Analiza

Një vështrim panoramik mbi zonën danubiane

KONICA MINOLTA DIGITAL CAMERA

Kriza ukrainase është bangoprova e radhës për Bashkimin Europian. Në Europën Qendrore, vendet më të afërta me Ukrainën janë gjetur në udhëkryq midis Bashkimit Europian dhe shtegut rus. Vende të ndryshme kanë marrë qëndrime të ndryshme ndaj çështjes ukrainase, duke u rreshtuar pak a shumë direktivat e Bashkimit Europian i të cilit janë pjesë. Shkrimi i mëposhtëm merr në analizë mbështetjen e dhënë NATO-s nga Rumania, debatin e brendshëm në Republikën Çeke dhe natyrën e lidhjeve që kufizojnë Hungarinë dhe Rusinë, sidomos në planin energjitik.

Hungaria

Në Hungari aktualisht është i pranishëm një central elektrobërthamor i vetëm, i cili disponon katër reaktorë pranë qytetit Paks. Nuk ka të pranishëm të tjerë, as të mbyllura, dhe nuk janë parashikuar të tjerë për t’u ndërtuar në të ardhmen. Ky central i vetëm arrin që të prodhojë midis 35 dhe 45 përqind të energjisë së të gjithë vendit. Impianti menaxhohet nga Paks Nuclear Power Plant LDT, filial i kompanisë elektrike shtetërore Magyar Villamos Művek.

Bëhet fjalë për një central bërthamor të vjetër: është më shumë se 30 vjeçar, e ka plotësuar ciklin e tij jetik dhe do të duhej të mbyllej në 2012 në rast se nuk do të ishte vendosur për ta rinovuar që t’i zgjatej jeta edhe me 20 vite të tjera. Jo të gjitha pjesët janë modifikuar, por ato të pazëvendësueshme janë deklaruar akoma se funksionojnë me korrektësi dhe janë mbajtur. Me shumicë dërrmuese, parlamenti është demonstruar në favor të zgjatjes së jetës së funksionimit të tij, por edhe opinioni publik, po t’u përmbahesh sondazheve, ka qenë në favor në një masë të madhe.

Përveçse t’i zgjatej jeta, në vitin 2010 është vendosur që të zgjerohej centrali bërthamor duke i ndërtuar reaktorë të rinj, zgjedhje që në vitin 2012 qeveria hungareze në mënyrë kompakte e përcaktuar “një projekt me prioritet të lartë për ekonominë kombëtare”. Një komision i kryesuar nga vetë kreu i qeverisë, Viktor Orban, nga Ministrja i Ekonomisë dhe nga Ministri i Zhvillimit po merret me të gjitha zgjedhjet e nevojshme përkatëse.

Ka qenë pikërisht Ministrja e Zhvillimit Zsuzsanna Németh ajo që ka nënshkruar 14 janarin e kaluar një marrëveshje me kompaninë shtetërore Rosatom që do të financojë 80 përqind të projektit duke financuar 10 miliard euro. Zgjerimi do të ndodhë duke filluar nga viti 2015 dhe do të përfundojë 8 vjet më pas me ndërtimin e dy reaktorëve të tjerë.

Nëse lidhur me bërthamorin qeveria hungareze po impenjohet personalisht duke lidhur marrëveshje me kompani shtetërore ruse, në anën e formave të tjera të energjisë situata nuk është shumë ndryshe: i gjithë karburanti i përdorur furnizohet nga kompania ruse TVEL dhe Hungaria është e varur në masën 70 përqind nga gazi natyror rus. Marrëveshjet aktuale, premton Kryeministri Orban, do të mundësojnë që të ulet kostoja e energjisë, ndërsa opozita akuzon se Hungaria do të shitet duke u bërë krejtësisht e varur nga Moska.

Me qëllim që ta gllabërojë Ukrainën në sferën e influencës atlantike, Bashkimi Europian ka sanksionuar ekonomikisht Rusinë. Por një zgjedhje e tillë nuk është miratuar nga Hungaria dhe nga vende të tjera të ndryshme. Varësia energjitike nga Rusia nuk bën gjë tjetër veçse e rrit distancën midis Orban dhe pjesës së tjetër të Europës, por mospërputhja ka mundësi të ketë origjinë më të thellë.

51 vjeçari Viktor Orban është Kryeministër i Hungarisë nga viti 2010 kur ka siguruar mazhorancën parlamentare më të qëndrueshme të dalë ndonjëherë në Hungari nga rënia e komunizmit. Qysh në vitin 2011, qeveria e tij ka reformuar kushtetutën hungareze. Kushtetuta e re ka hyrë në fuqi duke filluar nga viti 2012 dhe është quajtur menjëherë si “një grusht shteti i bardhë”, një sfidë provokatore kundrejt Bashkimit Europian. Teksti i ri kushtetues e vendos kristianizmin si elementin kryesor të vendit. Në respektim të “traditave të ndryshme fetare” të mbetura, afirmon se ruan jetën njerëzore “qysh nga konceptimi” dhe institutin e martesës “si bashkim vullnetar jete midis burrit dhe gruas, duke qenë pse jo edhe familja si bazë e mbijetesës së kombit”.

