Histori

Operacioni “Miti” / Hetimi sekret i vdekjes së Adolf Hitlerit nga Bashkimi Sovjetik

Konsensusi i përgjithshëm është se ai vrau veten me një tabletë cianur, dhe një plumb në kokë në 30 prill të vitit 1945. Megjithatë, sovjetikët nuk kanë qenë aq të sigurtë mbi këtë, ndaj ata filluan zbatimin e “Operacionit Miti”. Ky qe një hetim mbi vdekjen e Adolf Hitlerit dhe vërtetësinë e trupave që u zbuluan në dalje të bunkerit të nëndheshëm të liderit nazist, kur Ushtria e kuqe pushtoi Berlinin

Screen Shot 2016-03-27 at 08.11.34

Në 30 prill 1945, Ushtria e Kuqe sovjetike ishte duke sulmuar Berlinin. Ndërkohë, Hitleri dhe disa bashkëpunëtorë të besuar, qenë fshehur në bunkerin e nëndheshëm të kancelarisë së Rajhut. Bunkeri qe projektuar posaçërisht për të mbrojtur Fyhrerin. Ai ishte plot me apartamente personale për Adolfin dhe gruan e tij të re (për të cilën publiku nuk kishte dijeni), Eva Braun. Hitleri dhe Eva gjendeshin aty kur supozohet se kryen vetëvrasje, një ngjarje që Operacioni Miti do ta mbulonte gjerësisht. Menjëherë pas vetëvrasjes së supozuar të Adolfit dhe Evës, njerëzit e Hitlerit thuhet se i nxorrën trupat e tyre jashtë dhe u përpoqën t’i djegin ato, duke ia dalë pjesërisht. Ata më pas i varrosën trupat në kopshtin e Kancelarisë. Kur mbërriti Ushtria e Kuqe, rusët gjetën një trup që ngjante me Hitlerin. Sovjetikët më vonë do të zbulonin se ai në fakt i përkiste sorizë së Hitlerit, Gustav Veler.

Ata zbuluan më pas edhe dy trupa të djegur pjesërisht. Në fillim, ato u shpërfillën pasi ushtarët besonin trupi i Fyhrerit ishte gjendur më herët. Ata u interesuan për dy trupat, kur i pari rezultoi të qe një mashtrim. Shumë njerëz besojnë se ata i përkisnin Evës dhe Adolfit, edhe pse nuk ka asnjë provë mjeko-ligjore të mbetjeve njerëzore.

Sovjetikët pohuan se kishin gjetur trupin e Hitlerit në javët pas pushtimit të Berlinit. Megjithatë, ata e pranuan se kjo nuk ishte e vërtetë. Për të zbuluar nëse Hitleri qe arratisur apo se ku gjendej trupi i tij, nisi Operacioni Miti. Dosja e Operacionit Miti (1- G-23) ka qenë sekrete deri kohët e fundit.

Qëkur nga ajo është bërë publike (në një farë masë), ne e dimë se fokusi i operacionit ishte intervistimi i njerëzve që qenë të afërt me Hitlerin, dhe që ndodheshin me të në pranverën e vitit 1945. Në total u pyetën rreth 800 persona.

Pasardhësi i Hitlerit, kishte bërë një shpallje publike se Fyhreri kishte vdekur duke luftuar në Berlin. Ky skenar i ngjarjeve u pranua vetëm nga pasuesit e Hitlerit (disa neo-nazistë e besojnë shumë). Por ai nuk i reziston hetimeve të Operacionit Miti. Përmes pyetjeve të tyre, ata kishin konstatuar sesi Hitleri ashtu edhe Eva aluduan për vetëvrasjen e tyre të afërt në muajin prill.

Ata patën marrë edhe deklarata nga shumica e njerëzve të afërt me Hitlerin, që asokohe deklaronin se Fyhreri e qëlloi veten në anën e djathtë të kokës dhe u asgjësua nga njerëzit

e tij. Ata arritën në përfundimin se kishin gjetur trupin e Hitlerit. Nga ana tjetër, kjo është ajo që ata donin të besonin gjithë të tjerët.

Trupi që u nxorën nga gropa tek kopshti i Kancelarisë, është kandidati më i mundshëm për kufomën e Hitlerit. Mjerisht, kjo e fundit është raportuar të jetë nxjerrrë dhe rivarrosur disa herë, para se të shkatërrohej përfundimisht nën urdhrat e shefit nga KGB-së Juri Andropovi në vitin 1970. Sovjetikët ruajtën disa prova të trupit dhe vetëvrasjes.
Ata ruajtën një cohën e shtratit të përgjakur mbi të cilin supozohej se qe shtrirë Hitleri kur qëlloi veten, si dhe një pjesë e kafkës. Aanaliza mjeko-ligjore e cohës nuk na jep asgjë, sepse të afërmit e Hitlerit nuk iu përgjigjen kërkesave të testit. Nga ana tjetër kafka u zbulua të ishte e një gruaje, nga një ekspert që punon për “History Channel”. Operacioni Miti, nuk iu përgjigj realisht në mënyrë shterruese çështjes mbi vdekjen e Hitlerit.

Megjithatë, sovjetikët besonin natyrisht se Hitleri vrau veten, dhe se ata përfundimisht zbuluan trupin e tij. Kjo është e besueshme për shumë arsye. Së pari, do të ishte e çuditshme për Hitlerin të luftonte në vijën e frontit në Berlin, duke e ditur se çfarë do të bënte më të Ushtria e Kuqe, në rast se e kapte të gjallë.

Së dyti, nazistët e tjerë si Jozef Gëbelsi dhe gruaja e tij Magda, kryen vetëvrasje. Jozefi dhe Magda shkuan aq larg sa vranë më parë të 6 fëmijët e tyre. Kjo na tregon se qe vetëvrasja qe parë si më e preferueshme sesa kapja gjallë. Së fundmi, ka patur shumë pak mundësi që Hitleri të shpëtonte.

Ai priti derisa Ushtria e Kuqe të ndodhej në prag të bunkerit të nëndheshëm. Neonazistët kanë një tendencë për ta pikturuar Hitlerin si një hero trim. Megjithatë, ai punësoi një sozi për të parandaluar vrasjen. A tingëllon kjo e përputhshme me llojin e njeriut që do të vdiste duke luftuar në vijën e pare të frontit? / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button