Analiza

OPINION / Ukrainë, a do të sjellë ëmbëlsi “mbreti i çokollatës”?

Alexander Nekrassov*

Një tipar i zgjedhjeve presidenciale, në Ukrainë apo gjetkë, është se ka kuptim të injorosh gjithçka që është thënë gjatë fushatës elektorale dhe, sidomos menjëherë pas saj. Premtimet elektoralë janë bërë për të mos u mbajtur apo injoruar fare – a e mbani mend “Yes we can?” Dhe në ditët e para, madje edhe në javët e para pas shpalljes së rezultateve, thuhen shumë gjëra që në fakt nuk kanë hiç kuptim.

Do të ishte nënvlerësim të thoje që fushata e zgjedhjeve presidenciale nëPetro Poroshenko, 'Chocolate King', Ukrainian MP and backer of the Euromaiodan protests in Kiev Ukrainë prodhoi shumë deklarata dhe betime, që kishin pak ose aspak kuptim. Nëse i përmbledh të gjithë, atëherë Ukraina i bie të jetë në formë aq të mirë, saqë brenda pesë vjetësh do t’i bashkohet grupit G7 të vendeve të industrializuar, duke zëvendësuar Rusinë.

Fituesi i zgjedhjeve, miliarderi Petro Poroshenko dhe rivalja e tij më e afërt, ish kryeministrja Julia Timoshenko – të dy morën respektivisht 57 dhe 12 përqind të votave – kanë premtuar të bashkojnë Ukrainën, të shtypin rebelimin në lindje, të rikthejnë Krimenë e grabitur nga Rusia, ta ringjallin vendin dhe ta rikthejnë mu në zemër të Europës. Praktikisht askush nuk e mori mundimin që as t’i kundërshtojë. Edhe Darth Vader – një prej 17 kandidatëve për presidencën, që vinte rrotull me kostume si të Star Wars – nuk tingëllonte si i marrë, në krahasim me të tjerët.

I gjithë qëllimi i organizimit shpejt e shpejt të zgjedhjeve në Ukrainë ishte të kishim një president “legjitim” në Kiev, edhe nëse ky do të ishte më i miri mes të këqinjve, siç ka thënë dikush, si dhe për t’u përpjekur për të risjellë një sens normaliteti në Ukrainë, një vend që është tronditur nga dhuna dhe kryengritjet që nga nëntori i vitit që kaloi, kur ish presidenti Janukoviç i ktheu shpinën një Marrëveshjeje asociimi me BE.

Të gjithë zërat për një raund të dytë të mundshëm, nëse askush nuk do të merrte më shumë se 50% të votave kishin për qëllim që të fusnin pakëz “konkurueshmëri” në këto zgjedhje, të cilat ishin paracaktuar tashmë që kur një prej favoritëve, ish-kampioni i boksit për peshat e rënda Vitali Kliçko doli nga gara, duke mbështetur Poroshenkon.

Për të mos përmendur miratimin e kandidaturës së tij nga Uashingtoni (Presidenti Obama doli zbuluar kur përgëzoi fituesin që përpara se të ishin numëruar votat – ai vërtetë ka nevojë për disa mësime në artin e diplomacisë).

Duke shpallur fitoren e tij të dielën vonë, Poroshenko tha të gjithë gjërat që i kish thënë gjatë fushatës elektorale: Se në presidencën e tij Ukraina do të jetë e bashkuar, se ekonomia do të rritet, se vendi do i bashkohet Europës, se është i përgatitur të përballet me Rusinë por nuk do ta pranojë kurrë aneksimin e Krimesë dhe dy referendumet për pavarësinë që janë zhvilluar në Donetsk dhe në Lugansk në 11 maj.

Në fakt, “burri i çokollatave” siç e kanë quajtur gjatë fushatës elektorale, tha se operacioni kundër terroristëve në lindje kundër rebelëve antiKiev do të intensifikohet, ndonëse la të kuptohet se nuk do të zvarritet me muaj, por do të përfundojë relativisht shpejt. Padyshim, ky ishte një sinjal për Moskën, se udhëheqësi i sapokurorëzuar është i hapur për sugjerime.

Sfida e madhe që ka përballë Poroshenko, një politikan i mençur që ka mundur të notojë nëpër ujëra të trazuar për katër presidentë me radhë, vjen pikërisht nga fitorja e tij. Që nga ky moment, ai do të jetë përgjegjës për gjithçka që ndodh në vend.

Kjo ishte arsyeja përse Timoshenkoja mendjemprehtë, kur pranoi humbjen në zgjedhje, deklaroi se ish kundërshtari i saj është tashmë në krye dhe duhet të marrë peshën e përgjegjësisë. (Timoshenko vazhdon të shpresojë shumë të bëhet presidente dhe, siç më kanë informuar, ka në plan të nxjerrë në pah dhe të shijojë problemet që do të ndeshë Poroshenko).

