Magazine

Njerëzit me besim të lartë tek vetja, nuk i bëjnë asnjëherë këto gjëra

Screen Shot 2016-04-20 at 12.02.08Njerëzit me vetëbesim të lartë besojnë në aftësinë e tyre për të arritur. Nëse nuk beson ti tek vetja,përse të tjerët duhet të besojnë tek ti? Që të përmirësoni vetëbesimin, hidhuni një sy këtyre gjërave që njerëzit me besim të lartë tek vetja e tyre nuk i bëjnë kurrë.

  1. Ata nuk sajojnë justifikime

Njerëzit me vetëbesim të lartë marrin pronësinë e mendimeve dhe veprimeve të tyre. Ata nuk fajësojnë trafikun kur janë vonë, thjeshtë janë vonë. Ata nuk justifikojnë mangësitë e tyre me mënyra si: “Nuk kam kohë”; “Nuk jam aq i mirë”; ata gjejnë kohë dhe vazhdojnë të përmirësohen, deri kur janë të mirë aq sa duhet.

2. Nuk shmangin gjërat e frikshme

Njerëzit me vetëbesim të lartë nuk e lënë frikën t’ua dominojë jetën. Ata e dinë se gjërat që kanë firkë të bëjnë shpesh herë janë të njëjtat gjëra që duhet të bëjnë, për t’u zhvilluar dhe për t’u bërë njeriu që duhet të jenë.

3. Nuk jetojnë në një fluskë rehatie

Njerëzit me vetëbesim të lartë e shmangin zonën e rehatisë, sepse e dinë që ajo është një vend ku ëndrrat vdesin. Ata ndjekin në mënyrë aktive një ndjesi parehatie, sepse e dinë që sforcimi është i detyrueshëm për suksesin.

4. Ata nuk i shtyjnë gjërat deri javën tjetër

Njerëzit me vetëbesim të lartë e dinë që një plan i mirë i ekzekutuar sot, është më mirë se sa një plan i madh i lënë për një ditë tjetër. Ata nuk presin “kohën e duhur”, apo “rrethanat e duhura”, sepse e dinë që këta reagime bazohen tek frika nga ndryshimi. Ata veprojnë tani, sot, sepse pikërisht tani dhe sot ndodh progresi.

5. Ata nuk fiksohen pas opinionit të të tjerëve

Njerëzit me vetëbesim të lartë nuk zihen në rrjetën e mendimeve negative të të tjerëve. Ndërkohë që kujdesen për mirëqenien e të tjerëve dhe synojnë të kenë impakt pozitiv në botë, ata nuk kapen në opinionet negative, për të cilat nuk mund të bëjnë dot asgjë. Ata e dinë se miqtë e vërtetë do i pranojnë ashtu si janë, dhe për pjesën tjetër nuk u bëhet vonë.

6. Ata nuk i gjykojnë njerëzit

Njerëzit me vetëbesim të lartë nuk kanë tolerancë për dramat e panevojshme, të vetëshkaktuara. Ata nuk ndiejnë nevojën të fyejnë miqtë prapa shpine, të marrin pjesë në thashetheme për kolegët, apo t’u turren atyre që kanë mendime ndryshe. Ata ndihen aq rehat për atë që janë, saqë nuk ndiejnë nevojë për të parë të tjerët.

7. Ata nuk lejojnë që mungesa e burimeve t’i ndalë

Njerëzit me vetëbesim të lartë mund të shfrytëzojnë cilëtdo burime që kanë, pavarësisht sa të mëdhenj ap të vegjël. Ata e dijnë se të gjithë gjërat janë të mundura, me kreativitet dhe prej refuzimit për të hequr dorë. Nuk futen në agoni prej pengesave, por fokusohen në gjetjen e një zgjidhjeje.

8. Ata nuk bëjnë krahasime

Njerëzit me vetëbesim të lartë e dinë se nuk po konkurrojnë me askënd. Ata konkurrojnë vetëm me personin që ishin një ditë më parë. Ata e dijnë që cdo person tjetër po jeton një histori kaq unike, saqë krahasimi do të ishte absurd dhe një ushtrim thjeshtësues në kotësi.

9. Ata nuk gëzohen duke kënaqur të tjerët

Njerëzit me vetëbesim të lartë nuk kanë interes që të kënaqin këdo që takojnë. Ata janë të vetëdijshëm se jo të gjithë njerëzit shkojnë mes tyre, dhe kështu është jeta. Ata fokusohen në cilësinë e marrëdhënieve të tyre, në vend të sasisë së tyre.

10. Ata nuk kanë nevojë për garanci konstante

Njerëzit me vetëbesim të lartë nuk janë në nevojë që t’u mbash dorën. Ata e dinë që jeta nuk është e drejtë dhe gjërat nuk shkojnë gjithmonë si duan ata. Ndërkohë që nuk mund të kontrollojnë cdo ngjarje në jetën e tyre, ata fokusohen në fqinë e tyre për të reaguar pozitivisht, e cila i shpie gjithmonë përpara.

11. Ata nuk shmangin të vërtetat e pavolitshme të jetës

Njerëzit me vetëbesim të lartë merren që në rrënjë me problemet e jetës, përpara se “sëmundje” të përhapet ngado. Ata e dinë që problemet e lënë pa u adresuar, gjejnë një mënyrë për t’u shumëfishuar me kalimin e ditëve, javëve dhe muajve. Ata zgjedhin më mirë të kenë një bisedë të parehatshme me partnerin sot, se sa të fshehin një të vërtetë të pavolitshme, e cila do të vinte në rrezik besimin.

12. Ata nuk heqin dorë për shkak të pengesave të vogla

Njerëzit me vetëbesim të lartë ngrihen në këmbë sa herë që rrëzohen. Ata e dinë se dështimi është pjesë e pashmangshme e procesit të rritjes. Ata janë si një detektiv, në kërkim të treguesve që zbulojnë përse kjo qasje nuk funksionoi. Pasi ndryshojnë planin e tyre, ata përpiqen sërish (por këtë herë më mirë).

13. Ata nuk kërkojnë lejen e askujt për të vepruar

Njerëzit me vetëbesim të lartë veprojnë pa hezituar. Cdo ditë, ata i kujtojnë vetes, “Nëse jo unë, atëherë kush?”

14. Ata nuk vetëkufizohen në një kuti të vockël veglash

Njerëzit me vetëbesim të lartë nuk kufizohen në Planin A. Ata përdorin të gjithë armët që kanë në dispozicion, duke testuar pa pushim efektshmërinë e secilës qasje, deri kur identifikojnë strategjitë që ofrojnë më shumë rezultate, për koston më të vogël në kohë dhe përpjekje. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button