Enciklopedike

Operacioni “Alsos”

U dhanë miliona dollarë për t’i blerë shkencëtarët nazistë, që të vinin në Amerikë, me bombën dhe të gjithë rezultatet e kërkimit, si dhe materialet. Ata shkencëtarë u bënë partnerë të Robert Oppenheimerit, Enrico Fermit, dhe Edward Tellerit, dhe i mundësuan amerikanëve të përfundonin kërkimin e ndarjes së bërthamës

Screen Shot 2015-06-14 at 23.37.42

Kjo teori përqëndrohet tek një njeri në veçanti, Samuel Abraham Goudsmit (1902-1978). Goudsmit ishte një fizikant bërthamor i cili kryesonte Operacionin “Alsos”, si një degë e Projektit të Manhatanit. Ndërsa Amerika e konsideronte atë me rëndësi jetike, për t’ua kaluar gjermanëve në ndërtimin e bombës atomike, ata mendonin se ishte njësoj e rëndësishme t’i pengonin gjermanët sa më shumë të ishte e mundur. Aleatët menduan se gjëja më e mirë do të ishte sulmi i impianteve të nazistëve të mbajtëseve të topave.

Zor se ndonjë makineri në botë funksiononte pa topa mbajtëset, dhe ndërsa Nazistët tentuan të bënin kërkime në fizikën bërthamore, Goudsmit organizoi një rreth spiunësh për të raportuar sesa po i afroheshin gjermanët bombës. Raportet e tij të botuara, thonin se ata kurrë nuk iu afruan, por e vërteta, sipas kësaj teorie konspiracioni, është më shumë tinëzare.

Goudsmit thuhet të ketë zbuluar se fizikantët bërthamorë nazistë, të udhëhequr nga Otto Hahn dhe Werner Heisenberg, në fakt e ndërtuan bombën, ose të paktën zbuluan të gjithë teknologjinë e nevojshme dhe ishin në procesin e realizimit. Hitleri kishte si synim ta përdorte në Londër, Angli. Për të mos e lejuar, Goudsmit informoi qeverinë amerikane, të cilës i dukej më e volitshme t’i blinte shkencëtarët nazistë duke i nxjerrë jashtë loje, sesa të bombardonte zonat ku po ndodhte prova bërthamore.

Po kështu, Goudsmit kishte qënë i paaftë të verifikonte nga shkencëtarët se ku po kryhej kjo provë. Pas Luftës, u zbuluan laboratorë tej e mbanë Gjermanisë, gjë e cila do të thotë se bombardimi nuk do të kishte qënë i mundshëm. Kështu Goudsmit-it iu dhanë miliona dollarë për t’i blerë shkencëtarët nazistë, që të vinin në Amerikë, me bombën dhe të gjithë rezultatet e kërkimit, si dhe materialet. Ata shkencëtarë u bënë partnerë të Robert Oppenheimerit, Enrico Fermit, dhe Edward Tellerit, dhe i mundësuan amerikanëve të përfundonin kërkimin e ndarjes së bërthamës, e më pas të ndërtonin bomba. Testi i Trinitetit, i 16 Korrikut 1945 është pretenduar, prej kësaj teorie, të ketë qënë bomba origjinale Naziste. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button