Enciklopedike

Numri 0888 888 888 – Supersticioni absurd

Screen Shot 2015-04-27 at 19.27.02

Kompania bullgare e telefonisë celulare, Mobitel, pezulloi numrin 0888 888 888 pasi tre njerëz me këtë numër vdiqën brenda dhjetë vitesh. Përdoruesi i parë ishte Vladimir Grashnov, ish CEO i kompanisë. Ai vdiq në vitin 2001. U tha se vdekja e tij ishte shkaktuar nga kanceri, ndonëse ka spekulime se u helmua nga një rival. Më pas, numri iu dha lordit të trafikut të drogës, Konstantin Dimitrov, i cili vdiq në Holandë, ku kishte shkuar të inspektonte perandorinë e tij të trafiqeve. Vrasjen e tij e kryen grupet rivalë mafiozë rusë. Personi i tretë që e përdoru numrin ishte gjithashtu një trafikant, si dhe menaxher pasurish të paluajtshme. Konstantin Dishliev vdiq jashtë një restoranti në Sofie. Policia sapo kishte kapur drogë që i përkiste atij, me vlerë 130 milionë stërlina. Pas vdekjes, Mobiteli e pezulloi dhënien e këtij numri dhe nuk do ia japë më askujt. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button