Enciklopedike

Origjina e qenieve njerëzore, sipas teksteve të lashtë të sumerëve

Sumeri, ose “toka e mbretërve të qytetëruar” lulëzoi në Mesopotami, në Irakun e sotëm, rreth vitit 4500 para Krishtit. Sumerët krijuan një qytetërim të përparuar me sistemin e tij të gjuhës dhe shkrimit, arkitekturës dhe arteve, astronomisë dhe matematikës. Sistemi i tyre fetar ishte kompleks, dhe përbëhej nga njëqind perëndi. Sipas teksteve të lashtë, secili qytet i sumerëve ruhej nga perëndia e vet; dhe ndërkohë që njerëzit dhe perënditë dikur jetonin së bashku, njerëzit ishin shërbyes të perëndive.

Legjenda sumere e krijimit mund të gjendet në një tablet në Nippur, një qytet i lashtë mesopotamian i themeluar rreth vitit 5000 para Krishtit.

Krijimi i Tokës (Enuma Elish), sipas tabletave sumerë fillon kështu:

Kur në fillim qielli nuk kish emër,

Dhe toka poshtë nuk kish as ajo një emër,

Dhe Apsuja i lashtë, që i lindi të dyja,

Dhe Kaosi, Tiamut, nëna e të dyjave,

Kur ujërat e tyre u përzienë,

Kur asnjë prej Perëndive nuk kish lindur,

Dhe asnjëra nuk kish një emër, dhe asnjë fat nuk ishte parathënë,

Atëherë u krijuan Zotat në mesin e qiellit,

Lindën Lahmu dhe Lahamu…

Sipas mitologjisë sumere, në fillim, në Tokë sundonin Zota me pamje njeriu. Kur ata erdhën në Tokë, kishte shumë punë për t’u bërë dhe këta zota punuan tokën, duke gërmuar për ta bërë të banueshme, si dhe duke nxjerrë mineralet e saj.

Tekstet përmendin që në një moment, Zotat ngritën krye kundër punës së rëndë.

Kur Perënditë me pamje njeriu

Bënë punë dhe punuan tokën

Mundimi i Zotave ishte i madh

Puna ishte e rëndë, vuajtja e madhe.

Anu, Zoti i Zotave, ra dakord që puna e tyre ishte shumë e madhe. Djali i tij, Enki, ose Ea, propozoi që të krijohej njeriu për të bërë punën, dhe me ndihmën e gjysmë-motrës së tij, Ninkit, kështu bëri. Një zot u vra, dhe trupi e gjaku i tij u përzienë me dheun. Nga ai material u krijua qenia e parë njerëzore, me pamjen e Zotave.

Ju keni vrarë një Zot

bashkë me personalitetin e tij

Unë ju kam hequr punën e rëndë

Mundimin tuaj ua kam ngarkuar njerëzve.

Tek dheu, Zoti dhe njeriu do të lidhen

Tek një i vetëm

Kështu që, deri në fund të kohërave

Mishi dhe Shpriti

që nga një Zot kanë dalë

Përgjithmonë të lidhur mes tyre të jenë.

Njeriu i parë u krijua në Eden, një fjalë sumere që do të thotë “tokë e sheshtë”. Tek Epi i Gilgameshit, Edeni përmendet si kopështi i Zotave dhe ndodhet diku në Mesopotami, mes Tigrit dhe Eufratit.

Në fillim, qeniet njerëzore nuk ishin në gjendje të riprodhoheshin vetë, por më vonë u modifikuan me ndihmën e Enkit dhe Ninkit. Kështu, Adapa u krijua si një qenie njerëzore tërësisht funksionale dhe e pavarur. Ky “modifikim” u krye me miratimin e vëllait të Enkit, Enlilit dhe kështu nisi një konflikt mes perëndive. Enlili u bë kundërshtari i njeriut, dhe tableta sumere përmend se njerëzit i shërbyen perëndive dhe kaluan shumë mundime dhe vuajtje.

Adapa, me ndihmën e Enkit, zbriti në Anu ku dështoi në përgjigjen ndaj një pyetjeje në lidhje me “bukën dhe ujin e jetës”. Ka opinione të ndryshëm në lidhje me ngjashmëritë mes kësaj historie të krijimit, dhe historisë biblike të Adamit dhe Evës. /Bota.al

Screen Shot 2015-07-23 at 14.02.46

Leave a Reply

Back to top button