Vëzhgues të sprovuar të Ukrainës, që fjetën gjatë revolucionit aktual në Kiev dhe nuk arritën të parashikojnë përmbysjen e presidentit Viktor Janukoviç në shkurt, tani kanë një burim të ri analizash, dhe theksojnë se shumë gjëra do të varen nga mënyra si Kremlini do të luajë kartat e tij, dhe nëse do të jetë serioz në marrëdhëniet me Poroshenkon. Ndonëse Moska ka sinjalizuar në të gjithë nivelet se është e përgatitur t’i japë një shans udhëheqësit ukrainas, madje është përmendur edhe një vizitë në Rusi në qershor.

Por, ironikisht sfida më e madhe që ndesh Poroshenko në muajt e ardhshëm vjen jo nga Rusia apo të ashtuquajturit separatistë në lindje, por nga vetë oligarkët e Ukrainës, të cilët e shohin tani presidentin e sapozgjedhur si një rrezik potencial për perandoritë e tyre të biznesit.

Ishte një gjë kur Poroshenko ishte thjeshtë kandidat, por pas marrjes së detyrës, ai do të ketë pushtetin jo vetëm të ushtrojë trysni financiare mbi oligarkët, por edhe të urdhërojë arrestimin e tyre dhe t’i fusë në burg për mëkatet e shumtë që kanë bërë. Dhe shembulli i Timoshenkos që përfundoi në qeli në kohën e Viktor Janukoviçit do të jetë i freskët në mendjet e tyre.

Nuk ka dyshim, oligarkët me pasurinë e tyre të madhe, me ushtritë personale dhe njerëzit e tyre në makinerinë qeveritare, në polici dhe shërbimet e fshehtë nuk do të rrinë duarkryq. Marrëveshjet e fshehta dhe rrahjet e shpatullave nisën që kur Poroshenko u shfaq si kandidati favorit për presidencën.

Por kjo nuk do të thotë që ai nuk është pragmatist dhe do i mbajë premtimet. Dhe nuk do të thotë që të tjerët do të mbajnë fjalën. Sidomos në një kohë kur disa oligarkëve u pëlqen një situatë paqëndrueshmërie dhe pasigurie, pasi ata lulëzojnë në kushte të tillë dhe e kanë më të lehtë të luajnë për pushtet.

Atëherë çfarë mund të ndodhë në vitin e ardhshëm? Këtë vit në Ukrainë do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare, dhe Poroshenko ka premtuar t’i mbikëqyrë deri në fund. Bisedimet me Rusinë do të fillojnë shumë shpejt, qoftë edhe për të zgjidhur problemin e furnizimit me gaz. Por nuk do të ketë rezultate dramatikë për temat e tjera në të ardhmen e afërt. Dhe mundësia që Krimea do i rikthehet Ukrainës ka po aq gjasa të ndodhë, sa edhe mundësia që Joe Biden do të fitojë zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA.

Kështu që, e vetmja zgjidhje realiste do të ishte të kërkohej një farë kompensimi, që Rusia do i paguajë Ukrainës, le të themi 500 miliardë dollarë për 10 vite apo më shumë, dhe Kievi në këmbim të pranojë humbjen e gadishullit dhe bota ta pranojë atë si pjesë të Rusisë.

Zgjidhja e problemit me rajonet separatistë të Donetskut dhe Luganskit premton të jetë e vështirë, por nëse Poroshenko dhe Putini do të ishin në gjendje të negocionin një armëpushim gjatë javëve të ardhshme, atëherë kjo do të shihej si arritje e madhe. Dhe ndonëse Poroshenko po u thotë të gjithëve se ideja e federalizmit dhe dhënia e një autonomie më të madhe Donetskut dhe Luganskit është krejtësisht e papranueshme për të, siç e thashë më lart gjërat kanë prirjen të ndryshojnë pas zgjedhjeve, kështu që ai mund të ndërrojë mendje edhe për këtë.

Në fund, shumë gjëra do të varen nga hapësira e manovrimit që SHBA dhe BE do i lejojnë Poroshenkos në marrëdhënien me Putinin. Nëse perëndimorët i kërkojnë që të mbajë trysninë të lartë, atëherë shanset e tij për të arritur diçka do të jenë shumë të paktë dhe oligarkët e tjerë do të tundohen që ta rrëzojnë. (CNN)

* Komentator rus, ish këshilltar presidencial dhe qeveritar në Rusi

Përshtatur në shqip nga bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button