Enciklopedike

Nuk ka lumturi më të madhe se të kënaqësh tjetrin… Një histori tejet frymëzuese

Dy burra, të dy të sëmurë shumë rëndë, ishin shtrirë në dhomën e një spitali.

Njëri prej tyre ishte në gjendje të qëndronte ulur për gjysmë dite. Shtrati i tij ishte ngjitur me dritaren e vetme që kishte dhoma.

Burri tjetër kalonte gjithë ditën i shtrirë në shpinë.

Çdo ditë, kur burri i parë ulej pranë dritares pas drekës, ai i përshkruante fqinjit gjithçka që shihte.

Burri i dytë mezi e priste këtë.

Dritarja shihte jashtë nga një park me një liqen shumë të bukur.

Mjellmat notonin në liqen, fëmijët vendosnin varka prej lodre në ujë. Në distancë hapej një panoramë shumë e bukur.

Njeriu pranë dritares e përshkruante gjithçka me detaje të gjallë, dhe i dyti rrinte shtrirë në shtrat dhe imagjinonte skenën.

Kaluan ditët.

Një mëngjes, një infermiere hyri në dhomë dhe tha se burri pranë dritares kish vdekur në gjumë, i qetë.

Burri i dytë kërkoi që t’ia zhvendosnin shtratin pranë dritares. Infermierja i lëvizi krevatet dhe e la burrin vetëm.

Ai u ngrit në bërryla me vështirësi, duke u përpjekur të shohë nga dritarja.

Por, gjithë sa pa, ishte një mur i bardhë!!!

Ai thirri infermieren dhe i tha: “Si mundet që fqinji im të shihte gjithë gjërat që më tregonte?”

Infermierja u përgjigj se fqinji kish qenë i verbër, dhe nuk shihte dot as murin.

Ndoshta ai donte thjesht që t’i ngrinte humorin shokut të dhomës.

Nuk ka lumturi më të madhe se të bësh të tjerët të lumtur, pavarësisht problemeve që ke.

Leave a Reply

Back to top button