Horizonti.al

Njerëzit e parë që konsumonin çokollatën, nuk ishin amerikano-qendrorë

Qytetërimet Olmek dhe Aztek të Amerikës Qendrore, “shpikën çokollatën” kur prodhuan pije aromatike të hidhura me kakaon, që në fillim të vitit 1900 Para Erës Sonë. Ose të paktën kështu mendonin shkencëtarët. Por disa qeramika të sapo zbuluara 5.300-vjeçare, e zhvendosën vendlindjen e kakaos në Ekuador.

Këtu hodhën rrenjë pemët e para të kakaos, Theobroma, dhe po këtu njerëzit shfrytëzuan farat e saj për qëllime kulinare dhe ceremoniale. Zbulimi ndodhi kur studiuesit vunë në dukje, se enët që përdornin njerëzit në komunitetin Majo-Çinçipe në Amazonë, ngjanin si poçet me kakao të popullit Maja.

Pastaj ata panë brenda, dhe e kuptuan se ato ishin përdorur edhe për ta ruajtur kakaon. Këto enë u gjetën si në shtëpi ashtu dhe në varre, ndaj kakaoja përdorej si një dhuratë për të vdekurit, si dhe një ushqim pluhur, dhe ndoshta për të bërë një pije të nxehtë me kakao. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button