Histori

Origjina e Uncle Sam

Kur është fjala për simbolet e patriotizmit amerikan, shqiponja tullace dhe Statuja e Lirisë janë të mëdha, por ato ende janë shumë larg nga i famshmi Uncle Sam. Për aq kohë sa mbahet mend, ky burrë fytyrëngrirë, i veshur me flamur, ka qenë përfaqësim i krenarisë amerikane. Por shkon pas disa shekuj në kohë, dhe do të merrnit një grusht patriotik fytyrës, qoftë edhe duke përmendur emrin Uncle Sam në praninë e një amerikani krenar. Krijuar gjatë viteve 1830, vizatimi i famshëm u bazuar mbi “Uncle Sam” Uilson, një person që ka jetuar vërtetë, i cili ofronte ushqim  për trupat amerikane gjatë Luftës së 1812.

Megjithatë, pavarësisht nga heroizmi, “Uncle Sam” fillimisht ishte vizatuar për një arsye shumë specifike: të fyente qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Karikatura të panumërta politike nga jeta e tij e hershme, tallen me çdo gjë, që nga natyra luftëdashëse e vendit, deri tek korrupsioni i pafre – daja i preferuar i të gjithëve, ishte pra thesi i boksit ku grushtonte e gjithë bota.

Gjatë presidencës së Abraham Lincolnit, megjithatë, njerëzit kuptuan se si të dy ngjanin dhe mendimi ndaj simbolit djallëzor filloi të ndryshonte. Popullariteti i Lincoln-it bëri që të përmbysej totalisht reputacioni për Uncle Sam, duke na lënë me një maskot të ri dhe tejet ngatërrues. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button