Analiza

Numërimi mbrapsht për bërthamoren

Screen Shot 2015-06-30 at 13.45.34

Nga Bernard Guetta

Afati i fundit i 30 qershorit, nuk vlen vetëm për Greqinë. Kriza iraniane, një tjetër kokëçarje ndërkombëtare që prej kohësh mobilizon negociatorët, duhet edhe ajo të gjejë zgjidhje deri të martën e ardhshme, ndonëse një rezultat i suksesshëm duke qartazi i largët.

Aktualisht të pezulluara, bisedimet duhet të rinisin në mesin e kësaj jave, dhe negociatat janë aq të vështira se zgjatja e tyre nuk përjashtohet, ndërsa një dështimi i mundshëm (ashtu si në rastin e Greqisë), do të ishte një ngjarje katastrofike.

Në frontin e Iranit, aksionet janë të qarta. Sanksionet ndërkombëtare të vendosura mbi Republikën Islamike, për ta parandaluar atë të vazhdojë përpjekjet për ndërtimin e bombës atomike, e kanë goditur kaq fort ekonominë vendase, saqë Teherani është i vendosur të anulojë programin me çfarëdolloj kostoje.

Popullsia e ka kërkuar këtë në mënyrë të qartë, me zgjedhjen dy vjet më parë të reformatorit Hasan Rohani, programi i të cilit mund të përmblidhet në pak fjalë:negociata të menjëhershme, dhe kompromis sa më shpejt që të jetë e mundur.

Teokracia iraniane dhe udhëheqësi i saj, Ali Khamenei, njeriu më i fuqishëm në vend, janë po aq të etur për të lënë pas sanksionet, jo vetëm për shkak se arka e shtetit së shpejti do të jetë bosh, por edhe për arsye se një dështim ekonomik, mund të nxisë shpejt një dështim politik.

Një marrëveshje e nevojshme

Në Iran, liderët dhe populli kanë pra të njëjtin qëllim:suksesin e negociatave. Ky qëllim ndahet dukshëm edhe nga Shtetet e Bashkuara. Për amerikanët, bëhet fjalë t’i jepet fund 35 viteve të konfliktit me Teheranin, që dikur kishte qenë një nga aleatët e tij kryesorë në Lindjen e Mesme, deri në rënien e Shahut, për t’u kthyer më pas kundër Uashingtonit dhe përfshirë në boshtin e së keqes.

Megjithatë, tani mbështetja e Teheranit është bërë e domosdoshme. Irani shiit, është në fakt lider dhe bastioni i të gjitha forcave shiite në rajon, nga Hezbollahu tek regjimi sirian, duke kaluar tek shumica shiite në pushtet në Irak.

Pa mbështetjen e Teheranit, do të jetë e pamundur t’i jepet fund gjakderdhjes siriane, mposhtur xhihadistët e Shtetit Islamik dhe stabilizuar rajonin, para se ky i fundit të zhytet në një luftë  njëqindvjeçare midis dy rrymave të Islamit, shiitëve dhe sunitëve.

Shtetet e Bashkuara, kanë nevojë për një marrëveshje me Iranin, për të mos qenë të detyruara të bombardojnë objekteve bërthamore të Iranit, dhe u tërhequr zvarrë në një konflikt të pafund. Por kjo hapje ndaj Teheranit, ushqen kritikat e aleatëve saudite, izraelitëve dhe madje edhe evropianëve, të cilët e akuzojnë Uashingtonin, se po tregohet tepër i dobët në negociatat me Iranin.

Marrëveshja nuk është arritur ende. Mungojnë vetëm detajet e fundit teknike, dhe duhet të tejkalohet presioni i shumicës republikane në Kongres, aspak e prirur ndaj idesë së një marrëveshjeje me iranianët. Negociatat vazhdojnë, por parashikimi se çdo të ndodhë në të ardhmen, është i pasigurtë. / “Internazionale” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button