Enciklopedike

Njeriu që nuk ka pothuaj fare tru

Screen Shot 2015-05-03 at 17.17.55

Jo vetëm që truri kontrollon çdo aspekt të jetës tonë, ai punon në mënyrë konstante nën presion të fortë – disa herë nw kuptimin e vërtetë të fjalës. Për shembull, mendoni tregimin e vitit 2003 për një qytetar të paemër francez, historia e pazakontë e të cilit ishte botuar në “The Lancet”. Derisa identiteti i tij u mbajt sekret, ne do ta quajmë atë Jacques. Jacques ishte një burrë i martuar me dy fëmijë, i cili punonte si nwpunws civil në Marsejë. Një ditë, këmbën e tij të majtë e ndjeu paksa të dobët, kështu që vizitoi një spital lokal. Ndërsa doktorët ekzaminuan historinë e tij mjekësore, ata mësuan se kur Jacques ishte bebe, ai kishte vuajtur nga hidrocefalusi, që është grumbullimi i lëngut brenda trurit.

“Uji” ishte drenuar, por doktorët vendosën të bënin disa skanime dhe të shikonin nëse problemi i Jacques ishte neurologjik në natyrën e vet. Ajo që gjetën ishte për t’u habitur. Shumica e kokës së Jacques ishte e mbushur me lëng. Normalisht, truri njerëzor është i mbrojtur nga dy ventrikujt anësore, të cilat janë struktura të mbushura me lëng cerebrospinal, i cili vepron si jastëk për qelizat e vogla gri. Lëngu rrjedh përmes këtyre dhomave të gjithë kohën, por në rastin e Jacques, lëngjet nuk drenoheshin. Me kohën, grumbullimi shkaktoi që ventrikujt e tij anësorë të bymeheshin kaq shumë, saqë truri i tij ishte sheshuar në një fletë të hollë. Doktorët vlerësuan se truri i tij ishte zvogëluar me 50-70 për qind, duke ndikuar në zonat që përgjigjeshin për lëvizjen, gjuhën, emocionin,  pra për  gjithshka. Në mënyrë shokuese Jacques ishte në rregull, ndërsa IQ e tij ishte vetëm 75, ai nuk ishte mendërisht me probleme. Ai kishte një punë të qëndrueshme, rriste një familje dhe nuk kishte probleme të ndërvepronte me të tjerët. Me kohën, truri i tij u adaptua ndaj të gjithë presionit, dhe, edhe pse ai kishte më pak neurone sesa shumica, Jacques ishte një qënie njerëzore plotësisht funksionale. Dhe as mos u shqetësoni, se këmba e tij ishte në rregull. Sapo doktorët futën një shunt dhe drenuan lëngun, gjymtyra e tij u kthye në normalitet. Sidoqoftë truri i tij është shumë i vogël, që tregon që ty nuk të duhet të jesh një gjeni që të punosh për qeverinë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button