Enciklopedike

Njerëzit më të shkurtër e përjetojnë më herët të tashmen

Screen Shot 2015-04-29 at 22.04.57

Duket e cuditshme, por ka kuptim. Kjo teori u parashtrua nga një neuroshkencëtar me emrin David Eagleman, dhe quhet lidhja kohore.

Ajo ndërtohet përreth idesë që ne e përjetojmë botën në paketa informacioni që grumbullohet prej shqisave tona dhe përpunohet nga truri. Pjesë të ndryshme të trupit, edhe nëse e marrin informacionin në të njëjtën kohë, marrin sasi të ndryshme kohe për ta përcuar në tru. Të themi i dërgon një sms dikujt, dhe godet me kokë një shtyllë telefoni, ndërkohë që në të njëjtën kohë godet me gishtin e madh të njëjtën shtyllë – teorikisht, informacioni i mbledhur nga plaga në kokë do të shkojë në trurin tënd më shpejt se sa informacioni nga gishti i madh, por ti do i ndiesh në të njëjtën kohë. Kjo ndodh sepse truri i përmbahet një lloj skeme organizative që i vendos gjërat në një rend që të ketë sa më shumë kuptim për ne.

Kjo vonesë në përpunimin e informacionit është ajo që i bën njerëzit e shkurtër më shumë “në të tashmen”. Një person më i shkurtër përjeton një version më të saktë të kohës, sepse ka më pak vonesë në informacionin që shkon në tru.

Leave a Reply

Back to top button