Histori

Një plumb në mushkëri për Vladimir Leninin

Mbrëmja e 30 gushtit 1918 e gjeti Leninin, si shumë shpesh, duke mbajtur një fjalim. Me Rusinë që po dërrmohej nga lufta civile, udhëheqësi bolshevik donte të rriste moralin mes punonjësve urbanë që përbënin bazën e mbështetjes së tij. Atë mbrëmje ai ndodhej në fabrikën e Hammer dhe Sickle në periferi të Moskës. Rreth orës 10, pas një fjalimi plot pasion para qindra punëtorëve, ai u shoqërua jashtë drejt makinës, duke u ndalur shkurtimisht për të biseduar me disa aktivistë lidhur me mungesat në ushqime. Në atë moment nisën të shtënat.

Sipas versionit zyrtar të ngjarjeve, një grua thirri Leninin në emër para se të nxirrte revolverin dhe të shtinte tri herë. Plumbi i parë përshkoi pallton e tij dhe goditi një kalimtar; i dyti goditi shpatullën e Leninit; i treti shpërtheu brenda mushkërive të tij. Ndërsa të pranishmit e tmerruar kapën vrasësen që nuk po bënte rezistencë, rojet e Leninit e futin trupin e tij në makinë dhe u nisën për Kremlin.

Lenini mbijetoi, megjithëse ishte plagosur rëndë dhe shëndeti i tij nuk u përmirësua kurrë. Por misteri i vërtetë ka të bëjë me vrasësen e tij. Fanny Kaplan ishte një anëtare 28-vjeçare e Revolucionarëve Socialistë, ish aleatë të bolshevikëve, të cilët tashmë ishin shtypur prej tyre. Në rrëfimin e saj, ajo tha: “Unë kisha vendosur të vrisja Leninin kohë më parë. E konsideroj atë një tradhëtar të Revolucionit”, dhe këmbënguli se ajo kishte vepruar vetëm, një pretendim që shumë historianë e konsiderojnë të pavërtetë, pasi ajo ishte praktikisht e verbër.

Sidoqoftë, fati i Kaplanit u vulos. Më 3 shtator ajo u çua në një garazh dhe u ekzekutua me një plumb të vetëm, në pjesën e prapme të kokës. Disa orë më vonë, qeveria sovjetike lëshoi ​​një deklaratë, duke njoftuar se ishte koha për të “shtypur hidrat e kundërrevolucionit me terror masiv”. Terrori Kuq kishte filluar. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button