Analiza

Një tipologji oligarkësh: Kush i lëviz fijet në Ukrainë

Riot police storms barricade of protesteNjë rrëfim i jashtëzakonshëm, që tregon se fatet e Ukrainës, deri sot nuk janë përcaktuar ne protesta si ato te Majdanit, apo ne institucione si Parlamenti, por ne vilat luksoze te oligarkeve… Do të ishte një punë e vështirë, por mund të bëhet. Duke i monitoruar sistematikisht karrierat e njerëzve që e çuan Ukrainën në pragun e shkatërrimit, Sergii Peshchenko merret me çështjen sesi ta çlirojë Ukrainën nga kapja e oligarkëve.

Për rreth 20 vjet, klanet oligarkike kanë kontribuar ndjeshëm në ndërtimin e shoqërisë bashkëkohore ukrainase. Ata u shfaqën teksa pronësia shtetërore sovjetike u transferua në një pronar të ri dhe zëvendësuan “drejtorët e kuq” tradicionalë. Grupe të ndryshme oligarkësh janë alternuar në kapjen e pozicioneve të pushtetit dhe duhet të bëhen përgjegjës për shpërbërjen e politikës ukrainase, që ka çuar në gjakderdhjen e Kievit në dimrin e 2014. Megjithatë, pa klanet që që i kundërviheshin Viktor Janukoviçit, protestat publike ka mundësi nuk do të kishin pasur shumë shanse suksesi.

Në Ukrainë oligarkët karakterizohen nga një larmi heterogjene atributesh që përkufizojnë statusin dhe influencën e tyre. Midis gjëra të tjera, këto konsistojnë në mandate parlamentare dhe asete në media, ashtu si edhe në formën e klubeve të futbollit, lidhjeve kishtare, avionëve privatë dhe koleksioneve të artit. Kombinuar me resurse financiare të konsiderueshme, e gjitha kjo u lejon atyre që të ushtrojnë influencë mbi politikën e vendit dhe, për pasojë, të sigurojnë para nëpërmjet politikës, duke krijuar një rreth të mbyllur për fitimin e pasurisë personale.

Oligarkët preferojnë të grinden në Londër sepse nuk besojnë në sistemin gjyqësor e vendit të tyre, edhe pse ata vetë e kanë korruptuar atë shumë viteve. Ata i dërgojnë fëmijët e tyre në Institut Le Rosey të Zvicrës dhe London School of Economics në kryeqytetin britanik, sepse nuk i besojnë sistemit arsimor në Ukrainë. Ata e rrethojnë veten me dhjetëra badigardë sepse nuk i besojnë sigurisë në një shoqëri që e kanë korruptuar dhe shkatërruar. Ata e kalojnë stinën e verës nëpër jahte në Mesdhe, në Sardenjë apo Cote d’Azur dhe dimrin në Courchevel të Francës. Yje të skenës sovjetike apo idhuj perëndimorë të djeshëm performojnë për ta në ditlindjet e tyre. Siç e tha nje here John Herbst, ish ambasadori amerikan në Kiev: “Vendi më i mirë për ta shijuar pasurinë që keni vjedhur nga bashkëkombasit e tu nuk është në Ukrainë, por në Paris, Londër apo New York”.

Ndoshta oligarku më i shquar ukrainas është Oleksandr Volkov, i cili ndihmoi të arrihej fitorja e Presidentit të dytë ukrainas Leonid Kuchma në zgjedhjet e 1994. Në atë kohë, Kuchma ishte një kandidat opozitar me asnjë media besnike ndaj tij. Volkov ka në pronësi Gravis, një prej kanaleve të para televizive private në Ukrainë, dhe ia ofroi këtë platformë atij –për t’u shpërblyer më pas me postin e këshilltarit presidencial. Siç mburrej më vonë, ai erdhi në administratën presidenciale me një Mercedes 600 dhe duke mbajtur një Rolex në dorë.

Reputacioni i Volkov ishte ambivalent. Ai ishte akuzuar gjatë sundimit sovjetik dhe, pas rënies së Bashkimit Sovjetik, hyri në lloje të ndryshme biznesi. Një çështje penale u ngrit kundër tij në Belgjikë. Megjithatë, në atë kohë, Volkov e humbi punën e tij si këshilltar presidencial, ai vazhdoi që jetë i përfshirë në politikë për shumë vite. Në 2004 ai ndërmjetësoi midis Boris Berezovsky e Yulia Tymoshenko dhe ndihmoi të financohej revolucioni portokalli. Edhe tani, 20 vjet pas zgjedhjes së Kuchmas, ai mbetet deputet parlamentar dhe është Zëvendëskryetar i Komisionit të Buxhetit.

