Aktorja Tori Spelling e njohur në serialin “Beverly Hills 90210” nuk njihet në daljet e saj të fundit publike për shkak të abuzimit me kirurgjitë estetike. Spelling 45 vjeçe u shfaq në rrjetet sociale dhe në fotografitë që ndan habit ndjekësit e saj për transformimin e dukshëm. Në një intervistë për Radar Online, vajza e producentit të vdekur Aaron Spelling njohu publikisht se po jeton një ferr kur sheh fytyrën e saj të deformuar nga varësia e këtyre trajtimeve. Pas një numri të madh operacionesh, aktorja tha se ndihet e zhgënjyer nga shkatërrimi që ka pësuar fytyra e saj si pasojë e shumë injeksioneve me botoks. Nuk është hera e parë që aktorja pendohet për trajtimet e bukurisë. Ajo u bë e njohur për rolin e interpretuar të adoleshentes Dona Martin në Beverly Hills 90210, seriali i famshëm për të rinj në vitet 90. Vite me vonë aktorja do të zbulonte se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Brian Austin Green gjatë kohës që ishin të dashur, por që nuk ka patur kurrë lidhje me Jason Priestly dhe Luke Perry. Pas suksesit që e ndoqi në serial, karriera e Torit ra menjëherë dhe sot bën lajm për jetën e saj personale. Ka 5 fëmijë me aktorin Dean McDermott. / bota.al
1 minute read