Po. Shpesh ata që kanë një IQ mbi mesataren janë më të kënaqur, nëse kanë pak marrëdhënie miqësie dhe takime jo shumë të shpeshta. Në këtë përfundim ka arritur një kërkim i London School of Economics dhe Universitetin i Menaxhimit në Singapor, me më shumë se 15 mijë të rinj të moshës 18 deri në 28 vjeç, të cilët plotësuan një pyetësor dhe më pas iu mat koeficienti i inteligjencës. Për studiuesit, kjo ndodh për shkak të faktit se më inteligjentët mund të jenë më autonomë në zgjidhjen e problemeve të tyre praktike dhe, prandaj, kanë ndjenjën e të mos pasurit nevojë që të mbështeten tek të tjerët, për t’ia hedhur. Por është gjithashtu e mundur, që ata janë më të fokusuar në qëllimet e tyre, dhe për këtë arsye kanë më pak kohë për marrëdhëniet shoqërore. Së fundi, është e mundshme që të gjejnë më pak stimuluese apo edhe irrituese, marrëdhënien me të tjerët, edhe sepse ndoshta nuk ndihen që të tjerët i kuptojnë./ bota.al
1 minute read