Horizonti.al

Një video mbresëlënëse, ku nëndetësja e marinës amerikane çan akullin dhe del në sipërfaqe

Një video mbresëlënëse tregon momentin në të cilin nëndetësja e sulmit të shpejtë amerikane Hartford del nga uji duke çarë akullin në Arktik. USS Hartford, një nëndetëse e sulmit bërthamor po kryente një manovër “Ice Exercise (ICEX) 2018” në Oqeanin Arktik. Bëhet fjalë për një stërvitje 5 javore që përfshiu ndërtimin e Ice Camp Skate, një qendër komandoje e përkohshme për të kryer operacione nëndet duke përfshirë një lundrim nën akull dhe manovra me silure. Pjesë e këtyre manovrave ishin edhe nëndetëset Seawolf USS Connecticut dhe ajo e tipit HMS Trenchant të Armatës së Mbretërisë së Bashkuar. Ky lloj operacioni i lejon marinës amerikane të vlerësojë përgatitjen e saj për të vepruar në Arktik, të rrisë eksperiencat në rajon dhe për të vazhduar marrëdhëniet me aleatët. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button