Psikologji

Një psikolog na mëson si t’i ndalim kapriçot e fëmijëve tanë, me një pyetje të vetme!

Disa këshilla të vlefshme për edukimin e fëmijëve.

Nga të gjitha ndjenjat, zemërimi është më i ndërlikuari për t’u zotëruar.

Ai kërkon vetëkontroll dhe për këtë arsye fëmijët – ende shumë të rinj për të pasur mjetet e nevojshme – reagojnë me teka. Artikulli i sotëm është një ndihmë për prindërit që luftojnë për të menaxhuar zemërimin dhe tekat e fëmijëve të tyre.

Teknika që ne këshillojmë është të përdorim një aplikim të vetëm për t’i qetësuar. Edhe pse kjo është një metodë shumë efektive, ajo arrin rezultatet më të mira me fëmijët që nuk janë shumë të vegjël. Më tepër rekomandohet pas moshës 5 vjeç.

Teknika është e thjeshtë:

Kur i kap hidhërimi i zemërimit dhe fillojnë tekat, sepse u është thyer një lodër ose diçka nuk ka shkuar sipas dëshirave të tyre, le t’i shikojmë në sy dhe me qetësi t’i pyesim: “A është ky një problem i madh, një problem i mesëm, apo një problem i vogël?”

Një pyetje e paraqitur në këto kushte është shumë e rëndësishme për një fëmijë. Filloni të matni rëndësinë e problemit dhe kërkoni mënyra për t’u marrë me të dhe zgjidhur. Ky është një mjet i vlefshëm për jetën e të rriturve. Nëse problemi është i vogël, nuk do të jetë e vështirë të kuptohet, se mund të zgjidhet me një veprim shumë të thjeshtë. Për shembull, nëse tekat përfshijnë një palë pantallona që nuk dëshiron të veshë, fëmija mund ta kuptojë se është një problem shumë i vogël, sepse thjesht do të duhet të shkojë në dollapin e tij, për të gjetur një palë më të bukura. Nëse problemi është i mesëm, ne do të shpjegojmë se mund të zgjidhet, por që do të duhet kohë. Për shembull, nëse pantallonat janë të pista dhe nuk mund t’i veshin ato, ne do t’i ndihmojmë t’i vendosin në shportën e rrobave, në mënyrë që t’i përdorin ditën tjetër. Në këtë mënyrë fëmija zgjidh problemin dhe mëson të presë rezultatin. Nëse problemi është i madh, nga këndvështrimi i një fëmije pra, nuk duhet zvogëluar ose minimizuar, atij duhet t’i jepet pesha e duhur dhe të ndihmohet për të kuptuar se ka gjëra që nuk mund të ndryshojmë, ose të paktën, jo menjëherë.

Disa javë pasi ua kemi bërë fëmijëve këtë pyetje, do të shohim se ata do të fillojnë të klasifikojnë me lehtësi problemet dhe t’i zgjidhin vetë. Do të jetë koha për t’u përgëzuar për autonominë në rritje! Sigurisht suksesi i kësaj teknike varet nga shumë faktorë. Nga lloji i dialogut që kemi me fëmijët tanë, për shembull. Mund të jetë e nevojshme t’i detyrojmë ata  nganjëherë, për shkak të ndonjë gabimi të klasifikimit të problemeve. Ne nuk duhet të heqim dorë. Koha dhe praktika do të na ndihmojnë të arrijmë rezultatet e dëshiruara. Kjo është një aventurë e mësimit të ndërsjelltë. / MeB

Leave a Reply

Back to top button