Oligarku i dytë i asociiuar me ditët e para te akumulimit të kapitalit ishte Vadim Rabinovich, i cili ishte me influencë në kanalin televiziv 1+1. Megjithatë, ai nuk e regjistronte interesin e tij si aksioner në kompaninë televizive dhe zyrtarisht mbetej një shitës publiciteti. Për pasojë, ai e humbi influencën e tij me kalimin e kohës. Një libër i titulluar “Der Oligarch” nga autori gjerman Jurgen Roth ekspozoi lidhjet e tij me nëntokën kriminale dhe tregtinë e armëve, ashtu si edhe rolin e tij si ndërmjetës. Por as edhe ky lloj komplimenti nuk e ndihmoi atë që të ruante statusin e një perëndie.

Oligarkët mund të klasifikohen vetëm në një mënyrë të përkohshme, sepse i tyri është një status social që është informal dhe nuk bazohet në ndonjë lloj dokumentimi zyrtar. Në Ukrainë, tri kategoritë e oligarkëve duket se janë shfaqur në mjedisin social bashkëkohor. Ato janë: oligarkët rajonalë, oligarkët nga industria e gazit dhe oligarkët e lidhur me familjen e Presidentit.

Oligarkët rajonalë: Akhmetov, Kolomonsky, Zhevago

Ukrainasi më i pasur, Rinat Akhmetov (i vlerësuar me 15.4 miliard dollar dhe i 47-i në listën Forbes) është me origjinë tatare. Ai është aleat i ngushtë i ish Presidentit Janukoviç, i cili u largua nga Ukraina drejt Rusisë në shkurt të 2014. Akhmetov konsiderohet me të drejtë “Mbreti i Donbasit”. Fjala e tij ka peshë të madhe në rajon dhe qindra-mijëra banorë vendas punojnë për kompanitë e tij. Historia sesi Akhmetov i bëri paratë e tij mund të befasojë njerëz në Perëndim. Në 1995, shoku i tij, bosi kriminal Alik Grek, vdiq si pasojë e një sulmi me bombë në një stadium futbolli. Trupi i njërës prej figurave më të fuqishme të asaj kohe u identifikua vetëm prej orës, e cila qëndronte në një dorë të shkëputur nga pjesa tjetër e trupit të tij. Akhmetov e mori në duart e tij biznesin e klanit dhe, gjatë një dekade e gjysmë, akumuloi kapital me një vlerë që e kalonte vlerën e aseteve totale të zotëruara nga Rupert Murdoch dhe Ronald Lauder së bashku.

Në parlamentin aktual ukrainas, Akhmetov kontrollon rreth 50 deputetë të Partisë së Rajoneve, përfshi ish drejtuesin e saj, kreun e badigardëve dhe avokatin e këshilltarin e familjes. Ky grup, deri në minutën e fundit, mbështeti të gjitha impulset diktatoriale te ish Presidentit Janukoviç, që përfunduan me vdekjen e mbi 100 qytetarëve ukrainas.

Ndërsa e dërgon me shpejtësi vendin e tij në një lloj humnere aziatike, në jetën personale Akhmetov duket se demonstron një preferencë për vendet perëndimore. Ai është pronari i apartamentit më të kushtueshëm në botë: ai pagoi më shumë se 200 milion dollarë për një apartament 3 katësh në Londër. Gruaja dhe dy djemtë e tij jetojnë në Londër. Një prej djemve të tij është student, tjetri tashmë drejton kompaninë londineze të Akhmetovit. Veç kësaj, Akhmetov ka zyra në Hagë e në Gjenevë dhe kohët e fundit bleu një vilë 30 milion dollarëshe në resortin francez të skive Courchevel – një pikë turistike e pëlqyer nga paasanikët e rinj rusë. Për shkak të kaluarës së dyshimtë të tij, Akhmetov është në listën e atyre që nuk u lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara, por prapseprape ia ka arritur që të blejë një kompani qymyri në West Virginia, për të cilën pagoi 1 miliard dollarë.

