Analiza

Operacioni “Apokalipsi”, goditje ndaj mafias së re në Sicili

Mafia: operazione Apocalisse; 95 arrestiNjë operacion i gjerë antimafia që është pagëzuar me emrin “Apokalipsi” po kryhet në Palermo: Karabinierët, policia e shtetit dhe Guardia di Finanza po kryejnë 95 arrestime kundër ‘burrave të nderit”, ose më saktë mafiozëve në Resuttana dhe San Lorenzo, të akuzuar për lidhje mafioze, vjedhje dhe krime të tjerë.

Hetimet, të koordinuara nga Drejtoria rajonale Antimafia e Palermos, arritën të rindërtojnë organigramën e re të klanit mafioz që vepronte në periferinë perëndimore të Palermos. Veçoritë e këtij operacioni gjigant policor do të bëhen të ditura në një konferencë shtypi, që do të zhvillohet sot paradite

Hetuesit kanë pikasir krerët dhe ekzekutuesit, pasi janë siguruar dhe kanë prova për shumë grabitje të kryera në mënyrë kapilare nga Cosa Nostra në dëm të kompanive të ndërtimit dhe veprimtarive tregtare në territorin e saj, si dhe kushtëzime të paligjshme të ekonomisë lokale.

Leave a Reply

Back to top button