Horizonti.al

Nuk është legjendë. Fuqia e pabesueshme e meditimit, e shpjeguar edhe shkencërisht

Screen Shot 2015-09-06 at 10.16.47 AM

Disa të mira të papritura – por shkencërisht të provuara – të një praktike që ka origjinë të lashtë, por që në kohët e sotme ka rigjetur një sukses të pazakontë

Zbut stresin, lehtëson simptomat e ankthit dhe të depresionit dhe është një ilaç për të gjitha të këqiat, për atë që lodhet duke u përqëndruar: Për përfitimet më të njohura të meditimit flitet shpesh, por kjo disiplinë (në të gjitha versionet e veta të ndryshme nga standarti), nëse praktikohet në mënyrë konstante, mund të dhurojë edhe avantazhe të tjera të papritura.

1. I lidh muskujt me trurin. Studime të rezonancës manjetike në Universitetin e Harvardit mbi një grup studentësh të kthyer nga një kurs 8-javor meditimi, kanë evidentuar një trashje të lëndës gri (së bashku me trupa të neuroneve të pranishme në tru dhe në medulën spinale) në zonat cerebrale, të shoqëruar me ndërgjegjësimin e vetë trupit, si dhe dhimbsurinë për atë që na ndodhet pranë. Në të njëjtën periudhë kohe janë regjistruar një zvogëlim i volumit të migdalës (një rajon cerebral i shoqëruar me stresin dhe me frikën), si dhe një shtim i materies gri në koren parafrontale, përgjegjëse për disa funksione të ndërgjegjes superiore, si përqëndrimi dhe kapaciteti vendim-marrës.

2. Vepron si antiinflamator. Një studim ndërkombëtar i publikuar në vitin 2013 dhe i kryer nga studiues në Uisconsin (USA), Spanjë dhe Francë ka demonstruar sesi 8 orë meditim intensiv, i praktikuar nga ekspertë të disiplinës, janë të mjaftueshme për të “shuar” aktivitetin e disa gjeneve, të lidhura me origjinën e proceseve inflamatore. Një tjetër studim hollandez i botuar në 2014-ën ka demonstruar që meditimi mund të veprojë mbi sistemin nervor simpatik, duke nxitur lëshimin e substancave antiinflamatore dhe duke reduktuar prodhimin e substancave që stimulojnë proceset inflamatore. Një lajm i mirë për kë vuan nga forma të inflamacionit kronik.

3. Bën të ngrihet temperatura trupore… Sipas një studimi të Universitetit të Singaporit të publikuar në Plos ONE, nga praktikimi i një forme të veçantë meditimi të murgjve tibetianë (e quajtur g-Tummo), do të ishte e mundur të ngrihej vetë temperatura trupore. Disa murgj arrinin të ngrinin temperaturën e brendshme edhe në acarin tibetian (-25°C), duke arritur të thanin edhe çarçafët e lagur rreth trupit.

4. … dhe ul tensionin. Meditimi mund të favorizojë lëshimin në gjak të oksidit nitrik (një substancë që provokon lëshimin e vazave të gjakut), duke e furnizuar gjakun me “tuba” më të mëdha për të rrjedhur. Ja përse kjo praktikë, së bashku me një stil jete të shëndetshme dhe me ilaçe për rastin, mund të ndihmojë kë vuan nga tensioni i lartë, për ta ulur hipertensionin.

5. Na mban të rinj. Një sesion meditimi në ditë… heq bastunin nga krahu. Meditimi mund të ngadalësojë, në fakt, procesin e plakjes qelizore. Studime të ndryshme, midis të cilave një studim i zgjeruar i Universitetit të Kalifornisë “Davis’”, kanë demonstruar sesi meditimi përmirëson aktivitetin e enzimës telomeraza, që rindërton dhe zgjat telomerët, sekuenca të ADN-së të vendosura në fund të kromozomeve. Mbrojtja e telomerëve është themelore për të garantuar jetë të gjatë të qelizave: kur telomerët shkurtohen nën një prag të caktuar, qelizat pushojnë së ndari dhe hyjnë në një gjendje plakjeje.

6. Mund të jetë më shplodhës sesa gjumi. Në një studim të kryer në 2006-ën, një grupi studentësh universitarë, iu është kërkuar të bëjnë një dremitje, të meditonin ose të vështronin televizorin, para se të kryenin një provë për të verifikuar nivelet e tyre të vigjilencës. Kush kishte medituar, arriti rezultate më të mira deri 10 %, në krahasim me atë që kishte bërë gjumin e drekës.

7. Është një qetësues i fuqishëm. Kërkimet cerebrale të ekspertëve të meditimit, të krahasuara me ato të atyre që nuk e zbatojnë këtë disiplinë, tregojnë që të parët provojnë shumë më pak dhimbje nga të dytët. Arsyeja duhet kërkuar në zvogëlimin e lidhjeve cerebrale midis kores ballore cingolata (e shoqërizuar me ndjesi negative që e bëjnë dhimbjen fizike akoma më shumë të padurueshme), dhe pjesë të kores parafrontale, përgjegjëse për një pjesë të madhe të përvojave të vetëndërgjegjësimit trupor. Kush mediton nuk është i imunizuar nga dhimbja fizike, por mëson të lirohet nga komponenti emotiv, i cili e përkeqëson dhimbjen.

8. Aleat i grave. Praktikat e meditimit dhe e disiplinave të tjera me origjinë lindore, si tai chi dhe yoga munden të shfuqizojnë simptomat më të zakonshme të menopauzës si “skuqje” nga të nxehtit e papritur, shqetësimet e humorit dhe të gjumit, dhimbjet e kockave dhe muskulare: E thotë një rishikim i studimeve mbi temën, të kryer në vitin 2010./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button