Akhmetov u bë oligark gjatë presidencës së Leonid Kuchmas. Në 1996, një tjetër biznesmen me influencë nga rajoni i Donteskut, deputeti Evgeny Shcherban, u vra. Më pas filloi ristrukturimi i tregut industrial të qymyrit dhe atij metalurgjik. Me qëllim që të paqëtonte elitat lokale, Pavel Lazarenko, Kryeministër në atë kohë, emëroi Viktor Janukoviçin, një figurë e afërt me Akhmetovin, si zëvendësin e parë për administratën e Donetskut. Një vit më pas, në 1997, Janukoviç po drejtonte rajonin. Në 5 vitet që pasuan, klani i Akhmetovit ndërtoi rezervat e pushtetit financiar dhe politik nën patronazhin e Janukoviçit.

Në 2002, blloku mori vetëm një vend të tretë në zgjedhjet parlamentare dhe këtë falë vetëm një niveli të lartë mbështetjeje në Donetsk. Klani Akhmetov vendosi që influenca e tyre ishte e fortë sa duhej për ta sa të propozonin që Presidenti i asaj kohe duhej të emëronte Janukoviçin si Kryeministër. Pavarësisht të kaluarës kriminale të tij (Janukoviçi kishte qenë dy herë në gjykatë për grabitje dhe sulm), parlamenti ukrainas e konfirmoi kandidaturën e tij. Kjo shënoi fillimin e karrierës politike te diktatorit të ardhshëm ukrainas.

“Vitet e arta” te Akhmetovit filluan sapo Janukoviçi mori postin e Kryeministrit. Duke përdorur influencën e mbrojtësit të tij, bashkë me zërat e deputetëve të tij, Akhmetov ia arriti të sigurojë miratimin e një ligji për privatizimin e aseteve minerare, sipas të cilit, të gjitha rezervat e ferritit kalonin direkt në duart e vetëm pa njerëzve. Akhmetovi bleu një bazë rezervash masive për fabrikat metalurgjike të tij. Në 2004, pak muaj përpara se të përfundonte presidenca Kuchma, Akhmetov bleu kompleksin e madh industrial metalurgjik Krivorozhstal, duke e bërë Viktor Pinchuk, dhëndërrin e Presidentit, partnerin e tij. Një vit më pas, u bë e qartë se 800 milion dollarët që ata paguan për kompleksin kishin qenë një shumë qesharake. Pas revolucionit portokalli, ai ju shit në një tender të hapur Lakshmi Mittalit për 4.2 miliard dollarë.

Nën sundimin e Tymoshenkos nga 2005 në 2010, Akhmetov e humbi Krivorozhstalin, por u bë bashkëpronar i një kompanie që po nxirrte gaz nga shelfi Vanco Prykerchenska në Detin e Zi. Pasi Janukoviçi mori postin e Presidentit, filluan kohërat e mira për Akhmetovin. Në tenderë të dyshimtë, ai privatizoi një seri kompanish energjie vendase, dy gjigantët energjitikë Dniproenergo dhe Zapadenergo, si dhe ju bashkua themeluesve të kompleksit industrial metalurgjik Ilyich në Mariupol. Gjithashtu, Akhmetovi bleu gjigantin e telekomunikacioneve “Ukrtelekom” nga një blerës fiktiv austriak dhe ruajti marrëdhëniet e tij me përfaqësuesit e regjimit të ri, sidomos me Kryeministrin aktual Arseny Yatsenyuk, i cili nuk bëri asgjë për t’i reduktuar aktivitetet biznesore të Akhmetovit.

Oligarku i dytë me një bazë pushteti rajonal është Igor Kolomoisky. Ai ka interesa të përqëndruara në rajonin Dnepropetrovsk. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ai tregtoi kompjuterë dhe e emërtoi një prej kompanive të para të tij në nderim të ishullit Sentosa në Singapor. Ai e ndan perandorinë biznesore të tij me një tjetër biznesmen nga Dnepropetrovsk, Gennady Bogolyubov. Gurthemeli i saj është Privatbank, të cilën Kolomoisky e themeloi në fillimin e viteve Nëntëdhjetë. Sot, ajo është banka më e madhe në Ukrainë, një fakt që e mbrojti Kolomoiskyn nga represionet e regjimit të Janukoviçit. Në rast të ndonjë sfidimi, ai ishte thjesht në pozicionin që ta rrëzonte përdhe sistemin financiar të vendit.

Përveç bankës, për shumë vite, Kolomoisky ka kontrolluar Ukrnafta-n, një kompani që nxjerr naftë dhe gaz, e perpunon atë dhe shet nenprodukte nafte. Megjithëse shteti ka përqindjen kontrolluese në kompani, qeveria gjithmonë bie dakord që të emërojë një ekip menaxhues që përfaqëson interesat e Privatbank.

