Psikologji

Notat në shkollë nuk tregojnë realisht se sa i zgjuar je ti. Mesazh reflektues…

Shpesh na lihet të mendojmë se mënyra se si performojmë në shkollë, është njësoj si mënyra se si do t’ia dalim mbanë në jetë. Ne detyrohemi që të vegjël të besojmë se çfarë ka vlerë dhe është e rëndësishme në shkollë, ka po aq vlerë dhe është po aq e rëndësishme edhe në jetë. E vërteta është se, asnjë opinion i të tjerëve nuk duhet ta kushtëzojë të ardhmen tonë. Asnjë vlerësim i mësuesve të tu është përfundimtar, apo vendimtar i performancës tënde në jetë.

Ne nuk duhet të përkufizohemi nga notat tona në shkollë. Njohuritë tona përfshijnë shumë më shumë nga sa mund të tregojë një notë në një fletë, për një detyrë të caktuar. Shëndeti ynë mendor është më i rëndësishëm se sa notat tona. Shëndeti ynë fizik është më i rëndësishëm se notat tona. Nuk është se rezultatet tona në shkollë s’kanë vlerë, thjesht ato nuk janë gjithçka.

Ne të gjithë kemi fuqitë dhe dobësitë tona. Kjo do të thotë se ekzistojnë lëndë, në të cilat do të japësh maksimumin dhe do të dalësh mirë, si dhe lëndë ku nuk do të dalësh aq mirë. Ti duhet gjithsesi të ndjekësh intuitën tënde, si dhe të ndjekësh atë që të thotë zemra jote. Ajo çfarë na dëshpëron ne në jetë , është se në shkollë gjithë suksesi ynë bazohej tek notat dhe rezultatet tona. Mirëpo jeta nuk ka të bëjë aq shumë me notat dhe rezultatet. Nuk ka aq shumë rëndësi përfundimi, sa ka rëndësi rruga që ndjek.

Notat e tua nuk e tregojnë se sa i zgjuar je. Numri i ndjekësve në rrjetet sociale nuk tregon realisht vlerat e tua. Opinionet e të tjerëve për ty nuk përcaktojnë të ardhmen tënde. Notat kanë rëndësi vetëm nëse ajo lëndë ka rëndësi për ty. Në shkollë notat janë gjithçka, ndërsa në jetë notat dhe provimet janë të përkohshme, ndërsa edukimi mbetet përherë.

Leave a Reply

Back to top button