Në fushën ekonomike, me braktisjen e politikave liberiste e viteve të para, Orban ka sjellë një forcim të sektorit publik dhe një taksim më të madh të privatit. Fërkimet e para me Bashkimin Europian kanë lindur në këtë fushë. Bankat e pranishme në vend qenë në pjesën më të madhe të tyre të huaja (ashtu si edhe kompanitë e telekomunikacioneve dhe të sektorit energjitik). Orban është njeriu që “ua ka marrë paratë bankave për t’ia dhënë popullit”, duke shtuar taksimet në ngarkim të instituteve financiare të huaja, duke hyrë kështu në konflikt me Bashkimin Europian. Orban ka premtuar edhe që të eliminojë hipotekat në valutë të huaj dhe tani ekziston frika për reperkusione të mëtejshme mbi bankat e huaja të pranishme në territorin hungarez. Veç kësaj, qeveria Orban ka vënë në diskutim pavarësinë e Bankës Qendrore Hungareze dhe ia ka zëvendësuar drejtorin me një emërim qeveritar. Së fundi, është riafirmuar vullneti për të mos qenë pjesë e monedhës unike europiane.

Qeveria Orban ka ndërprerë edhe raportin me Fondin Monetar Ndërkombëtar, duke arritur që të të slyejë me dy vjet përpara të gjitha borxhet. Hungarezët e kanë konfirmuar Orban në qeveri edhe falë reduktimit të tatimeve mbi të ardhurat dhe të papunësisë, që ka zbritur nga 11 përqind në 8 përqind. Çmimet e mallrave të konsumit janë ulur dhe janë reduktuar çmimet e energjisë me 20 përqind. Pensionet janë rritur me 8 përqind.

 

Rumania

Nëse qeveria dhe politika ekonomike e Hungarisë tregojnë gjithnjë e më shumë padurim ndaj Bashkimit Europian dhe NATO-s, Rumania duket se është shumë me prirur që të operojë në marrëveshje të përbashkët me këto të fundit. Zgjedhja e Krimesë për t’u shkëputur nga Ukraina që të hyjë e të bëhet vullnetarisht pjesë e territorit të menaxhuar nga Vladimir Putin duket se i ka dhënë sërish NATO-s një qëllim. Qeveria amerikane ka kërkuar që të rrisë numrin e trupave dhe të avionëve që stacionohen në bazën NATO në Rumani në parashikim të tensioneve të mëtejshme lidhur me territorin e Krimesë dhe qeveria ka pranuar menjëherë.

Baza në fjalë është aeroporti ushtarak dhe civil Mihail Kogalniceanu, i ndodhur në Rumaninë lindore në brigjet e Detit të Zi, është operative për qëllimet e strategjisë amerikane qysh nga 1999. Duke pasur parasysh afërsinë e saj me Krimenë, tani mund të bëhet e dobishme, pranon vetë Presidenti Traian Basescu.

Praktikisht baza ka luajtur një rol kyç në luftën në Afganistan dhe në 2003, gjatë tri muajve të pushtimit të Irakut, aeroporti u tranzitua nga 1300 avionë kargo dhe mjete të tjera transporti, 6200 njerëz dhe rreth 11100 ton pajime. Duke pasur parasysh këto potencialitetet, baza pririet që të konsiderohet si një ndër bazat operative me të rëndësishme të Joint Task-Force midis qeverisë amerikane dhe asaj të Bashkimit Europian. Jo rastësisht, nga fundi i 2009, qeveria amerikane ka shpenzuar pothuajse 50 milion dollarë për të azhurnuar bazën. Qysh atëhere aty operon Permanent Forëard Operating Site.

Aktualisht, baza numëron nja 80 ndërtesa. Presidenti Traian Basescu pohon se ka pasur një kërkesë që të lërë të rritet nga 1000 në 1700 numri i ushtarakëve amerikanë të impenjuar në bazë (e cila mund të mirëpresë deri në 2000 të tillë). Sipas United States Global Leadership Report të 2012, 43 përqind e rumunëve e miraton lidershipin e Shteteve të Bashkuara, 45 përqind nuk rezulton e sigurtë dhe vetëm 12 përqind nuk e miraton.

Rritja e trupave do të jetë ka shumë mundësi vetëm hapi i parë. Nga 2015 do të jetë operative baza amerikane Deveselu në jug të Rumanisë. Baza, e mbyllur në 2003, është përzgjedhur tani për sistemin balistik mbrojtës “Aegis” dhe do të armatoset me interceptorë SM-3, domethënë me raketa antiajrore, përveçse me pajisje radar dhe 200 njerëz në dispozicion. Me fjalë të tjera, kjo bazë do të duhet të ketë vetëm mundësin që të mbrojë dhe jo të sulmojë.

Ministri i Mbrojtjes rumun Mircea Dusa ka pohuar se përgatitja e bazës do të iniciojë “një partneritet shumë serioz me Shtetet e Bashkuara”. Një bazë e dytë e këtij lloji do të jetë operativ edhe në Poloni duke filluar nga 2018.

