Horizonti.al

Një zhurmë 1100 decibel, do të krijonte një vrimë të zezë që do të zhdukte galaktikën tonë

… dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

Zjarrfikësit amerikanë, do të fshiheshin në rrënojat e Kullave Binjake, pak orë pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, në mënyrë që qentë të mund të gjenin “të mbijetuar”. Gjetja e vazhdueshme e trupave të pajetë po u shkaktonte shumë stres qenve, pasi ata mendonin se po dështonin në detyrën e tyre.

Zakonet tradicionale të vënies së emrave të fëmijëve në Islandë, ndryshojnë shumë me vendet e tjera, për shkak se nuk ndjekin asnjë linjë familjare. Burrat marrin një emër sipas babait të tyre. Domethënë, nëse një djalë quhet Jon bëhet prind i një djali të quajtur Olaf, emri i tij është Olaf Jonsson. Nëse Olaf ka një djalë të quajtur Magnus, emri i tij është Magnus Olafsson. Gratë kanë një medotë të ngjashme, por me prapashtesën ‘dottir’.

Kur u bë e qartë se Izraeli do të fitonte garën e Këngës në Eurovizion 1978, shumica e vendeve arabe e ndërprenë transmetimin e festivalit. Kjo përfshiu edhe Jordaninë, që e zëvendësoi transmetimin live me foton e një zambaku, dhe më vonë njoftoi se fituese ishte Belgjika.

Nëse ju arrini të bërtisni ose të krijoni një zhurmë që është 1.100 decibel, kjo do të krijonte një vrimë të zezë, që do të shkatërronte galaktikën tonë.

Muzikanti dhe këngëtari i famshëm Luis Armstrong luante aq shumë në trompë, sa që buzët do t’i zinin shpesh kallo, të cilën do ta hiqte me një brisk rroje.

Macet, ndryshe nga qentë, nuk munden për arsye fiziologjike që mund t’i shkaktojnë verbëri dhe vdekje, të jenë vegjetariane.

Disa nga organizatat bamirëse më të këqija, dhurojnë më pak se 4 përqind të donacioneve të tyre, për shkak se pjesën tjetër e harxhojnë nëpër aktivitete promovuese. 

Kur regjizori amerikan Xhejms Kameron u sëmur nga një helmim ushqimor në Romë të Italisë në mesin e xhirimeve të një filmi, ai pati një makth me një robot të dërguar nga e ardhmja për ta vrarë. Kjo i dha idenë e filmit “Terminator”, çka ishte një pikë e madhe kthese në karrierën e tij.

Rreth 70 për qind e erëzave të përdorura në botë, vijnë nga India.

Censorët profesionistë të pornografisë në Kinë, paguhen për të parë mbi 150 DVD pornografike çdo javë, nga fillimi deri në fund.

Qumështi i çokollatës u shpik nga xhamajkanët. Ai u bë popullor në Evropë nga një

botanist irlandez, i cili e shiti atë si ilaç.

Gjatë mesjetës, mijëra mace të zeza u vranë për shkak të supersticionit, me pasojën e padëshiruar të rritjes dramatike të popullatës së minjve. Ajo ishte një nga arsyet kryesore të shpërthimit të Epidemisë së Murtajës, që vrau dhjetëra miliona njerëz.

Kompania e famshme në fushën e mobilierisë IKEA, është e regjistruar si një organizatë jofitimprurëse, e përkushtuar për “avancimin e mëtejshëm të dizajnit të brendshëm të shtëpive”. Kjo i lejon kompanisë të paguajë vetëm një pjesë të vogël të taksave.

Në vitin 2008, kur shefi i mirënjohur britaik i kuzhinës Gordon Ramsej po xhironte një nga puntatat e emisionit të tij “Hell’s Kitchen” në Islandë, ai humbi ekuilibrin dhe ra gjatë një

një shkëmb 30 metra i lartë në ujin e akullt poshtë. Stafi i tij raportoi, se Ramsej qëndroi i zhytur nën ujë për të paktën 45 sekonda.

“Kents”, një kompani e madhe e prodhimit të duhanit në SHBA, shiste filtra unike cigaresh në vitet 1950, dhe madje reklamonte përfitimet shëndetësore që vinin prej tyre. Përbërësi i reklamuar që i veçonte ishte asbesti, që sot njihet si nga produktet më helmuese dhe kancerogjene për shëndetin e njeriut. / bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button