Një nënë të ndihmon t’i zgjidhësh problemet; të shoqëron deri atje ku ke nevojë të shkosh; kujdeset dhe gatuan përditë për tëgjithë anëtarët në shtëpi; të përqafon dhe të puth papritur. Një nënë përkëdhel; ndan gjithçka me bashkëshortin dhe fëmijët; pret për diçka me durim të tepruar derisa të realizohet.
Një nënë i riorganizon planet e saj edhe në momentin e fundit, nëse diçka nuk shkon mirë me fëmijët, apo me bashkëshortin.Ajo vrapon e palodhur dhe kujdeset për gjithçka që u nevojitet fëmijëve në shkollë. Nëna dëgjon kritikat, reziston kur është e nevojshme dhe kërkon falje, atëherë kur gabon.
Një nënë i kupton fëmijët dhe bashkëshortin. Ajo sakrifikon edhe gjumin e saj, vetëm që familja të funksionojë, siç ajo dëshiron. Me kushtin që të gjithë të ushqehen në kohë, një nënëmundet edhe ta hajë ushqimin e saj të ftohtë. Ajo mjaftohet me faktin që në familje janë ushqyer të gjithë dhe kaq e bën tëlumtur.
Një nënë organizon gjithçka që të shkojë çdo gjë mirë e të mos ketë mungesa në shtëpi. Ajo i edukon fëmijët, edhe pse sigurisht babai ka rolin e vet, ama është nëna ajo që merret më tepër me fëmijët. Këtë fakt nuk e mohon dot askush. Nëna është përherë e pranishme. Nëna është shtylla më e fortë mbështetëse për fëmijët dhe padyshim, një shtysë e madhe për bashkëshortin për të ecur i sigurtë përpara në jetë.