Magazine

Njerëzit e gjykojnë personalitetin tuaj, bazuar në këto 7 gjëra të vogla

Screen Shot 2016-04-09 at 18.05.24

Nga momenti kur takoni dikë për herë të parë, ju doni që shpejt e shpejt të vlerësoni se cili është dhe cfarë përfaqëson. Prandaj mund të jeni në kërkim të cilësive si ndershmëria, mirësia dhe inteligjenca. Nëse i kushtoni vëmendje këtyre gjërave, mund t’ju ndihmojë për vendime të mëdha, si një marrëdhënie romantike, punësimin e një individi, apo pranimin e një oferte për punë. Bazuar në këto gjëra, ja se si njerëzit e gjykojnë personalitetin tuaj, për të përcaktuar se cilët jeni dhe cilët mund të mos jeni.

  1. Shkrimi juaj i dorës

Sipas një studimi, mënyra se si dikush shkruan dhe përmasa e shkrimit të dorës mund të thotë disa gjëra për atë person. Sipas studimit, që është kryer nga National Pen company, është zbuluar se njerëzit me dorëshkrim të vogël janë të prirur të jenë të druajtur, tepër të përpiktë, dhe studiozë, ndërkohë që njerëzit më të shkujdesur përpiqeshin ta siguronin vëmendjen përmes dorëshkrimit më të madh. Ata që i marrin gjërat seriozisht ushtrojnë më shumë trysni mbi stilolapsin kur shkruajnë, ndërkohë që të tjerët kanë prirjen të jenë më të dhembshur e të ndjeshëm.

2. Ngjyra juaj

Sipas një artikulli në Psychology Today, ngjyra që zakonisht zgjidhni për rrobat, apo që ju pëlqen më shumë, flet shumë për atë që ju jeni. Njerëzit që zgjedhin shpesh të zezën janë të ndjeshëm, artistikë dhe të vëmendshëm ndaj detajeve, ndërkohë që ata që pëlqejnë të kuqen jetojnë plotësisht dhe janë proaktivë në sipërmarrjet e tyre.

Njerëzit që pëlqejnë të gjelbrën janë besnikë dhe të dashur, ndërkohë që ata që pëlqejnë të bardhën janë të organizuar dhe logjikë, dhe ata që kanë blunë si ngjyrë të preferuar janë të qëndrueshëm, të ndjeshëm dhe i marrin në konsideratë të tjerët.

3. Kafshimi i thonjve

Disa sjellje të përsëritura të fokusuara tek trupi flasin shumë për personalitetin tuaj. Mënyra si trupi juaj reagon ndaj situatave, qoftë duke tërhequr flokët, kafshuar thonjtë apo hequr lëkurën, mund të tregojë padurim, irritim, mërzitje apo pakënaqësi. Marrim për shembull kafshimin e thonjve. Sipas një studimi, sugjerohet se ata që kafshojnë thonjtë kanë prirjen të jenë perfeksionistë, por edhe të tensionuar dhe nervozë.

4. Këpucët tuaja

Sipas psikologëve, mund të gjykosh me saktësi një person thjeshtë duke i parë këpucët. Sipas një studimi të Universitetit të Kansasit në SHBA, thjeshtë duke ekzaminuar koston, stilin, ngjyrën dhe gjendjen e këpucës, mund të jesh në gjendje që të hamendësosh për rreth 90% të karakteristikave personale të njeriut që i vesh, si për shembull të ardhurat e tij, prirjet politike, gjininë dhe madje edhe moshën.

5. Sytë

Sytë janë pasqyrë e shpirtit. Sytë tuaj mund të thonë shumë për ju, cfarë mendoni dhe ndjeni, dhe nëse jeni mashtrues apo besnik. Sipas studimeve, njerëzit me sy blu bien më pak dakord dhe janë më të prirur të jenë alkoolistë, se sa ata me sy të errët. Një tjetër mënyrë si të tradhëton syri, është një mungesë e kontaktit të qëndrueshëm me sy, që zbulon mungesë vetëkontrolli dhe vullnet të dobët.

6. Përpikmëria juaj

Sa herët apo vonë shkoni në një takim mund të krijojë një përshtypje, negative ose pozitive, për personalitetin tuaj. Të shkosh vonë në një takim të rëndësishëm, do të thotë se po krijon një përshtypje negative për personin që je, ndërkohë që nëse jeni herët, do të thotë që respektoni kohën e të tjerëve, si dhe që jeni të mirëorganizuar mendërisht dhe të motivuar.

7. Duarshtrëngimi juaj

Eshtë zbuluar se njerëzit me një dorështrëngim të fortë rrezatojnë vetëbesim dhe pasqyrojnë një karakter të fortë. Ata janë më të prirur të jenë njerëz të hapur, ekspresivë. Njerëzit me dorështrëngim të dobët, nga ana tjetër, nuk kanë vetëbesim dhe gjithmonë kanë prirjen të zgjedhin rrugëdaljen e kollajtë nga një sfidë. Ofrimi i vetëm një dorështrëngimi mund të jetë ndryshimi, mes të shfaqurit i sigurtë, ose i sinqertë dhe miqësor./bota.al

Leave a Reply

Back to top button