Analiza

“Obama dëshiron të integrojë përsëri Iranin në lojën diplomatike”

Screen Shot 2015-04-11 at 5.47.13 PMNga Thierry Coville

Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, Francë

Të nesërmen e marrëveshjes-kuadër të  të 2 prillit mbi çështjen bërthamore midis grupit P5 +1 (Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Franca, Britania e Madhe, Gjermania) dhe Iranit, Thierry Coville, specialist i Lindjes së Mesme, analizon pasojat gjeopolitike të kësaj negociate dhe efektet e saj në shoqërinë iraniane

Sipas jush cila është rëndësia e marrëveshjes së arritur për dosjen e vështirë të çështjes bërthamore me Iranin?

Konçesione janë bërë nga të dyja palët dhe kjo u pa nga rezultati i negociatave të filluara në nëntor të vitit 2013. Aktorë të shumtë flasin për një marrëveshje historike dhe ata kanë të drejtë edhe nëse kanë mbetur ende tre muaj negociata për të përfunduar detajet. I drejtuar nga një president i moderuar, Hassan Rohani, Irani ka zgjedhur një rrugë të zgjuar. Dhe kjo është shumë mirë.

Cili mund  të jetë impakti gjeopolitik i kësaj marrëveshje në rajon?

Nuk është aq marrëveshja në vetvehte, se sa çfarë do të kemi pas marrëveshjes, që mund të ketë një impakt mbi strategjitë rajonale. Frika e parë vjen nga Arabia Saudite, e cila e sheh me një sy të keq rifillimin e diskutimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Për sauditët, kjo është shenjë që ndikimi i Iranit në rajon do të rritet. Megjithëse është e vështirë të flitet për një kooperim amerikano-iranian, beteja e Tikritit kundra shtetit islamik në Irak, ilustron një farë afrimi midis dy vendeve. Komandot iraniane kanë sulmuar para se të tërhiqeshin, për të lënë aviacionin amerikan të mirrte stafetën. Medoemos që ka pasur shkëmbime midis dy shteteve. Unë mendoj se ky është projekti i Barack Obamës: të gjejë një marrëveshje për çështjen bërthamore, për të mundur që të integrojë përsëri Iranin në lojën diplomatike. Për presidentin amerikan, Irani mund të luajë një rol konstruktiv për daljen nga kriza në Jemen, në Irak dhe në  Siri. Irani shiit nuk është një mbështetës i madh i presidentit sirian, Bachar Al-Assad dhe dyshon  më shumë në grupet xhihadiste anti-shiite të shtetit islamik, të cilët po luftojnë në këto vënde. Pra është në interesin e tij të rivendosë stabilitetin në Siri. Gjithashtu, Irani ka të gjithë interesin të shfaqet si një aktor i paevitueshëm në Lindjen e Mesme.

Si e priti opinioni publik iranian këtë marrëveshje  ?
Pritja ka qenë shumë pozitive. Duhet të kujtojmë se Hassan Rohani u zgjodh në saj të premtimeve të tij për të arritur heqjen e sanksioneve ndërkombëtare nëpërmjet negociatave. Shoqëria civile është shumë e kënaqur nga rezultati. Në sajë të kësaj marrëveshje-kuadër, Hassan Rohani doli fitimtar nga diskutimet por gjithashtu dhe udhëheqësi i lartë, Ali Khamenei, i cili i ka mbrojtur negociatat megjithë anti-amerikanizmin e tij. Sot që të dy e kanë ngritur kapitalin e tyre politik.

A mund të kontestohet marrëveshja nga konservatorët e Parlamentit iranian?

Vija e ashpër dominon në Parlament dhe një numër i parlamentarëve janë thellësisht anti-amerikanë dhe kundërshtojnë konçesionet e bëra nga Presidenti. Megjithë një konsensus të gjerë politik, Hassan Rohanit i duhet të bëjë një betejë të ashpër. Aq më tepër me mbajtjen e zgjedhjeve legjislative viitin e ardhshëm. Por ai e ka treguar tashmë shkathtësinë e tij diplomatike. I mbetet atij të ruajë një raport force, që për monentin për atë është e favorshme. Sepse konservatorët do t’i vështirësojnë projektet e tij të reformave ekonomike dhe sociale, si dhe ato që synojnë forcimin e të drejtave të njeriut në Iran.

Franca mbajti  një qëndrim të veçantë gjatë gjithë negociatave. Si e analizoni ju qëndrimin e saj ?
Përshtypja është se të gjithë janë gëzuar nga marrëveshja e arritur, përveç Francës! Zyrtarisht diplomatët janë të shqetsuar për rrezikun e shtimit të armëve bërthamore në Lindjen e Mesme. Për të shpjeguar këtë qëndrim duhet të kemi parasysh frymën neo-konservatiore të disa diplomatëve francezë, si dhe lidhjet tona tregtare dhe strategjike me Arabinë saudite, dhe ato historike që bashkon Francën me Izraelin, i cili është shumë armiqësor ndaj marrëveshjes.
Por cili është vizioni politik i Francës për sfidat politike të brëndshme në Iran dhe për sfidat e tij gjeopolitike në Lindjen e Mesme? Atë nuk e dimë. Personalisht mendoj se ka një mangësi të madhe.

s.m./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button