 

Republika Çeke

Së fundi, relativisht se cila prej rrugëve do të ishte më mirë të ndiqej, nëse atë të dëshiruar nga Rusia apo nga ajo e hequr nga Bashkimi Europian, në qeverinë e Republikës Çeke po zhvillohet një debat i brendshëm gjatë muajve të fundit.

Në fund të shkurtit, Presidenti i Republikës Miloš Zeman ka deklaruar në Parlamentin Europian të Strasburgut se është një “europeist i zjarrtë” dhe i dëshiruar që të bëhet pjesë e monedhës unike evropiane. Pohon edhe se është krenar që i përket “familjes kulturore europiane”, përkufizon veten “tolerant ndaj feve të tjera”, por i drejtohet botës islamike duke e quajtur “armike” dhe duke e krahasuar me nazizmin.

Por Bashkimit Europian i ka kritikuar teprinë e burokracisë, mungesën e rregullave dhe procedurave të pranuara, “mungesën e një disipline të përbashkët”, “rregullat tejet të ndryshme nga vendi në vend” dhe, së fundi, një politikë mbrojtjeje tepër të ndrojtur: “Duhet të studiohen politika të përbashkëta në kuadër të politikës së jashtme, të mbrojtjes, të fiskalitetit, të energjisë dhe të mjedisit”.

Duke folur gjatë një transmetimi radiofonik, lideri çek ka pohuar kohët e fundit se në rast se Rusia do të donte ta zgjeronte territorin e saj duke aneksuar rajonet lindore të Ukrainës, atëhere përgjigja e Perëndimit nuk do të duhej të kufizohej në vendosjen e sanksioneve ekonomike kundër Moskës, por do të duhej të përfshinte dislokimin e trupave NATO në brendësi të kufijve ukrainas. “Në momentin në të cilin Rusia vend që ta zgjerojë ekspansionin territorial të saj në Ukrainë, argëtimi do të përfundojë. Nuk do të këshilloja vetëm sanksionet europiane, por edhe një reagim ushtarak të aleatëve atlantikoveriorë si për shembull të forcave ushtarake NATO që të hyjnë në Ukrainë”.

Zeman është një figurë mjaft kontradiktore; është akuzuar për alkoolizëm dhe është dyshuar se ka qenë i dehur gjatë ceremonive dhe intervistave të ndryshme. Kryeministri Bohuslav Sobotka, 42 vjeçar, rreth 30 vjet më i ri dhe botërisht antipatik për kreun e shtetit Milos Zeman, është me ide të tjera. Ka kundërshtuar me forcë sanksionet evropiane kundër Rusisë pas aneksimit të Krimesë nga ana e saj duke arsyetuar se kjo gjë do të kishte një impakt mjaft negativ mbi ekonominë. Sobotka është deklaruar edhe kundër dërgimit të ushtarëve në Krime. “Rusia dhe Ukraina do të duhet të ulen së bashku në tryezën e bisedimeve”, thjesht.

Sobotka kritikon ashpër Bashkimin Europian që, deklaron ai, do të duhet të reagojë me maturi, “kompakt dhe të i bashkuar, por me mirësjellje”, ndërsa mënyra e veprimit aktual të tij “duket si e zënë nga histeria”.

Më pak kritik ndaj Bashkimit Europian duket se është 59 vjeçari Andrej Babis, që përfiton 18.7 përqind të preferencave (vetëm 1.8 përqind më pak se socialdemokratët fitues të Sobotka) duke nënvizuar në programin elektoral nevojën e një lidhjeje të besueshme me Brukselin dhe duke propozuar që forcohet pjesëmarrja çeke në gjirin e Bashkimit Europian. Në të njëjtën kohë, në planin ekonomik, shton se “fiskal – compact e dëmton sovranitetin kombëtar… sistemi unik i mbikëqyrjes bankare nuk vlen, sepse institutet çeke të kreditimit funksionojnë me korrektësi… Dhe për euron tek ne as nuk flitet fare… e di këtë që them, sepse unë, me grupin tim të kompanive, janë eksportuesi i katërt i vendit dhe merrem me tregtinë e jashtme prej një jete. Korona çeke është një instrument i domosdoshëm për të stimuluar dhe mbrojtur ekonominë tonë”.

Së fundi, Tomáš Prouza, 41 vjeçar, i emëruar të nesërmen e ardhjes së qeverisë Sobotka dhe Sekretar Shteti për Çështjet Europiane, ish Zëvendësministër i Financave, ka theksuar gjithmonë procesin e adoptimit të monedhës unike: “Nuk mund t’i lejojmë vetes luksin që as të qëndrojmë spektatorë, as thjesht vëzhgues jashtë fushës së lojës … Nëqoftëse shikojmë në vendet në të cilët euroskeptikët kanë fituar pozicione, kuptojmë se janë vende që kanë probleme të brendshme. Eurskepticizmi nuk është program politik, por votë proteste”.

Përgatiti:

ARMIN TIRANA

www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button