Kur filluan protestat në Kiev, Kolomoisky u rreshtua haptazi me opozitën. Si lider i komunitetit hebre në Ukrainë, ai ushqen mitin e dominimit të nacionalistëve dhe antisemitëve në qeverinë e re. Pavarësisht presioneve të jashtme, kanali televiziv i tij 1+1 mbështeti demokracinë dhe njerëzit e tij, persona si puna e Gennady Korban dhe Boris Filatov, mbajtën gjallë Maidanin në Dnepropetrovsk.

Kolomoisky u rreshtua aq hapur me anën opozitare sepse pas marrjes së presidencës Janukoviçi i trajtoi me përçmim interesat e elitave lokale. Ai emëroi një menaxher nga korporatat e Donetskut të Akhmetov si Guvernator të Dnepropetrovsk. Elitat e rajonit, që e kishin drejtuar Ukrainën për vite me radhë, e morën këtë si një sfidë dhe shikuan për mundësi që të mbronin veten. Pasi Janukoviçi u përmbys, Kolomoisky u caktua si kreu i rajonit të Dnepropetrovsk. Emërimi i tij në këtë post u shpjegua në termat e nebojës për të shtypur dellin separatist në rajon.

Një tjetër oligark dhe deputet, Konstyantin Zhevago, e mbështeti gjithashtu fshehurazi revolucionin. Kompania kryesore e tij është në rajonin Poltavskaya. Ai ka jetuar në Londër për gjysmën e jetës dhe fëmijët e tij shkojnë në shkollë atje. Me qëllim që të fuqizojë pozicionin e tij në shoqërinë britanike, ai bile ka ofruar të financojë projekte që luftojnë analfabetizmin në zona të varfra të Londrës. Gjatë revolucionit, Zhevago qëndroi i heshtur, por avokatja personale e tij, Anzhelika Labunska, u shfaq në anën e protestuesve, dhe ish menaxheri i Zhevago Oleg Babaev, kryebashkiaku i qytetit të Ukrainës qendrore Kremenchug, mbështeti një votë mosbesimi ndaj Presidentit Janukoviç në një mbledhje të këshillit bashkiak.

Zhevago është pronari i minierës Poltava dhe i kompleksit industrial ndarës aksionet e të cilit janë të listuara në London Stock Exchange. Ky është shembulli i vetëm i dukshëm i një ofertimi publik nga një oligark i rëndësishëm ukrainas. Veç kësaj, Zhevago ka në pronësi klubin futbollistik Vorskla. Ai nuk ka resurse të mëdha në sferën mediatike, megjithëse ndihmoi të financohej e përditshmja Gazeta po-ukrainiski dhe zhurnali Kraina.

Ndryshe nga shumë oligarkë që kanë refuzuar të marrin pjesë drejtpërsëdrejti në politikë, Zhevago është deputet, megjithëse regjistrimi i pjesëmarrjeve të tij është zhgënjyese. Ai ka marrë pjesë në vetëm 5 përqind të seancave, nuk e ka paraqitur asnjë edhe një projektligj të vetëm dhe nuk ka folur kurrë nga podiumi. Roli i tij si deputet është një formë mbrojtjeje – në Ukrainë deputetët nuk mund të procedohen pa ju hequr imuniteti, edhe sikur deputeti në fjalë të jetë kapur me presh në duar në skenën e një krimi.

Oligarkë gazi: Bakai, Tymoshenko, Firtash

Furnizimet me gaz të Ukrainës vazhdojnë rezultojnë fitimprurëse për klanet oligarkike. Paraja që qarkullon në këtë degë të industrisë domosdoshmërisht e gjen rrugën drejt politikës. Në mesin e viteve Nëntëdhjetë, një numër grupesh të fuqishme u shfaqën në Ukrainë. Ata e specializuan në eksportimin e gazit nga Rusia dhe Azia Qendrore. Një prej oligarkëve të parë ishte Igor Bakai, një nxënës i kolegjit teknik pyjor, që themeloi korporatat Respublika dhe Intergaz, e cila blinte karburant në Turkmenistan. Për shkak të krizës ekonomike që pasoi kolapsin e Bashkimit Sovjetik, pagesat për gazin nuk bëheshin me para, por me klering. Brenda kornizës së këtyre marrëveshjeve të shkëmbimit, Baikai doli me idenë e furnizimit të Azisë Qendrore jo vetëm me mallra konsumi, por edhe me galloshe që po zinin pluhur në magazinat ukrainase. Furnizimet u dërguan në sasira që e kalonin popullsinë e Turkmenistanit. Çmimi i listës i mallrave për në Turkmenistan e bëri të mundur për politikanët që ta mbështesnin skemën, ashtu si oligarku, për të nxjerrë fitime të mira.

