Analiza

Një tjetër “Bosnjë” po ndodh para oborrit. Zgjohu Evropë!

Nga Timothy Garton Ash

Screen Shot 2015-02-03 at 18.06.40

Vladimir Putin është Sllobodan Millosheviçi i ish- Bashkimit Sovjetik, por shumë më i keq sesa ish- udhëheqësi serb. Prapa një tymnaje gënjeshtrash, ai ka vazhduar punën e tij për ndërtimin e një para-shteti kukull në Ukrainën Lindore. Kalimtarë të pafajshëm janë vrarë në portin e Detit të Zi të Mariupolit. Në Debaltsevin e rrethuar, një grua mbush ujë nga një pellg gjigand në rrugë. Rrënojat ku dikur ishte aeroporti i Donjeckut, të kujtojnë skenat e Sirisë së martirizuar.

Tashmë rreth 5 mijë njerëz kanë humbur jetën në këtë konflikt të armatosur, dhe më shumë se 500 mijë të tjerë kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe janë larguar. E shqetësuar për Greqinë dhe eurozonën, Evropa po lejon që një tjetër “Bosnjë” të ndodhë para oborrit të saj. Zgjohu Evropë!.

Nëse ne kemi mësuar ndonjë gjë nga historia jonë, Putini duhet të ndalet. Por si? Në fund, do të duhet të ketë një zgjidhje të negociuar. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i jashtëm Frank-Valter Shtajnmajer, patën fillimisht të drejtë që këmbëngulën në përpjekjet diplomatike, por në mesin e janarit nuk patën më nerva dhe gjykuan se nuk kishte më vlerë të shkonin dhe të takonin Putinin në Kazakistan.

Të shtunën e shkuar, në Minsk dështoi një tjetër përpjekje për të arritjen e një armëpushimi. Ora e diolomacisë do të vijë sërish, por jo tani. Ne duhet të shtojmë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Të kombinuara me ndikimin e rënies së çmimit të naftës, sanksionet tashmë duket kanë një efekt tejet të rëndësishëm.

Pavarësisht ndonjë lëkundjeje të vogël nga qeveria e re greke, BE-ja javën e kaluar u shfaq e unifikuar, që sanksionet kundër Moskës të shtrihen më tej. Por a nuk do të ushqejë kjo mentalitetin e rrethimit në Rusi? Po, por tek e fundit, regjimi i Putinit ushqehet vazhdimisht me këtë mentalitet, me propagandën e vet nacionaliste dhe anti-perëndimore.

Edhe nëse kërcënimi nuk do të ekzistonte, televizioni rus do ta shpikte një të tillë.
Sikurse Millosheviçi, Putini është i gatshëm të përdorë çdo instrument në dispozicion të tij, duke mos patur ndërmend të ndalet. Në luftën e tij kundër perëndimit, ai po përdor pajisje të rënda ushtarake, shantazhet me furnizimin me energji, sulmet kibernetike, një propagandë nga më të sofistikuarat, transmetues televizivë të mirë- financuar, operacione të fshehta dhe agjentë me ndikim në kryeqytetet e BE-së, dhe së fundmi bombarduesit rusë që parakalojnë Kanalin e Anglisë me transponderët e tyre, duke rrezikuar potencialisht fluturimet civile.

Ka një thënie polake që përkthehet pak e shumë kështu: Ne luajmë me ta shah, ata luajnë me ne lojën e shkelmit bythëve. (Dupniak është një lojë polake, në të cilën njerëzit përpiqen të gjejnë se kush i shqelmon ata nga prapa).

Në përgjithësi, ky është problemi i perëndimit demokratik së bashku me ngadalësinë në veprim, tipike kjo sidomos e shumëkombëshes së BE-së. Kjo u ilustrua kohët e fundit në një dokument mjerisht jorealist, mbi strategjinë që duhet ndjekur ndaj Rusisë, të përgatitur nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federika Mogerini.

Në një përiudhë afatgjatë, Putini do të humbasë. Pasi njerëzit që do të vuajnë më shumë nga çmenduria e tij do të jenë pikërisht rusët, por jo më pak edhe ata në Krime dhe Ukrainën Lindore. Por për të stërviturit, diktatorët e egër të vendeve të mëdha, të mirë-armatosur, me burime të pasura dhe psikologjikisht të lënduar, kjo periudhë mund të rezultojë mjaft e gjatë. Para se ai të largohet, shumë gjak dhe lot do të vazhdojë të derdhet me potere poshtë lumit të Donjeckut.

Pra, sfida është të shkurtohet kjo periudhë dhe të ndalet kaosi. Për ta bërë këtë, Ukraina ka nevojë për armë mbrojtëse moderne, për t’iu kundërvënë armëve moderne sulmuese të Rusisë. Me nismën e Xhon Mekeinit, Kongresi Amerikan ka miratuar një ligj të “Mbështetjes të Ukrainës së Lirë”, që parashikon ndarjen e ndihmave dhe furnizimin e Ukrainës me pajisje ushtarake.

Mbetet në dorën e presidentin Obama, për të përcaktuar kohën dhe përbërjen e këtyre furnizimeve. Një raport i hartuar nga një grup, ku përfshihet edhe ish-ambasadori amerikan në NATO, Ivo Dalder dhe Strob Talbot, një veteran eskpert mbi Rusinë, identifikojnë pajisjet që nevojiten: radarë për të gjetur raketat me rreze të gjatë, mjete ajrore pa pilot, kundërmasa elektronike për përdorim kundër mjeteve ajrore pa pilot, sigurimi i i një komunikimi të sigurtë, makina të blinduara dhe pajisje mjekësore mbështetëse.

