Magazine

Njerëz të famshëm që krijuan gjëra pozitive prej tragjedive

Alena Hall

charlize theronAjo që i bën disa njerëz më shumë elastikë se sa të tjerët? Sipas Shoqatës Psikologjike Amerikane, elasticiteti është thjeshtë përshtatja e mirë edhe në fatkeqësi, trauma apo tragjedi. Dhe çdonjëri prej nesh mund të punojë në këtë drejtim. Sipas HUFFPOST dhe pediatres Smita Malhotra, ata që e kuptojnë se lufta është thjeshtë një gur themeli drejt asaj që kemi përpara, apo që janë në gjendje të heqin dorë nga kontrolli, kanë një aftësi të fortë për t’u ringritur nga “balta” e të keqes. Dhe studimet tregojnë se ata që përballen me teknikat e intelektit mendor, janë shumë më të aftë që të kapërcejnë edhe kohë të trazuara. Por, nderimi i një të kaluare të dhimbshme vjen në shumë forma. Pas humbjeve të pabesueshme, këta shtatë njerëz të suksesshëm e të famshëm gjetën një mënyrë për ta kthyer tragjedinë personale në shpresë.
Jennifer Hudson
Gati gjashtë vjet më parë, këngëtarja Jennifer Hudson ka humbur nënën e saj, vëllanë dhe nipin e saj në një hapësirë kohe prej tre ditësh, pasi ëilliam Balfour, burri i ndarë nga motra e saj, i vrau brutalisht në atë që prokurorët e kanë konsideruar një shpërthim zemërimi. Me gjithë dhimbjen e pamatë, Hudsoni jo vetëm mësoi se si ta falë Balfourin, por ajo krijoi edhe Fondacionin Julian D. King Gift në kujtim të nipit të saj. Fondacioni ka për qëllim “të sigurojë stabilitet, mbështetje dhe përvojë pozitive për fëmijët e të gjitha përkatësive, për t’i ndihmuar ata të rriten sesi të jenë produktivë, të sigurtë dhe të lumtur.” Më 31 korrik 2013, Hudson u nderua me Çmimin “Do Something” – “Bëj Diçka”, për punën e saj të pabesueshme.
Liam Neeson
Një hap i madh për të shkuar përtej dhimbjes së humbjes së një njeriu të dashur është të lejosh veten që të jesh i ndjeshëm dhe i hapur në lidhje me atë vuajtje. Pa kkohe me pare aktori irlandez i vlerësuar me shumë çmime foli me Anderson Cooper në një intervistë “60 Minuta”, për të diskutuar vdekjen e gruas së tij të fundit Natasha Richardson, shkaktuar nga një aksident me ski në Montreal në vitin 2009. Kanë kaluar pesë vjet dhe ai vazhdon të luftojë çdo ditë, por ai është i sinqertë në lidhje me mënyrën se si ndihet me veten e tij. “Të godet fort”, i tha ai Cooper-it në intervistën 60 minutëshe. “Është si një valë. Të mbërthen kjo ndjesi e thellë e mungesës së stabilitetit … Toka nuk është më e qëndrueshme. Sigurisht, kjo sa vjen e rrallohet, por megjithatë më ndodh ndonjëherë”. Pasi gruaja u deklarua se e kishte trurin të vdekur, Neeson e mbajti atë artificialisht në jetë, një kohë të mjaftueshme për anëtarët e tjerë të familjes për t’i thënë lamtumirën e tyre. Ai gjithashtu lejoi dhurimin e tre organeve të saj – zemrës, veshkave dhe mëlçisë –  ajo është duke ndihmuar ende të tjerët që të jetojnë jetën e tyre sa më mirë.
Oprah Winfrey
Ajo mund të jetë një nga femrat më të suksesshme në botën e sotme, por Oprah ka punuar me demonë tepër të vështirë për të arritur në statusin e saj aktual. Ajo ka përjetuar abuzim seksual nga disa anëtarë të familjes, duke filluar në moshën 10 vjeçe, gjë e cila në fund të fundit e çoi në imoralitet seksual kur ishte një adoleshente. Në moshën 14 vjeçe ajo mbeti shtatzënë, por e humbi djalin e saj që foshnje, menjëherë pas lindjes. Oprah e mbajti këtë sekret të dhimbshëm për vite me radhë, derisa një i afërm e ndau historinë e saj me shtypin në vitin 1990. “E kuptova shumë shpejt që nxjerra e sekretit dhe ndarja me të tjerët ishte çliruese,” shkruan ajo, sipas New York Post. “Ajo që kam mësuar me siguri ishte se mbajtja e turpit ishte barra më e madhe”. Pavarësisht nga trauma, Oprah ishte një studente nderi në shkollën e mesme, fitoi një bursë të plotë për universitet, dhe tani është një grua të cilën miliona njerëz e vështrojnë dhe e admirojnë.
