Psikologji

Një ushtrim i thjeshtë dhe i këndshëm, për të kuptuar se çfarë doni të bëni me jetën tuaj

“Ndiqni zemrën tuaj. Bëni atë që doni. Nëse diçka është në zemrën tuaj, bëjeni. Mos dëgjoni të tjerët”

Maz Jobrani

Rreth një dekadë më parë, unë ndihesha i humbur. U largova nga një punë që nuk ishte ajo çfarë unë pëlqeja të bëja në jetën time, por nuk e mora parasysh se për herë të parë pas katër vitesh, po ndihesha sikur nuk kisha asnjë qëllim për jetën time.

Mendoj se të paktën një herë në jetë, secili nga ne ndodhet në një udhëkryq të tillë. Për herë të parë jam ndjerë po njësoj gjatë gjimnazit, kur e pëlqeja shumë basketbollin, por nuk doja të përfundoja si një lojtar basketbolli. Dhe problemi është se shkollat tona nuk na orientojnë shumë për të kuptuar se çfarë pëlqejmë dhe çfarë duam të bëhemi. Gjithçka na lihet neve në dorë dhe ky është një vendim i vështirë për t’u marrë. Ne mendojmë dhjetra profesione të ndryshme, derisa të zbulojmë atë që vërtet duam të bëjmë. Ndaj, në përpjekje për të kuptuar se çfarë unë doja të bëja në jetën time, unë krijova një ushtrim të thjeshtë që jo vetëm na ndihmon të zbulojmë çfarë duam të bëjmë në jetë, por na ndihmon edhe të zbulojmë potencialet dhe talentet tona.

Kur ndihesha totalisht i humbur, mendova të bëja një rrjedhë të jetës sime qysh kur isha i vogël për të zbuluar që atëherë se çfarë më pëlqente të bëja. Dhe bëra pikërisht këtë gjë. Mora një fletë, një stilolaps dhe hodha në letër çdo dëshirë dhe çdo gjë që e bëja me qejf nga fëmijëria ime e deri tani. Më pas e analizova çdo gjë lidhur edhe me aftësitë e mia aktuale, sepse dëshirat ishin të shumta, por që të merrja iniciativën e të vazhdoja diçka, duhet edhe të isha i mirë në atë gjë.

Më pas bëra edhe disa teste, pashë video në YouTube për të kuptuar vërtet potencialet dhe dëshirat e vërteta të miat. Përfundova duke zgjedhur një dëshirë të madhe të fëmijërisë, të bëhesha një bloger, por ajo që dua të shpreh në këtë shkrim, është se transformimi i vetes nuk ndodh menjëherë. Ai kërkon një plan dhe një sistem të tërë mbështetjeje nga personat që na rrethojnë. Por që mund të arrihet. Mos e lejoni askënd t’u thotë se ju nuk mund t’i arrini ato që ia vendosni vetes si synim për t’i arritur. / e.h. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button