Duke fituar shuma të mëdha parash nga ajo kohë, Bakai u bë kreu i parë i monopolit shtetëror energjetik ukrainas Neftegaz Ukrainy. Në atë kohë, gazeta Segodnya dhe kanali televiziv ICTV gjithashtu ranë në duart e tij. Por në 2000, Yulia Tymoshenko u bë Zëvendëskryeministre për Karburantin dhe Energjinë. Ajo ishte kreu i korporatës United Energy Systems of Ukraine, e cila kishte konkurruar me Bakai ndërsa ai ishte i përfshirë në industrinë e gazit. Tymoshenko ja doli që ta siguronte largimin e Bakai. Pak vite më vonë, ai u bë arkëtari i Presidentit Kuchma dhe la gjurmët e tij në tjetërsimin e paligjshëm e pronës shtetërore. Pas revolucionit portokalli, ai i arratis në Rusi, ku ju dha shtetësia ruse nga Presidenti Putin.

Fati i oligarkes së dytë të gazit Yulia Tymoshenko rezultoi të ishte shumë më dramatik. Në 1995 Pavel Lazarenko u bë Zëvendëskryeministri i parë i Ukrainës dhe Yulia Tymoshenko themeloi United Energy Systems of Ukraine. Një vit më vonë, Lazarenko u bë Kryeministër, që e fuqizoi statusin e korporatës nën patronazhin e tij. Nën sponsorizimin e tij, kompania furnizonte me gaz shumë rajone në Ukrainë ku kishte kompani ekzistuese që kishin para: për shembull rajonin Dnepropetrovsk, nga ku vinin Tymoshenko dhe Lazarenko. Në shkëmbim të patronazhit të tij, Tymoshenko i paguante Lazarenkos gjysmën e fitimeve të saj. Siç e ka përcaktuar FBI-ja amerikane, ajo transferoi të paktën 100 milion dollarë nga një kompani offshore në Qipro në llogaritë tranzit të tij. Pas largimit të Kryeministrit, Lazarenko dhe Tymoshenko hynë në politikën e lartë. Ata drejtuan partinë Gromada, e cila deklaroi kundërshtimin e saj ndaj Presidentit aktual Kuchma dhe se po përgatitej për zgjedhjet parlamentare. Në mënyrën tradicionale, ata krijuan edhe median e tyre. Në atë kohë, Lazarenko dhe Tymoshenko kontrollonin apo financonin stacionin televiziv Yutar, gazetat Pravda Ukrainy, Vseukrainskie Vedomosti dhe Kyivskie Vedomosti. Ata blenë madje një paketë aksionesh në të përjavshmen analitike të pavarur Zerkalo Nedeli, megjithëse rezultuan të paaftë që të ushtronin influencë në politikën editoriale të saj.

Pasi Gromada hyri në parlament, ata vazhduan aktivitetet e tyre opozitare dhe filluan të përgatiten për zgjedhjet presidenciale e planifikuara për fundin e 1999. Por përpara se të mbaheshin zgjedhjet, Lazarenko u largua për në Shtetet e Bashkuara, duke shpresuar që të siguronte azil politik atje. Në të vërtetë, ai u akuzua për pastrim parash. Në fund, Lazarenko u gjet fajtor nga një juri dhe u dënua me 8 vjet burg. Ai u lirua vetëm në fund të 2012, pas të cilit i kërkoi qeverisë amerikane që të mos e kthente në Ukrainë, por t’i jepte të drejtën që të qëndronte aty me gruan e tij të re. Ajo kishte punuar si përkthyesja e tij në gjykatë dhe dhuruar atij 3 fëmijë gjatë 5 viteve që ai ishte në arrest shtëpijak. Në kohën e shkrimit të artikullit, vendimi i autoriteteve amerikane lidhur me Lazarenkon ishte akoma i panjohur. Gjithashtu nuk kishte asnjë verdikt lidhur me 250 milion dollarët e Lazarenkos, të ngrira nga autoritetet gjyqësore amerikane në zona offshore.

