet të ngushtë, arriti të shmangë fitoren në raundin e fundit të Norbert Hoferit nga Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë. Një polarizimi i ngjashëm i elektoratit po ndodh në Gjermani, ku mbështetja për koalicionin centrist 3-partiak të kancelares Angela Merkel ka rënë me 17 përqind që nga zgjedhjet e vitit 2013, në kulmin e një reagimi të ashpër kundër emigrantëve.

Regjizori amerikan i dokumentarëve historikë, Ken Bërns, intervistoi zotin Tramp në fjalimin e tij të fillimit në Universitetin e Stenfordit, por komentet e tij mund të zbatohen lehtë për çdo numër udhëheqësish që artikullon thagma të ngjashme përtej Atlantikut:”E njoh këtë tip. Ai shfaqet kudo në të gjitha epokat … një proto-fashist, një nativist anti-emigrant që nuk di asgjë… një paranojë politike që siç mund të parashikohet drejton gjithnjë gishtat duke gjetur gabimin tek të tjerët”. Është një moment i rrezikshëm në histori, të cilin Jits do ta njihte. /“The Globe dhe Mail” – Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button