Histori

ORA E ZONJES SE HEKURT / Margaret Theçer, “themeluesja” e Britanisë moderne

Screen Shot 2015-08-14 at 12.49.49

… Theçeri tashmë mund të konsiderohet si themeluesja e Britanisë moderne. Të gjithë kryeministrat që nga koha kur ajo u largua nga detyra kanë qenë trashëgimtarë të Theçerit, mbi të gjithë Toni Bleri, i cili e ndryshoi Partinë Laburiste në mënyrë po aq radikale sa edhe Margaret Theçeri, ndryshoi konservatorët në kohën e saj. “Triumfi i vërtetë i Theçerit është se transformoi jo vetëm një parti, por dy të tilla”, ka thënë Xhefrei Hau, ministër i financave në qeverinë e parë të Theçerit, gjatë festimeve të 80-vjetorit të saj…

… Kujtimet e bashkëkohësve të saj ofrojnë shumë karakteristika. Ajo mund të ishte e sjellshme dhe e dashur. Mund të bëhej e paduruar. Mund të bëhej autoritare. Mund të bëhej e dhimbsur.

“Nuk njoh askënd që të jetë ngjitur në majë pa punuar fort. Kjo është receta. Jo gjithmonë do të të ngjisë në majë, por gjithësesi do të të çojë shumë pranë”…

“Ajo për çfarë ka nevojë Britania është një Zonjë e Hekurt. Unë nuk kam asnjë lloj meraku për të kaluarën time, siç keni ju komentatorët intelektualë në Jug Lindje. Kur je e zënë me punë, nuk ke kohë për meraqe. Paratë nuk të bien nga qielli. Ato duhet t’i fitosh këtu në Tokë”.

… Politikat e mia janë të bazuara në gjëra me të cilat unë dhe miliona të tjerë si unë jemi rritur. Një ditë e ndershme pune për një pagë ditore të ndershme; jeto me atë çfarë ke; hiq diçka mënjanë për kohë të këqia; paguaji faturat në kohë; mbështet policinë”…

LEXOJE TE PLOTE: [real3dflipbook id=”383″]

Leave a Reply

Back to top button