Joaquin Phoenix
Aktori amerikan, i njohur gjerësisht për interpretimin e tij të muzikantit Johnny Cash në Walk the Line (Trotuar) (2005), humbi vëllanë e tij River nga një mbidozë droge kur ai ishte vetëm 19 vjeç. Ai bëri një telefonatë tek 911 duke u përpjekur të shpëtojë vëllain e tij, por që në fund nuk pati sukses. Ende 20 vjet më vonë, ai e ka ruajtur karrierën e tij të suksesshme si aktor dhe shërbeu si një aktivist social i përkushtuar për PETA-n, Amnesty International, Arti i Elysium-it, ZEMRA dhe Aleanca e Paqes.
Charlize Theron
Kur aktorja e Afrikës së Jugut ishte vetëm 15 vjeç, ajo u bë dëshmitare për nënën e saj që qëllon dhe vret të atin alkoolik dhe agresiv, për vetëmbrojtje. Por në vend që të linte traumën të përcaktonte të ardhmen e saj, ajo shikonte shembullin mbrojtës të nënës dhe forcën e saj dhe ka punuar për të ndërtuar një ndjenjë të mahnitshme besimi. Ajo vazhdoi të ndjekë karrierën e aktrimit, dhe në fund u bë e para aktore e Afrikës së Jugut që fitoi një çmim Oscar. Në një intervistë të ABC Neës me Diane Saëyer, Theron tha se ajo e sheh atë përvojë si një tatuazh në zemrën e saj. “Është një pjesë e imja, por nuk bën ligjin në jetën time,” tha ajo.
Bill Cosby
Në vitin 1997 ky komedian legjendar përballet me vrasjen tragjike të djalit të tij, Ennis, i cili ishte vetëm 27 vjeç. Ai u vra gjatë një grabitjeje në tentativë duke ndërruar një gomë të shfryrë në Los Anxhelos. Djali ishte një i diplomuar në Universitetin e Columbias dhe mësues në praktikë mësimore. Cosby iu kthye gruas së tij për ta mbështetur gjatë asaj kohe të dhimbshme. “Menjëherë pas hapjes së derës së përparme dhe hyrjes në shtëpi, fëmijët ishin aty, vajzat ishin aty, dhe ishte shumë qetësi,” i tregoi ai  RADIOS KOMBETARE PUBLIKE. “Unë iu afrova asaj, ajo ishte e ngrohtë, ajo ishte e dashur, ajo ishte nënë, ajo ishte grua, dhe ajo ishte njeri. Dhe më dha një ndihmë shumë të madhe.” Pas humbjes së Ennis Cosby ka punuar në “Little Bill” (Billi i vogël), shfaqje për fëmijët parashkollorë për Nickelodeon, dhe debutoi tek Alberti i shëndoshë në teatro në vitin 2004. Ai gjithashtu nxorri Komedinë e tij të parë live në 30 vjet të titulluar “Far from finished” (Aspak i mbaruar) në vitin 2013.
Nikole Kidman
Çdo grua e cila dëshiron të bëhet nënë dhe ende lufton me pjellorinë kupton se sa e vështirë mund të jetë për ta diskutuar këtë çështje me të tjerët, veçanërisht me publikun. Megjithatë, Nikole Kidman ka komunikuar çuditërisht në mënyrë të hapur në vitet e fundit rreth dhimbjes së saj, e gatshme për ta ndarë atë me pjesën tjetër të botës. Gjithashtu ajo kurrë nuk hoqi dorë – ajo adoptoi dy fëmijë, lindi me sukses vajzën e saj Sunday, dhe pati vajzën e saj më të vogël Faith nëpërmjet një praktike mjekësore. “Unë kam pasur një shtatzëni ektopike, aborte spontane dhe unë kam patur trajtime të fertilitetit,” tha Kidman për Revistën “Who” – “Kush”. “Unë i kam bërë të gjitha gjërat që ndoshta mund të bëhen për t’u përpjekur për të ngelur shtatzanë. Sunday është mrekullia në jetën time.”

Leave a Reply

Back to top button