Ndërsa Lazarenko ndodhej në këto ujëra, Yulia Tymoshenko po bënte me shpejtësi karrierë për vete në Ukrainë. Pasi bosi i saj u largua, ajo e braktisi atë dhe u bë Zëvendëskryeministre në qeverinë e Jushçenkos. Ajo u arrestua në lidhje me dallaveret e Lazarenkos dhe u lirua. Pas kësaj, Tymoshenko iu kundërvu Presidentit Kuchma dhe mbështeti Yushchenko në zgjedhjet presidenciale e 2004. Ajo u bë një prej simboleve të revolucionit portokalli dhe, si rezultat i kësaj, ju ofrua puna e Kryeministrit në 2005. Ajo hyri në konflikt me një tjetër aleat të ngushtë të Jushçenkos, Petro Poroshenko, humbi punën e saj, ia doli të siguronte zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe sërish u bë Kryeministre. Në 2010, ajo i humbi zgjedhjet presidenciale dhe u gjet fajtore për lidhjen e kontratave jofitimprurëse të gazit me Rusinë. Ajo vuajti 2 vjet e gjysmë në burg dhe u lirua menjëherë pasi largimit të Viktor Janukoviçit në Rusi, duke deklaruar më pas se nuk synonte të garonte për postin e Presidentit.

Një tjetër oligark me influencë nga rreth i Janukoviçit është Dmitry Firtash. Ai u arrestua në mars të 2014 me kërkesë të FBI-së. Një ish zjarrfikës, Firtash u ndalua për kontrabandë, por ia doli ngjitej në majë falë lidhjeve të tij me Semion Mogilevich, që figuronte në listën e 10 kriminelëve më të kërkuar të FBI-së. Firtash u shfaq në industrinë e madhe të naftës dhe gazi sapo Yury Boiko mori detyrën e kreut të Neftegaz dhe Sergey Levochkin u bë ndihmësi i parë i Presidentit Kuchma. Në atë kohë, Eural Trans Gas, një kompani evazive e themeluar nga Firtash, u bë furnizuesi me gazine Azisë Qendrore për Ukrainën. Kompania u regjistrua për llogari të Firtash në një fshat hungarez nga avokati izraelian Semion Mogilevich. Kur shtypi bëri zhurmë rreth faktit që llogaritë e kësaj zyre jo krejtësisht transparente tregonin një marzh që sugjeronte praninë e një ndërmjetësi, Eural Trans Gas u zëvendësua nga kompania RosUkrEnergo, që jo vetëm i mbijetoi me sukses revolucionit portokalli, por më pas aktualisht e forcoi pozicionin e tij. Kompanisë ju lejua që të vazhdojë të furnizojë gaz nga Azia Qendrore dhe, nga 2006, ajo u fut në tregun e brendshëm ukrainas, duke zëvendësuar kompaninë shtetërore Neftegaz. Firtash përjetoi probleme vetëm kur qe i paaftë të gjente një gjuhë të përbashkët me Yulia Tymoshenko, e cila e hoqi atë nga tregu në 2009. Por pas fitores së Janukoviçit, i cili po sponsorizohej nga oligarku i gazit, ai mori atë që kishte humbur. Privatisht, Firtash vetë e pranoi se Janukoviçi posedonte 50 përqind të gjithçkaje që ai, oligarku, kishte blerë qysh nga zgjedhja e Janukoviçit si President.

Gjatë viteve të fundit, Firtash është pëprjekur ta rifitojë reputacionin e tij në Perëndim, pavarësisht të kaluarës së dyshimtë të tij. Ai futi Ukrainian Studies në Cambridge University dhe caktoi 2.5 milion dollarë për një monument për viktimat e Holodomorit në Washington DC. Bile ai dhuroi para për Partinë Konservatore britanike nëpërmjet menaxherëve të tij. Në parlamentin ukrainas, Firtash kontrollon mbi 10 deputetë, njëri prej të cilëve është në krye të badigardëve të tij. Asnjëri prej aleatëve të tij nuk ju kundërvu vullnetit të Janukoviçit deri në rënien e tij. Kanali televiziv më i madh në vend, i quajtur Inter, i përket Firtash. Gjatë protestave të Maidanit në Kiev, televizioni ishte nën kontrollin e plotë e makinerisë propagandistike të regjimit. Në mars të 2014, Firtash u arrestua papritmas në Vjenë, pas kerkesës së FBI-së. Ai kaloi një javë nën arrest shtëpijak dhe u lirua me kusht për shumën e 125 milion eurove, një rekord në historinë austriake. Qeveria amerikane e akuzoi atë për 5 krime, përfshi pastrimin e parave dhe reketin. Firtash u akuzua se u kishte dhënë mbi 10 milion dollarë zyrtarëve indianë për një liçencë në nxjerrjen e ilmenitit, një mineral i përdorur në prodhimin e titaniumit. Më pas, minerali ju dha fabrikave Boeing në Shtetet e Bashkuara. Doli se grupi kriminal përfshinte Andras Knopp, ish Drejtorin e kompanisë së gazit Eural Trans Gas, një hungarez që ka kryer bisedimet rreth furnizimit me titanium dhe këshilluar lidhur me dhënien e parave. Akuzat amerikane bartin një dënim maksimal prej 20 vitesh burg, një gjobë ekuivalente me shumën që paguan dhe konfiskimin e aseteve të Firtash në mbarë botën. Vetëm një listë kompanishë partnere përmban 11 faqe.

