Histori

Njerëzit më të pasur në histori: Cornelius Vanderbilt

Screen Shot 2016-06-27 at 06.44.21I lindur nga një fermer dhe lundërtar i varfëruar në maj të vitit 1794, Cornelius Vanderbilt përfaqëson historinë tipike të varfanjakut që bëhet pasanik. Në moshën 11 vjeç, Vanderbilt la shkollën për të punuar si hamall. Sipas legjendës, nga mosha 16 vjeç, Vanderbilt merr drejtimin e një anije me vela me dy-direkë.

Në moshën 18 vjeç, ai u kontraktua nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për të furnizuar pozicionet pararojë në Luftën e vitit 1812. Deri në fund të luftës, ai kishte mësuar artin e ndërtimit të anijeve, kishte një flotë të vogël anijesh nën kontrollin e tij, dhe kishte një kapital pune prej 10,000dollarësh. Gjatë dekadës së ardhshme, Vanderbilt mori kontrollin e trafikut në Lumin Hudson, me anijet e tij luksoze dhe çmimet lirë.

Prej aty, ai zgjeroi biznesin e tij të transportit në hekurudhën e Nju Jorkut, Providencës, dhe Bostonit. Nga viti 1846, Vanderbilt ishte një milioner tashmë. Tashmë në vitin 1850, vëmendja e Vanderbiltit ishte fokusuar mbi hekurudhat, dhe në vitin 1863, ai kishte në pronësi hekurudhat e Nju Jorkut dhe Harlemit. Megjithatë, nuk u ndal aty.

Vanderbilt bleu më pas Hekurudhën e Lumit Hudson si dhe hekurudhën e Qendrës të Nju Jorkut, që e bëri të ofronte shërbimin e parë hekurudhor nga Nju Jorku për në Chicago. Në vitin 1877, në moshën 83 vjeç, Vanderbilti ndërroi jetë për shkak të komplikacione me shëndetin. Sot, vlerësohet se Cornelius Vanderbilt ka patur një pasuri, të llogaritur  me GDP-në e vitit 1877, prej afro 165 miliardë dollarë amerikanë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button