Horizonti.al

Nuk ka dhomë sekrete në varrin e Tutankamonit

Në vitin 2015, arkeologu britanik, Nicholas Reeves ekzaminoi rezultatet e skanuara që ishin kryer në varrin e Tutankamonit dhe arriti në përfundim se kishte të dhëna për të besuar se mund të ekzistonte një dhomë e fshehtë brenda asaj aktuales. U spekullua se kjo dhomë mund të mbante varrin e Nefertitit që thihet se mund të ketë qenë e ëma e faraonit. Autoritetet egjiptiane e mbështetën këtë hipotezë dhe e besuan në një masë prej 90%. Edhe pse pati zëra kundërshtuese si ajo e Zahi Hawass –it që nuk besonte të kishte ndonjë dhomë të fshehtë diku as edhe të bëhej fjalë për një varr të Nefertitit. Tani një studim i realizuar nga specialistët e Universitetit të Turinit i dha të drejtë Hawass-it. Kërkuesit kanë përdorur teknika zbulimi me radarë shumë të avancuara dhe mbërritën në përfunimin se nuk ekziston asnjë dhomë sekrete në brendësi të varrit. Ashtu siç u shprehën shkencëtarët italianë, ky rezultat nga një anë prodhoi një farë zhgënjimi, sepse ishte e mrekullueshme ideja e një varri brenda një tjetri dhe nga ana tjetër kënaqësia sesi teknologjia mund të shërbejë edhe një herë për të ndihmuar shkencën dhe për të përshkallëzuar të vërtetën e fakteve. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button