Oligarkët e familjes: Pinchuk, Poroshenko, Aleksandr Yanukovich

Lidhjet familjare ofrojnë një mjedis të favorshëm për shfaqjen e oligarkëve. Një shembull i parë është Viktor Pinchuk. Fillimish partneri dhe më pas bashkëshorti i vajzës së Presidentit Kuchma, Pinchuk ishte një biznesmen relativisht i rëndësishëm kur u takua me Elena Franchuk. Ajo ishte martuar me djalin e një zyrtari kryesor – Kryeministrin e Republikës Autonome Krimease. Pavarësisht, Pinchuk nuk do të kishte qenë kurrë në gjendje ta arrinte suksesin biznesor që ju bë i mundur pasi ju bashkua familjes presidenciale. Një vit përpara përfundimit të presidencës Kuchma, Pinchuk bleu një kompani të madhe prodhuese aliazhesh hekuri në Nikopol. E bëri këtë gjë pa tender. Oreksi vjen duke ngrënë. Pak muaj përpara se vjehërri të largohej nga posti i Presidentit, Pichuk blei kompaninë metalurgjike më të madhe të vend – Krivorozhstal – gjithashtu pa tender. Pas revolucionit portokalli, u rishit për një shumë 5 herë më të lartë nga shuma që ishte paguar fillimisht për të. Një prej problemeve më të rëndësishme me të cilin ndeshen oligarkët është pastrimi i reputacionit. Jo çdo njëri prej tyre ka kërkuar ta zgjidhë, por Pinchuk ishte i pari që u përpoq ta bëjë në shkallë globale. Ai vendosi lidhjet në nivelin më të lartë, duke u bërë donator për Global Clinton Foundation, të cilit i jep miliona dollarë në vit. Fondacioni i ish Kryeministrit britanik Tony Blair gjithashtu përfiton gjysmë milioni në vit prej tij dhe projektet e Presidentit izraelian Shimon Peres marrin një shumë të krahasueshme. Por duke e ditur se elita botërore nuk është e mjaftueshme për ta mbrojtur biznesin. Është e rëndësishme që sulmues potencialë duhet të dinë për lidhjet që ke dhe t’i braktisin planet e tyre. Ky është qëllimi i arritur nga eventet vjetore kulturore të Pinchuk – konferenca politike botërore Yalta European Strategy apo Ukrainian Lunch në Davos gjatë World Economic Forum. Pinchuk nuk ka blerë klub futbolli, por po investon me zgjuarsi në një qendër arti bashkëkohor që mban emrin e tij. Kompania e holdingjeve televizive e mbron atë prej sulmeve nga ana e autoriteteve. Kompania përfshin kanalet televizive STB, Novy dhe ICTV, Kui-TV, kanale muzikore, gazetën Fakty dhe portalin e biznesit Delo.

Oligarku i dytë i mbështetur prej lidhjeve familjare është Petr Poroshenko. Ai është kumbari i një prej fëmijëve të heroit të revolucionit portokalli, Viktor Jushçenkos. Poroshenko ishte një prej themeluesve të Partisë së Rajoneve, por, në 2001, ai mbështeti Kryeministrin reformator Viktor Jushçenko. Ata i pagëzuan fëmijët e tyre bashkë. Poroshenko ishte pronari i fabrikës së ndërtimit të anijeve Leninskaya Kuznitsa dhe i asaj të konfeksioneve tqë mbante emrin e Karl Marksit. Siç mund ta kuptojë njeriu nga emrat, kjo është ish pronë shtetërore të cilit ai e mori me privatizim. Me shumë para dhe me pronësinë e Channel 5 opozitar, Poroshenko e vendosi menjëherë pozicionin e tij në rrethin e Jushçenkos. Ai ishte një prej dy kandidatëve kryesorë për postin e Kryeministrit pas revolucionit portokalli në 2004. Megjithatë, Jushçenko rriskoi për Yulia Tymoshenko. Mund të jetë që, gjatë ditës së tij të parë si President, Jushçenko i lejoi vetes të bënte gabimin fatal, duke i dhënë pushtet rivalit politik të tij. Poroshenko u bë Sekretar i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare. Gjatë një periudhe 7 mujore, Poroshenko vendosi dhjetëra njerëz të tij nëpërposte dhe u shfaq në konflikte korporatave të shumta, teksa orvatej të merrte pjesë në transferim të drejtash pronësore. Në shtator të 2005, Poroshenko u akuzua për shantazh, pas të cilit Jushçenko e shkarkoi atë dhe Tymoshenko nga qeveria. Disa vite më vonë, Poroshenko u rikthye në pushtet dy herë – ai ishte Ministër i Jashtëm nën Presidentin Jushçenko dhe Ministër i Financave nën Presidentin Janukoviç. Në 2013, Poroshenko mbështeti Euromaidan dhe në zgjedhjet e 2014 garoi për president si një prej kandidatëve me shanset më të mëdha.