Vetëm kur mbrojtja ushtarake ukrainase të mund përballojë në mënyrë të besueshme ofensivën ruse deri tek një bllokim, atëherë do të jetë e mundur gjetja e një zgjidhje të negociuar. Ndonjëherë duhet të rrëmbehen armët për të ndalur armët.

Këto furnizime ushtarake, a do të ushqejnë më tej një paranojën ruse të rrethimit? Po, por pavarësisht fakteve në terren, Putin tashmë e ka ushqyer një paranojë të tillë. Ai së fundmi u tha studentëve në Shën Petersburg, se ushtria e Ukrainës “nuk është një ushtri normale, ajo është një ushtri e huaj, në këtë rast një legjion i huaj i NATO-s”.

Bashkimi Evropian, nuk do të mund të sigurojë kurrë unanimitet mbi furnizime të tilla ushtarake. Por nëse nuk ka konsensus nga të gjithë, ndihmat duhet të vijnë nga vendet e veçanta. Ndonëse kjo mund të sjellë përsëri shakanë e vjetër se “Amerika gatuan, ndërsa Evropa pastron kuzhinën”, ky është një rast i mirë për SHBA-në, për të kryer një furnizim me armë të rënda ushtarake. SHBA-ja ka paisjet më të mira dhe ky është ndoshta pozicioni më i mirë, për të kontrolluar përdorimin e saj, ndërsa është më pak e ndjeshme nga presionet ekonomike ose marrëveshjet dypalëshe të furnizimit me energji.

Ndarja e përgjitshme e barrës do të ishte e drejtë. Ekonomitë evropiane pësojnë mbi shpinë shumicën e efekteve anësore të sanksioneve, pasi ato kanë investuar më shumë me Rusinë. Gjithësesi evropianët do të ofrojë mbështetje ekonomike, për të cilën Ukraina ka nevojë jetike për të mbijetuar, e njëkohësisht po angazhohen shumë me anë të diplomacisë.

Në fakt, duket sikur Mekeini dhe Merkeli, bëjnë së bashku një kombinim të përsosur mes policit të ashpër dhe atij të butë. Ne kemi nevojë ta kundërshtojmë këtë propagandë. Dhe askush nuk është në pozitën më të mirë për ta bërë këtë se BBC-ja.

Ekziston një fushë tjetër, ku Evropa në përgjithësi dhe Britania në veçanti, mund të bëjnë më shumë. Media elektronike zakonisht klasifikohen si “pushteti i butë”. Por ato janë po aq të rëndësishme për Putinin sikurse edhe tanket e tij “T-80”.

Ai ka investuar rëndshëm tek to. Mes rusisht-folësve, duke përfshirë ata në Ukrainën Lindore apo edhe pakicave rusisht-folëse në shtetet baltike, Putini ka përdorur televizionin për të imponuar tregimin e vet të një shoqërie konservatore Rusie krenare e të kërcënuar nga fashistët e Kievit, nga një NATO ekspansioniste dhe një BE-je dekadente.

Vitin e kaluar, një i njohuri im ishte ulur lakuriq dhe i qetë në një vaskë të nxehtë me një mikun e tij në Moskë. Pas disa gotave me vodka, sikurse e do zakoni rus, rusi i mirëarsimur e pyeti: “Pra, më thuaj sinqerisht, ju i mbështesin fashistët në Kiev?“.

Ne kemi nevojë ta kundërshtojmë këtë propagandë, jo me gënjeshtrat tona por me një informacion të besueshëm dhe një koleksion të paraqitur në mënyrë skrupuloze, të pikëpamjeve të ndryshme.

Askush nuk ndodhet në pozitën më të mirë për ta bërë këtë sesa BBC-ja. Ndoshta SHBA-ja mund të ketë dronët më të mirë në botë, Gjermania pjesët më të mira për makina, por Britania ka transmetuesin më të mirë ndërkombëtar.

Dhe ka një oreks për këtë. Trishtueshëm BBC-ja, zvogëloi shërbimin në internet në gjuhën ruse, ndërsa ende ka një audiencë prej rreth 7 milionësh. Në një kohë që gjatë krizës audienca e saj ukrainisht-folëse është trefishuar në më shumë se 600 mijë vetë.

Në raportin e tij të shkëlqyer mbi të ardhmen e lajmeve, Xhejms Harding, drejtori i BBC News, bëri një deklaratë të fortë për zgjerimin e Shërbimit Botëror. Menjëherë rriti ofertat ndaj rusëve dhe ukrainasve, si një mënyrë e mirë për BBC për të treguar se ajo do të vërë paratë e saj, aty ku vërtetë duhet. Pa komprometuar pavarësinë e BBC-së, qeveria britanike mundet gjithashtu të ndihmojë me disa fonde shtesë.

Nëse ka sot njerëz që kanë nevojë për një informacion të saktë, të drejtë e të ekuilibruar, ata janë pikërisht rusët dhe ukrainasit. Sigurisht, asnjë nga këto gjëra nuk do të mund të ndalojë Putinin nesër, por të kombinuara së bashku ato më në fund do të funksionojnë. Diktatorët triumfojnë në një periudhë afatshkurtër, demokracitë në një periudhë më afatgjatë. /The Guardian/ a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button