“Under” do të jetë restoranti i parë nënujor në Europë. Procesi i ndërtimit ka filluar në mes të janarit dhe do të inagurohet në mars të 2019. Restoranti po ndërtohet në një hotel në Lindesnes, në jug të Norvegjisë. Hyrja ndodhet 3 metra mbi nivelin e detit, ndërsa restoranti do të jetë 5.5 metra nën nivelin e detit. Do të ketë një kapacitet për 100 persona. Imazhet e projektit tregojnë që klientët mund të shikojnë fundin e detit dhe jetën nënujore përmes një dritareje panoramike prej 11 metrash të gjerë. Kjo strukturë ka një qëllim të dyfishtë, pasi kërkuesit mund të përdorin për të studiuar biologjinë detare. Norvegjia pret që “Under” të njihet si restoranti nënujor më i madh në botë. / bota.al
Less than a minute