Mw i poshtri prej tw gjithw oligarkëve tw ushqyer nga lidhjet familjare ishte djali i Presidentit tw 4-wt ukrainas, Aleksandr Janukoviç. Djali i parw i Presidentit, ai mishëronte tw ashtuquajturwn “familje” tw Presidentit, e cila ishte e krahasueshme nw disa aspekte me familjen Jelcin. Pwr nga shkollimi ai ishte stomatolog, por, sipas llogaritjeve tw Forbes, kapitalit i zotëruar nga i biri i Janukoviçit ishte gjysmw miliardi dollarw. Influenca e tij shkonte shumw përtej rolit tw thjesht sigurimit tw parave pwr “familjen”. Djali i Presidentit thuhet se ka kontroll mbi siloviki-t (politikanw nga shërbimet e sigurisw dhe ushtarake) dhe bile edhe mbi snajperat qw qwlluan protestuesit nw Independence Square.

Gjithashtu, familja Janukoviç kishte një “arkëtar”, Sergei Kurchenko, me imazhin dhe tiparet e Roman Abramovich të hershëm megjithëse, e pranuar prej tij, ai nuk fluturoi aq lart sa ai. Stratagjemat e Kurchenko ishin të ndërtuara rreth kontrabandimit të produkteve të naftës. Kompanitë e tij, që ishin të regjistruar në emra njerëzish të tjerë, transportonin naftë në Ukrainë me sa dukej – siç tregonin dokumenta fiktive – për eksport jashtë vendit, duke nënkuptuar se nuk duhej paguar taksë. Në fakt, karburanti u shit nëpërmjet rrjetit të stacioneve mbushëse brenda Ukrainës. Veç kësaj, Kurchenko ishte i përfshirë në skema të lidhura me gazin e lëngët. Midis gjërave të gjetura në shtëpinë e ish Prokurorit të Përgjithshëm Viktor Pshonka, kishte disa që tregonin se ky i fundit kishte siguruar një fasadë për këtë sipërmarrje. Në kujtesë, vartësit thanë se Kurchenko u largua pa paguar borxhet ndërsa përmendëte patronazhin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Familja arriti që të hidhte rrënjë në Perëndim. Djali i Janukoviçit çeli kompani në Gjenevë që tregtonin qymyr ukrainas, nganjëherë të nxjerra nga miniera të paligjshme, dhe Kurchenko bleu një rrjet stacionesh mbushëse në Gjermani Germany. E gjithë kjo sipërmarrje u vu nën investigim pas arratisjes së Janukoviçit. Veç kësaj, familja bleu një seri holdingjesh mediatike dhe u bë partnere e botimit amerikan Forbes. Menjëherë pasi familja Janukoviç erdhi në pushtet, u fut censura dhe mbi një dyzinë gazetarësh u pushuan nga puna. Pas arratisjes së Janukoviçit, Bashkimi Europian vendosi sanksione të drejtpërdrejta kundër djalit të tij e kundër Kurchenko dhe llogaritë e asetet e tyre u ngrinte. Vetë Kurchenko u zhduk. Ai u shpall në kërkim dhe më pas doli se ishte në Rusi, me plane për t’i vazhduar aktivitetet e tij nën mbrojtjen e autoriteteve të reja. Zyra e tij në Kiev u mbyll dhe në kutitë e plehrave të saj gazetarët zbuluan dokumenta lidhur me financat e perandorisë së korruptuar të tij, të kaluara nëpër grirëse dokumentash.

(nga Transit)

Përgatiti:

ARMIN TIRANA

Leave a Reply

Back to top button