Analiza

Një ushtri evropiane? Eshtë një fantazmë

Jean-Claude Juncker dëshiron të krijojë një ushtri evropiane për të mbrojtur vlerat e Bashkimit Evropian përballë Rusisë. Më mirë ja vlen të forcohet NATO

Berthold Kohler

Frankfurter Allgemeine Zeitung

Screen Shot 2015-03-12 at 1.25.52 PM

Parë me largpamësi, asgjë nuk është e pamundur. Nëse ju mendoni që Bashkimi Evropian duket tashmë se po bën gjithshka për të shmangur që ëndrra e saj e monedhës unike të mos shmdërrohet në ankth, e di se ju nënvlerësoni udhëheqësit e saj dhe entuziasmin e paoksidueshëm të politikave gjermane për projektet evropiane.

Në Berlin, projekti i ushtrisë evropiane i mbrojtur nga presidenti i Komisionit, Jean-Claude Juncker, ka gjetur një jehonë mjaft të favorshme deri tek Kancelarja. Përse është një ide e mrekullueshme? Argumentat janë gjithmonë të njëjtat: për simbolin, komunitetin e vlerave, efikasitetin, denacionalizimin. Një deputet i të gjelbërve madje ka sugjeruar të integrohen në ushtri ushtarë rusë dhe ukrainas, me qëllim që të ndalohet që ata të vriten midis tyre.

Duke parë zhvillimin e debatit, dikush mund të pyesë madje përse BE-ja ende nuk ka ftuar Kinën t’i bashkohet zonës euro, të paktën në afatgjatë. Deri sa BE-ja nuk do të jetë pajisur me një politikë të jashtme dhe sigurie, të denjë për këtë emër, ushtria evropiane do të shërbejë vetëm për të parakaluar në kryeqytetet e secilit vend anëtar, ditën e festës kombëtare.

Shtetet evropiane në fakt do të duhet të arrijnë në një nivel konsensusi të paarritshëm, duke patur parasysh interesat e tyre kombëtare.
Dhe cili do të kishte pushtetin për të dërguar këto trupa të bëjnë luftën? Presidenti i Komisionit Evropian, me pëlqimin e Bundestagut gjerman? Vini re, se kjo nuk duhet të ndodhë gjithsesi, meqënëse BE-ja “nuk do të pajisej (me një ushtri të përbashkët) për ta shpalosur atë menjëherë”, shpjegon Jean-Claude Juncker.

Presidenti i Komisionit Evropian vlerëson se në fakt përgjigjet ushtarake “nuk janë asnjëherë zgjidhje”. Dhe çfarë do të ndodhte nëse Londra dëshironte të ndërhynte në Lindjen e Mesme, apo Parisi në Afrikë? BE nuk mund të lejojë të krijohet një guackë e re boshe në emër të bashkimit. Ky nuk është momenti për të ëndërruar për të ardhmen, Evropa duhet të shikojë në sy rreziqet e të tashmes. Siguria e Evropës është kërcënuar nga një Rusi agresive shumë e militarizuar. Përballë cinizmit të Moskës, e vetmja zgjidhje kalon me një forcim politik dhe ushtarak të NATO-s, aftësitë parandaluese të saj duhet të rriten urgjentisht. Po kjo do të kushtojë shumë para. Fantazmat rreth një të ardhmeje të largët evropiane janë sigurisht më pak të kushtueshme, por ato janë gjithashtu shumë më pak efektive.

s.m./www.bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button