Magazine

Nuk është e vërtetë, por e besoj

Faktet i influencojnë opinionet tona më pak nga sa mendohet. Disa shkencëtarë duan të kuptojnë psenë, për të na ndihmuar që të jemi më objektivë

Në nëntor, Donald Trumpi ka hedhur poshtë sondazhet, duke u bërë Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara. Pak muaj më parë votuesit britanikë kishin vendosur ta nxirrnin Mbretërinë e Bashkuar nga Bashkimi Europian. Lëvizjet populiste rriten në të gjithë Europën, por sipas kundërshtarëve të tyre sigurojnë konsensuse duke e deformuar apo duke e injoruar të vërtetën. Politikanët i shmangen thelbit dhe thonë gënjeshtra. Gjithmonë ka qenë kështu dhe, në deridiku, është pasoja natyrale e një culture të lirë dhe demokratike. Megjithatë, me sa duket sot jemi në një fazë të re, erën e “politikës të pas së vërtetës”, në të cilën gjëja e vetme është truthiness, sipas përkufizimit të komikut amerikan Stephen Colbert: një gjë që duket e drejtë, edhe pse nuk është e bazuar mbi faktet, dhe për të cilën njerëzit duan të besojnë sepse konfirmon parakonceptet e tyre. Gjatë viteve të fundit psikologë dhe politologë na kanë bërë të shikojmë se deri në çfarë pike jemi të gjithë viktima të truthiness, që na çon në një vizion të polarizuar të fakteve, nga siguria e vaksinave tek ndryshimet klimaterike e shkaktuara nga qeniet njerëzore. Problemi është se faktet i influencojnë më pak nga sa do të pritej opinionet e një specieje që quhet Homo Sapiens dhe duket se gjërat po përkeqësohen. Për të na hequr përvazat nga sytë, shkencëtarët po kërkojnë të kuptojnë kur dhe pse zgjedhim të kemi një vizion të pjesësshëm të informacioneve.

Parasëgjithash, le të sqarojmë një gjë: faktet janë një e mirë. Mund të jenë jokomodë apo tronditës, por …

[real3dflipbook id=”1441″]

Leave a Reply

Back to top button