Analiza

Një nga pasagjerët e avionit të Malaysia Airlines kish bërë këtë postim ogurzi në Facebook

Një pasagjer që me sa duket ka qenë në bordin e avionit të Malaysia Airlines që u rrëzua dje mbi Ukrainë postoi një fotografi teksa ndodhej në avion, me një mesazh ogurzi përpara nisjes së avionit fatkeq. Përkthyer nga gjuha hollandeze, mesazhi thotë: “Në rast se do të humbasë edhe ky, ja shikojeni se si është avioni”.

Cor Pan e postoi fotografinë në Facebook ndërsa ndodhej në avion në aeroportin e Amsterdamit. Kuptohet që postimi i tij i referohej avionit tjetër të Malaysia Airlines i cili humbi në fillim të këtij viti dhe që ende nuk është gjetur.

Më shumë se 150 vetë kanë komentuar në faqen e facebook për të ofruar ngushëllimet e tyre.

cor an fcb

Leave a Reply

Back to top button