Analiza

Obama “blen” Ukrainën

Ministrja e re Financave të Kievit është Natalie Jaresko, ish funksionare e Departamentit Amerikan të Shtetit, e transformuar në shtetase ukrainase me një dekret urgjent. E pastaj i bëjnë apel demokracisë nëse Putini bën Carin

US-POLITICS-OBAMA-CORRESPONDENTS

Sikur ta kishte ngritur në këmbë një aleat i atij poshtrit Vladimir Putin nuk do të ishim sigurisht këtu për ta diskutuar. Brukseli dhe Uashingtoni do t’ia kishin denoncuar tashmë paligjshmërinë. Dhe mediat kryesore evropiane dhe amerikane do të bën garë njëra me tjetrën për ta përkufizuar si një qeveri kukull të paprezantueshme në shërbim të një fuqie të huaj. Por bëhet fjalë për një ekzekutiv të lindur me bekimin e Obamës, Angela Merkelit, Bashkimit Europian dhe nën drejtimin e Presidentit ukrainas Petro Poroshenko, një ish oligark i çokollatës i mbajtur me kimet të madh midis Uashingtonit, Brukselit dhe Berlinit.

Kështu që të gjithë preferojnë të mos e bëjnë të madhe. Fakti që me 2 dhjetor Poroshenko dhe Kryeministri i tij Arseniy Yatsenyuk kanë krijuar një qeveri të re duke ia dorëzuar dikasterin e Financave Natalie Jaresko, një ish funksionare e Departamentit Amerikan të Shtetit e transformuar në shtetase ukrainase me një dekret urgjence nuk duket se nuk ka bërë kureshtar njeri.

Nga ana tjetër, askush nuk pyet as pse kolltuku i Zhvillimit Ekonomik dhe i Tregëtisë ka përfunduar tek Aivaras Abromavicius, një specialist investimesh në tregjet emergjente, që vjen – pa shiko, pa shiko – nga ajo Lituani që është e gatshme ta furnizojë Kievin me armë dhe municione për t’i mundësuar që të përballojë të revoltuarit prorusë të rajoneve lindore.

Dhe po kaq normale duhet të duket edhe emërimi tek Shëndetësia e gjeorgjianit Aleksandre Kvitashvili, ish ministër i atij Presidenti Mikheil Saakashvili që në vitin 2008 shkaktoi përplasjen me Rusinë, në tentativën e shëmtuar për të marrë Oshecinë e Jugut. Me pak fjalë, lindja e një qeverie ukrainase me tri kolltukë kyç, midis të cilëve di dikastere financiare themelore për të ardhmen e vendit, po aq të huajve të natyralizuar si ukrainas (edhe për lituanezin dhe gjeorgjianin ka dalë dekreti i shtetësisë) konsiderohet si një gjë absolutisht normale.

Sigurisht, për ta pranuar duhet e gjithë dashamirësia miratuese e një shtypi të madh europian dhe amerikan i gatshëm për rastin e Ukrainës që të vërë mënjanë çdo pretendim objektiviteti. Në treshen e prokonsujve të thirrur që të mbikëqyrin dhe ratifikojnë punën e Presidentit Petro Poroshenko dhe të Kryeministrit të tij, prania më shqetësuese është padyshim ajo e zonjës Natalie Jaresko.

Edhe pse amerikania Jaresko pasi ka punuar në vitet nëntëdhjetë për ambasadën amerikane në Kiev dhe është bërë përgjegjësja e Western NIS Enterprise Fund, një organizatë e ngarkuar nga Departamenti i Shtetit që të financojë bizneset private në Ukrainë, ka përdorur të njëjtat fonde të shpërndara prej saj që të krijojë një kompani investimesh të quajtur “Horizon Capital”.

Me pak fjalë, përpara se promovohet në ministre të Ukrainës, ka arritur në operacionin jo të lehtë e financimit të një shoqërie të saj me fondet e Western NIS Enterprise Fund të besuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Një operacion i kësaj natyre në Amerikë do t’i kishte shkaktuar të paktën një akuzë për «insider trading».

Kurse në Ukrainë duket se askush nuk e ka vënë ujët në zjarr. Edhe pse alkimia financiare futej ka mundësi në operacionin e madh të investimeve të kushtuar mbi 5 miliard dollarë dhe të destinuar, siç u pranua kohë më parë nga Victoria Nuland, Nënsekretarja amerikane për Çështjet Europiane, për ta hequr Kievin nga orbita sovjetike. Futja në ekzekutivin e sapolindur ukrainas e lituanezit Aivaras Abromavicius nuk është më pak shqetësuese.

Edhe pse zgjedhja e këtij nënmbreti të dytë ka ardhur menjëherë pas vizitës në Kiev të Presidentes lituaneze Dalia Grybauskaite. Një vizitë gjatë së cilës është shpallur gadishmëria e Vilniusit për ta furnizuar Ukrainën me armë dhe municione për të luftuar militantët prorusë e rajoneve lindore. Rajone që Presidentja lituaneze Grybauskaite nuk ka ngurruar që t’i përkufizojë si «shtet terrorist» në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin Poroshenko.

(nga Giornale)

Përgatiti: ARMIN TIRANA/www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button